Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, për Alda Klosin. Ish-zyrtarja e ministrisë së Financave, së bashku me sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havier Dobi, u shpallën fajtorë 'vjedhje me pasoja të rënda" në bashkëpunim.
Vendimi i marrë dje dhe i shpallur sot përcakton se Alda Klosi dënohet me vendim të formës së prerë me 1 vit e 8 muaj burgim, duke ia rrëzuar ankimimin e bërë. Klosi e ka vuajtur dënimin dhe u lirua në muajin Maj të këtij viti, teksa çështja e saj nisi prej vitit 2023, kurse denoncimi u bë në vitin 2022.
Aktualisht Klosi hetohet nga Prokuroria për pastrim parash dhe çështjen e pasurive që i janë zbuluar.
Me 4 vite dhe 8 muaj burgim u dënua pastruesja Dobi dhe me 3 vite dhe 4 muaj i biri i saj, Havieri.
“Në përfundim të gjykimit, më datë 02.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore gjyqtar Fuat Vjerdha dhe anëtare Genti Shala dhe Genti Dokollari, vendosi:- Lënien në fuqi të vendimit Nr. 665, datë 19.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në vendimin e Apelit.
Dobi u akuzua për vjedhjen e mbi 120 mkijë eurove sipas denoncimit të Klosit, teksa më tej në kontrollin e banesës iu gjetën mbi 500 mijë euro. Hetimet e mëtejshme të Prokurorisë zbuluan shuma të tjera parash dhe pasurish të patundshme të pajustifikuara të të pandehurës, që kishte qenë vartëse e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, kur kryente detyrën e shefes së Kabinetit te Ministria e Rindërtimit.
Megjithëse Klosi u mbrojt me alibi se ishin kursime të familjes apo borxhe, kjo nuk bindi as Gjykatën dhe as Prokurorinë.
Sipas pastrueses Dobi, Klosi i kishte kërkuar që t’i ruante shumat e konsiderueshme cash në shtëpinë e saj, sepse kishte konflikte me bashkëshortin, por më pas e denoncoi vjedhjen e parave, nga ku u zbulua se paratë gjendeshin te shtëpia e sanitares.
Ngjarja ndodhi në zonën e “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë. Prokuroria bëri edhe hetim pasuror ndaj ish-zyrtares dhe i sekuestroi disa pasuri të patundshme.
Dënimet e lëna në fuqi nga Apeli i Tiranës:
-Alda Klosi, 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”
-Rozeta Dobi, 4 vjet dhe 8 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “vjedhja”
-Havier Dobi, 3 vjet dhe 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale “vjedhja”
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
G.K/A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7455
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
22 Nëntor, 09:36
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas në Lezhë, Apeli lë në fuqi dënimin burg përjetë për Besnik Pjetrin
21 Nëntor, 15:55
-
Tiranë/ Tensione në seancën e Dan Hutrës! Autori i vrasjes së trefishtë ballafaqohet me të dënuarin të cilit i vrau motrën: Gjakun nuk e fal! Refuzoj të jap deklarime para kësaj monstre
14 Nëntor, 14:36
-
Hetimi për Onkologjikun, Gjykata e Lartë refuzon Apelin! Zv.Drejtoresha dhe specialistja në një dosje
9 Nëntor, 17:39
-
Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare
6 Nëntor, 13:10
-
Vrau kushëririn në Shkodër për qiranë, Apeli i ul dënimin në 19 vite burg Lek Vuksanit
25 Tetor, 14:54
-
Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, dalin në gjykatë dy motrat Berishaj! Arrest shtëpie për Marielën, detyrim paraqitje për Antonelën
18 Tetor, 13:58
-
Përlot djali jetim! E gjithë familja me të zeza para gjykatës, lot e thirrje për drejtësi për 2 vëllezërit e vrarë në Roskovec
15 Tetor, 15:28
-
Korrupsion me pacientët e sëmurë me COVID, Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tiren, 30 vite për 5 infermieret dhe 6 për kolegen e saj! (DOSJA)
15 Tetor, 09:54
-
Tiranë/ Shtëpia e barit te 'Kadastra' në Selitë, burg për 3 nga 7 të arrestuarit! Gjykata liron me ‘arrest shtëpiak’ 3 punonjësit e OSHEE dhe të akuzuarin tjetër
13 Tetor, 15:30
-
Salianji dënohet me 1 vit burg/ Avokati: Ekzekutimi i vendimit të Apelit bëhet që sot! Këshilli i Mandateve nuk mblidhet pasi kemi vendim të formës së prerë
26 Shtator, 14:05
Hajduti I vogel gjithmone e ha me shume se I madhi. E madhja del me disa shtepi e garazhe e cash sa per te jetuar si pasha. Hajfuti I madh fare jeton si mbret ne Lugano. Me thoni ju
PërgjigjuDrejtesia funksionon si ore “zviceriane “ , ajo qe ka vjedhur miliona leke te taksapaguesve denohet minimalisht kurse ata qe vjedhin hajduten denohen ne maksimum , sa turp eshte per kete vend te mjeruar nga kjo drejtesi e shtremberuar
PërgjigjuKjo eshte drejtesia e re. Ti shijoj leket zonja pastruesja me demek fajtore qe vodhi nje hajdute populli. Po ligji antimafia nuk parashikon kaq denime. Denimi me i vogel fillon me 5 vjet burgim e lart kur ka shuma te medha financiare edhe kjo i kishte edhe cash. Ky komb qe duam me drejtesi si draperi. Ato qe se din cfare eshte draperi nje pjese metalike si pikepyetja e drejte ne forme rrethore. Bukuri mi non bukuri u lirua edhe nje hajdute tjeter...
Përgjigju