Flackenstein fshikullon opozitën: Djegia e mandateve pengon çeljen e negociatave, PD-LSI e kanë vendin në parlament

Flackenstein fshikullon opozitën: Djegia e mandateve pengon çeljen e negociatave, PD-LSI e kanë vendin në parlament

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flackenstein

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flackenstein, ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve.

Në një reagim ekskluziv për gazetën “TemA”, eurodeputeti shprehet kundër këtij qëndrimi duke argumentuar se sjellja e opozitës vijon të jetë e njëjta prej pesë vitesh.

Ai sugjeron që forcat opozitare duhet të japin një alternativë si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit.
“Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë, ku opozita shqiptare braktis punën në parlament. Për mendimin tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim. Është puna e opozitës në parlament, dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë parlamentit, të ofrojnë një alternativë ndaj politikës aktuale. Në fund të ditës, është në dorë të çdo anëtari të parlamentit të vendosë nëse ai ose ajo dëshiron të heqë dorë nga mandati i dhënë nga populli”, nënvizon eurodeputeti.

I pyetur nga gazetari Andrea Danglli se si do të ndikojë djegia e mandateve në hapjen zyrtarisht të negociatave nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, Fleckenstein gjykon se një vendim i tillë do të shkaktojë efekt negativ te vendet anëtare.

“Sigurisht që do të ndikojë në vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit 2019. Për një vend pa funksionimin e parlamentit dhe pa opozitë, është më e vështirë të arrihet marrëveshja e nevojshme e Shteteve Anëtare”, përfundon Fleckenstein.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andis: 19/02/2019 00:54

    Me mire te presim dhe pak. Te vendoset sistemi i ri i drejtesie. Te shkojne ne burg ato qe sot tallen me mandatet per ato vjedhje e krime qe kan bere. Me mire vone se kurre. Dhe me malok so Flamur Noka we me kanun nuk preket burri. Po plehra kan gjet Edi Ramen. Ah ti isha vetem per nje jave prokuror .

    Përgjigju
  • Gafurri: 18/02/2019 22:20

    O Tirona SPAKU do TI FSHIJE DAKON SEJDININ TAHIRIN GJIKNURIN PALLEN SPIROPALIN E DOGANES AHMETAN HAJDUTIN E PENCIONISTEVE ?

    Përgjigju
  • Dini: 18/02/2019 22:16

    Per popullin do ishte me mire nje dorheqje nga Rama e pa kuptueshme pse hezitohet dhe ngaterohen problemet SHQIPERIA NUK MUND TE HYJE NE BE SE SHUMICA E SHQIPETAREVE MARRIN VETEM 100 euro NE MUAJ NDERSA VENDET E BE E KANE MINIMUMIN JETIK 10 here ME SHUME SE NE SHQIPERI

    Përgjigju
  • Konjak: 18/02/2019 20:44

    Fshati digjet ,plaka krihet

    Përgjigju
  • Roni: 18/02/2019 19:12

    keta plehra nuk e duan Shqiperine prandaj sillen keshtu.

    Përgjigju
  • Tirona: 18/02/2019 18:39

    Po keta zduan SPAK REFORMA NEGOCIATA keta duan luft.SPAKU lale SPAKU do tju fshin para zgjedhjeve far e keqe.

    Përgjigju
  • Wake up: 18/02/2019 18:28

    Tani e kuptoi Mr.FlakaGuri,sa Diabolike e Makjaveliste,e antishqiptare,eshte PD dhe ata qe ne Parlamentin Evropian,nuk e duan Shqiperine?!You should have given the O.K.,much earlier!!Albania deserved it,!Rama has done a Perfect job!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani