Christian Eriksen ka bërë me zemër të gjithë dashmairësit e futbollit në botë. Mesfushori që është pjesë e Interit, në ndeshjen që kombëtarja e tij Danimarka zhvilloi kundër Finlandës për Euro 2020, humbi ndjenjat në fushë në fundin e pjesës së parë.
Kjo shkaktoi panik, por edhe lot në stadium, pasi gjendja e tij ishte shumë serioze. Pas një masazhi kardiak ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë që për disa minuta të gjithë mbajtën frymën dhe ishin sy e veshë nga Kopenhageni. Në fund lajmin që të gjithë e prisnin e dha UEFA, që njoftoi se futbollisti është në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Për shkak të kësaj ngjarje reagoi pothuajse e gjithë bota e futbollit, duke nisur nga Ronaldo dhe futbollistë të tjerë, të cilët kishin ose jo lidhje me mesfushorin danez.
Përsa i përket ndeshjes ajo u fitua 0-1 nga Finlanda. Goli u realizua në minutën e 60 nga Pohjanpalo, ndërsa Danimarka që përveç rezultatit ishte e shokuar nga Eriksen, humbi një penallti në minutën e 74.
Lajmi kryesor:
Eriksen fut në panik botën e futbollit, UEFA: Është në spital! Foto që jep shpresë për futbollistin e Danimarkës












