Cutillo: Kriza mund të ndikojë vendimin e Brukselit, dialog nuk do të thotë të pranohen kushtet e opozitës

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, thotë se kriza politike që ka prekur vendin, mund të ndikojë në vendimin e Brukselit që pritet të merret në qershor sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Ai tha se duhet të nisë dialogu mes forcave politike, dhe theksoi që "dialog nuk do të thotë që të pranohen kushtet e opozitës".

Në një prononcim për gazetarët, Cutillo tha se djegia e mandateve nga ana e opozitës që tashmë ka dalë në rrugë në protesta antiqeveritare, i ka lënë gojëhapur. Protestat është normale të kryhen, tha Cutillo, por duhet që ato të jenë gjithnjë paqësore.

"Kriza politike po vë disa pikëpyetje në gjithë Evropën por edhe gjetkë. Pikëpyetja e parë është sa i përket vendimit të opozitës që të braktisë parlamentin, se ky është një vendim i paprecedentë dhe po krijon këtë situatë dhe po lë me gojë hapur të gjithë. Një tjetër element është edhe organizimi i protestave dhe do të doja të përmendja vetëm një fakt. që ky workshop ishte parashikuar një muaj më parë, dhe data përkonte me protestën eopozitës në shkurt. Shumë prej investitorëve preferuan të mos merrnin pjesë ndaj edhe u vendos për ty shtyrë sot.

Mesazhi im për politikanët është një mesazh i dyfishtë. Së pari, realizimi i protestave është një e drejtë por e rëndësishme është që këto protesta të jenë paqësore.

Mesazhi i dytë vlen për të gjitha partitë, pak më shumë mazhorancës, të bëjnë një hap drejt dialogut politik mes tyre. I takon mazhorancës që të çojë përpara të gjitha reformat por zgjatja pafund e këtyre pasigurive politike nuk është në interes të vendit, dhe sigurisht nuk është as në interes të qeverisë. E gjitha kjo përkon me një moment tejet të rëndësishme se kemi edhe zgjedhjet vendore të ardhme te 30 qershor, gjithashtu edhe vendimin e Këshillit Evropian sa i përket negociatave, një moment tejet i rëndësishëm për Shqipërinë. Mund të ketë një efekt negativ politik, por gjithsesi vendimi do të merret në qershor dhe që Italia shpreson të hapen negociatat. Është në interes të Shqipërisë të shkojë drejt këtij procesi me dialog. Të dialogosh me opozitën nuk do të thotë të pranosh kushtet e vendosura nga opozita, por do të thotë të ndërmarrësh me shpirt të sinqertë një dialog mbi problemet që opozita ka ngritur, si korrupsioni, kriminaliteti, ligjet elektorale mbi të cilat me siguri mazhoranca mund të bëjë reforma që i shkojnë për shtat kërkesave të opozitës", tha Cutillo.

Ndërkohë, kryediplomati tha se Italia do të japë mbështetjen e saj sa i përket përmirësimit të sektorit energjetik.

"Sektori energjetik është sektor që parashikon rregulla tejet shtrënguese dhe bazohet në parime kyce, tregu i lirë dhe çmime konkurruese. Shqipëria nuk mund të arrijë nesër në realizimin e këtyre reformave por duhet t'i përafrohet këtyre standardeve në mënyrë që edhe procesi i anëtarësimit të mos zgjasë në pafundësi. kam besimin se edhe me mbështetjen e Italisë Shqipëria do të mund të realizojë reformat sa  i përket sektorit të energjisë", tha Cutillo.

Deklaratat ambasadori Italian i bëri gjatë një workshop-i me temë "Tranzicioni energjetik dhe sfidat për një treg të lirë dhe të integruar të energjisë elektrike".

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja