Në një lidhje telefonike për Report Tv, Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri denoncoi mbajtjen të fshehtë të draftstatutit nga kryetari demokrat, Lulzim Basha. Sipas Kullurit, PD ka njoftuar se do prezantojë dokumentin paraditen e të premtes, pak orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.
Ai thekson se kjo bëhet me qëllim pamundësimin e kundërshtimit të ndryshimeve statutore, të cilat pas prezantimit në Këshillin Kombëtar do i kalojnë Kuvendit në mbledhjen e 27-28 prillit.
Sot jam infonformuar nga zyra e organizimit të Partisë Demokratike, që nesër paradite do të na njoftohet draft-statuti i ri i propozuar nga kryetari i partisë. Ky nuk është një gjest normal, pasi kjo duhet të kishte ndodhur në mbledhjen e fundit të kryesisë të zhvilluar një javë më parë. Aty nuk u propozua asgje konkrete, veçse disa parimeve të përgjithshme dhe një qepje e panatyrëshme e disa pjesëzave të propozimeve që janë bërë. Po shkojmë drejt një Frankenshtanji po të themi, me një statut Frankenshtajn me copa të ndryshme të cilat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, çka nuk e bën një dokument serioz këtë të fundit që është edhe shqetësimi i anëtarësisë së partisë së sotme dhe i Këshillit Kombëtar, për të pasur një statut modern i cili t'a nxjerri partinë nga vendimmarrja personale dhe abuzive e kryetarit aktual të partisë.
Edhe anëtarët e këshillit Kombëtar, që janë trupa më e lartë e PD vendimmarrëse midis dy Kongreseve që është organi më i lartë i Kuvendeve, njoftohet vetëm 5-6 orë parambledhjes se cili do jetë statuti i ri, duke mos na lënë kohë as të diskutojmë mbi këtë draft. Po na lënë shumë pak kohë për të bërë një diskutim të nxituar, të papjekur i cili nuk na çon askun, por vetëm çon ujë në interesat personale të z. Basha në krye të partisë.
Edvin Kulluri, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD