Përbërësit:
1 gotë bullgur i trashë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji gjalp
1 filxhan çaji bajame të qëruara
2 lugë gjelle rrush i zi i thatë
Kripë
2 gota Ujë i zierë
Përgatitja:
Fillimisht vlojmë 1 gotë ujë dhe e shtojmë tek bajamet, i lëmë 5-10 minuta dhe shumë lehtë I zhveshim bajamet nga lëkura kafe dhe i zbardhim ato. Rrushin e thatë e vendosim për 5 minuta në ujë për ta zbutur dhe më pas e kullojmë. Në një tenxhere ose tigan të thellë vendosim 1 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim bajamet deri sa ato të zverdhen pak. Shtojmë gjalpin, bullgurin, rrushin dhe I kaurdisim sëbashku,kripë dhe dy gota ujë të valuar, e mbulojmë dhe e lëmë bullgurin të ziejë për 15 minuta në temperaturë mesatare. Pasi të kalojë kjo kohë, largojmë kapakun e mbulojmë me një picetë e mbi të kapakun, e lëmë të pushojë 10-15 minuta të tjera e më pas e shërbejmë.