TIRANË- Në një kohë kur “i keqi” në të gjithë historinë ka dalë Donaldi, vjen për herë të parë reagimi i protagonistes kryesore, Bora Zemani. Në të gjithë këtë situatë që është krijuar, me një histori dashurie që u ndërpre në mes, Bora ka një kërkesë, që Donaldi të mos gjykohet e kryqëzohet, siç po ndodh aktualisht, pasi as ajo vetë nuk po e bën.

Ky reagim vjen në mbrojtje të Donaldit, që thotë se edhe ai është njeri dhe mund të gabojë, e që në fund të fundit mund të bëjë ç’të dojë me jetën e tij.

Ju lutem qetësohuni, edhe Donaldi është njeri, edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhjë edhe rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtën të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij, por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni, as unë nuk po e bëj...", shkruan Bora. 

Si ndodhi gjithë historia që pushtoi rrjetin?
Pas hyrje në Big Brother, Donaldi nuk ka lënë pa përmendur lidhjen e tij me Bora Zemanin, për të cilën edhe pse ishte ndarë e vlerësonte si më të rëndësishëm. Bora hyri në shtëpinë për të takuar shoqen e saj të ngushtë, Semin, por aty u takua dhe me Donaldin ku dhuruan edhe puthjen e famshme. Mirëpo në një kohë kur kjo u pa si një ribashkim, me ardhjen e Beatriksës në Big Brother, ndjenjat e Donaldit u trazuan më shumë se sa ishin dhe i shprehu asaj hapur pëlqimin, madje edhe dhuruan puthje brenda shtëpisë. Kjo bëri që i gjithë rrjeti të fliste për “tradhtinë”e Donaldit, për gabimin e Trikës që u fut mes një çifti dhe Borën që e cilësuan si m të lënduarën në të gjithë këtë histori.

Reagimi i Borës