Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e ka cilësuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet si bojkotin e tyre të radhës, në përpjekje për të bllokuar ngritjen e dy organeve të reja të reformës në drejtësi siç janë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK.
Madje ai ka nënvizuar se reforma në drejtësi jo vetëm që nuk ndalet nga djegia e mandateve, por se të enjten mazhoranca do të votojë strukturat e KLGJ dhe KLP.
Sipas Ballës, vendimi i opozitës bie ndesh me atë që ndërkombëtarët presin nga faktori politik në vendin tonë, në kuadër të së ardhmes europiane. Për kreun e grupit socialist, e vetmja gjë që do të arrijnë PD dhe LSI me këtë vendim, është distancimi i mëtejshëm me elektoratin.
“Është e rëndësishme të bëhet e qartë për liderat e opozitës që nëse ata vazhdojnë të përbuzin Parlamentin dhe mjetet demokratike, e vetmja gjë që do të arrijnë është distancimin e mëtejshëm të elektoratit prej tyre. Kjo sjellje është e papranueshme nga partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët nuk mbështesin as metodat e dhunshme dhe as këtë lloj retorike. Debati politik duhet të ndodhë brenda institucioneve shtetërore, pikë së pari brenda Parlamentit. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë. Mandatet e deputeteve përfaqësojnë vullnetin e popullit. Djegia e tyre do të thotë injorimi i këtij vullneti.” U shpreh Balla gjatë një takimi me strukturat e PS-së në Elbasan në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Balla ka kërkuar nga socialistët që të përqendrohen tek zgjedhjet vendore. Sipas Ballës, konkurrenti kryesor i socialistëve në zgjedhje nuk është opozita, por organizimi elektoral.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.7%
-
As i mirë as i keq
34.9%
Vota total: 687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Alibia e rrëzuar e Ilir Metës për djegien e mandateve dhe 30 qershorin
8 Shkurt 2022, 18:08
-
Albana Vokshi në 'Kontrast' në Report Tv, publikon formularin me firmën e saj për thirrjen e Kuvendit: Po u ofrohen vende pune demokratëve që të mos mbështesin Berishën
12 Nëntor 2021, 18:20
-
Procesverbali/ Sali Berisha kishte në mendje që në vitin 2015 skenarin e djegies së mandateve, sot bashkë me Metën akuzon Bashën
12 Nëntor 2021, 16:23
-
Spaho tregon detaje të reja nga takimet në Gjermani 3 vjet më parë: Basha siguroi se nuk do t’i digjte mandatet! Unë i dola garant në DASH se s’do e bënte
12 Nëntor 2021, 09:18
-
Videolajm/ Si tenton Berisha të gënjejë demokratët për djegien e mandateve! E artikuloi i pari këtë skenar, sot e mohon duke ia faturuar Bashës
16 Tetor 2021, 11:00
-
Kronologjia e mandateve të një parlamenti të pazakontë, nga 140 deputetë, 68 s’e mbaruan mandatin! 18 karrige mbetën bosh deri në fund
11 Gusht 2021, 10:38
-
‘Deja Vu’ e një viti më parë, Durrësi ‘pushtohet’ nga mbeturinat në prag të sezonit turistik, Bashkia 1 vit kohë s’gjeti zgjidhje! Banorët: Turp (VIDEO)
9 Qershor 2021, 12:03
-
Çollaku mbron vendimin për djegien e mandateve, kritikon Bashën për listat e 2017: Lejoi të futen njerëz që PD u shërbente si marketing
31 Maj 2021, 23:01
-
Kryemadhi kujton djegien e mandateve: Kemi qenë përballë një presioni, ishte një nga vendimet më të mira! Treguam që s'jemi partia e karrigeve
15 Prill 2021, 19:48
-
Luan Rama: Në emër të LSI kërkoj ndjesë që dogjëm mandatet dhe ikëm nga parlamenti! Nuk e dëgjuam Presidentin
17 Mars 2021, 07:42
-
Sot, dita kur Lulzim Basha duhet t’u kërkojë ndjesë demokratëve
18 Shkurt 2021, 19:46
-
Dy vite nga djegia e mandateve, flasin deputetët që refuzuan aktin e paprecedentë! Murrizi e Gjoni: PD e LSI tentuan të sillnin dhe njëherë ‘97!
18 Shkurt 2021, 13:23