Dosja ‘Partizani’, gazetari Doçi: U përvetësuan 800 m2 pronë publike! Malltezi duhet të paguante duhet mbi 430 mijë euro për ndërtesat

 

Duke folur për dosjen e SPAK për aferën e privatizimit të ‘Partizanit’, gazetari Adriatik Doçi, theksoi se i gjithë privatizimi i terreneve sportive të ish-kompleksit ‘Partizani’ është bërë mbi shkresa fallso. Sipas Doçit është bërë një vlerësim abuziv i godinave. Gazetari shtoi në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, se Malltezi duhet të paguante mbi 430 mijë euro për ndërtesat dhe se me këtë manovër është krijuar një dëm kolosal publik.

‘Privatizimi i ‘Partizanit’ është falsifikuar dhe bazuar në shkresa falso në kapsitje të përshpejtuar në vendimmarrje ku nuk është pritur përgjigja e institucioneve të tjera ligjzbatuese është përvetësuar edhe rreth 800 m2 tokë publike jashtë hartës dhe tokës së pretenduar që u takonte pronarëve. Është bërë një vlerësim abuziv i godinave.

Jamarbër Malltezi duhet të paguante mbi 430 mijë euro për ndërtesa. Vetëm me këtë manovër është krijuar një dëm kolosal publik. Janë marrë edhe godina të tjera publike, një tjetër kontestim implikimi i ministrave dhe drejtorëve. Fatmir Mediu dhe Genc Ruli kanë miratuar privatizimin edhe pse ligji e ndalonte. Pse nuk janë marrë të pandehur ministrat ka të bëjë për shkak të procedurës.

Një tjetër element është zhdukja e dokumenteve të shpronësimit të dyshuar të këtyre pronarëve në kohën e Italisë Fashiste. Ka ngritur dyshime se mund të ketë një bashkëpunimi midis Malltezit, babait të Malltezit dhe Sali Berishës për zhdukjen e dokumenteve.

Kemi ndëshkim për çdo zyrtar që refuzonte të firmoste me shpejtësi dhe dokumente false. Ekrem Spahia është pushuar nga Berisha pse bëri një pyetje naive, pse duhet ta ndryshojmë ligjin për terrenet sportive. Janë elemente të pafundme që SPAK ka zbuluar.

Hetimi për Ahmetajt nisi për rolin dhe përfundoi në 20 vite në hetim deri tek çështja. Me Berishën është në përmasa shumë të mëdha, dalin episode të panumërta korruptive.’- tha Doçi.


Lajmi kryesor:

Dosja 'Berisha'/ Gazetari bën 'radiografinë': Një familje mafioze që vendos tarifa! Çuditem si nuk është ngritur akuza për grup kriminal


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?



×

Lajmi i fundit

Dosja K/ Zhgënjimi i të persekutuarve të regjimit komunist prej Sali Berishës dhe integrimi i vështirë i tyre

Dosja K/ Zhgënjimi i të persekutuarve të regjimit komunist prej Sali Berishës dhe integrimi i vështirë i tyre