Dosja Partizani/ Sulmet e Berishës, Kikia: Përballjen s’duhet ta ketë me gazetarët, e ka vënë PD në shërbim të çështjes së tij

TIRANË- Gazetari Mentor Kikia i ftuar në Report Tv ka dënuar sulmin e Sali Berishës ndaj gazetarëve të cilët kanë shkruar për dosjen 'Partizani', për të cilën është në hetim edhe ish-kryeministri.

 Për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Kikia tha se Berisha nuk duhet ta ketë përballjen me gazetarët që raportojnë bazuar referuar fakteve në dosje. Kikia shprehet se Berisha po e përdor partinë për çështjen e tij, në vend se ta organizonte për zgjedhjet e 2025.  

“Është çështja më e rëndësishme që është në duart e hetuesve. Berisha nuk mundi dot ta ndajë çështjen e tij nga PD dhe në mënyrë sistematike ai si kryetar i PD dhe pse është në arrest shtëpie del në konferenca për shtyp. Do doja që më e pakta Berisha të mos e kishte përplasjen me gazetarët në rast se ata janë korrekt me raportimit, kur thjesht i referohen dosjes dhe publikojnë të dhëna nga dosja, Berisha s’ka përse ta ketë konfliktin me gazetarët. Pjesa tjetër që cedon më shumë, fakti që Berisha është duke iu kushtuar më shumë çështjes së tij, për të mos thënë që partinë e ka vënë në shërbim të çështjes së tij, në vend se t’i kushtohej organizimit të partisë dhe futjes në fushatë zgjedhore”, tha Kikia në Report Tv.

Një koment e pati edhe për Partinë Socialsite, ku Edi Rama ka paralajmëruar se deputetët me 2 mandate ose më shumë do t’i vendosë në listat e hapura. Sipas Kikisë, Rama po punon për një gjeneratë të re.

“PS është në ditët më të mira, pasi është në pushtet. Ajo që po ndodh në PS është një fenomen që është ri për jetën e partive politike në Shqipëri. Rama është duke punuar që të mos e lërë në dorë të rastësisë atë që do ndodhë kur PS të dalë në opozitë, është duke prodhuar një gjeneratë, që do jetë gjenerata e e së nesërmes në parti, duke tërhequr të rinjtë përmes listës së sigurt dhe duke spostuar jashtë listës së sigurt deputetët të cilët kanë më shumë se dy mandate”, tha Kikia.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament