Harta e re e gjyqësorit, avokati për Report Tv: Katastrofë për drejtësinë! Sjell kosto për qytetarët dhe shtetin! Zgjidhja? Të fusin avokatët dhe magjistratët e rinj në sistem

Boshllëqet e krijuara nga vettingu në gjykatat e vendit ka lindur nevojën e zvogëlimit të numrit të gjykatave në vend dhe konfigurimin e një harte të re të gjyqësorit me 12 gjykata të shkallës së parë për 12 qarqet e vendit dhe vetëm një gjykatë Apeli në Tiranë. Ndërsa KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë kanë arritur dakordësinë që kjo të bëhet dhe janë ende në fazën e konsultave dhe plotësimit të detajeve për këtë hartë të re të gjyqësorit, avokatët në vend kanë dalë kundër kësaj hartë. Avokati Kujtim Cakrani në një intervistë për Report Tv, e cilëson këtë hartë të re të gjyqësorit si një eksperiment që është i destinuar që të dështojë.

Kundërshtimi i kësaj harte të re për gjyqësorin, për avokatin në radhë të parë vjen si dëmtim i aksesit të qytetarëve në drejtësi, të cilët aktualisht prej 5 vitesh nuk po marrin dot zgjidhje, pasi në gjykatën e Lartë janë akumuluar mbi 40 mijë dosje, numër që vjen gjithmonë e në rritje.

"Është një nisëm e KLGJ që ia ka propozuar Ministrisë së Drejtësisë dhe ka marrë formën e ligjit pasi palët kanë rënë dakord që të mbyllin disa gjykata duke lënë 12 gjykata të shkallës së parë për të 12 qarqet e vendit dhe do të kemi vetëm 1 gjykatë Apeli në Tiranë.  Ne e kemi kundërshtuar sepse dëmton rëndë aksesin e qytetarëve për të marrë drejtësi. Vettingu ka larguar shumë gjyqtarë dhe prokurorë dhe shumë gjykata dhe KLGJ duke mos marrë parasysh faktin që me vettingun do të ikin shumë gjyqtarë arritëm në këtë gjendje.  Në Gjykatën e Lartë kemi 40 mijë dosje në pritje të krijuara që në 2016 dhe këto dosje janë të akumuluara pasi kjo gjykatë mbeti pa anëtarë. Prej 5 vitesh qytetarët presin të marrin drejtësi  nga Gjykata e Lartë. Janë mbi 15 mijë dosje në gjykatën e Apelit Administrativ që dmth që qytetarët që prej 2016 po presim të marrin drejtësi. Nuk është e drejtë dhe nuk është zgjidhje kjo që duan të japin KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë me reduktime të gjykatave pasi do të jetë katastrofë dhe rrënimi përfundimtar i  drejtësisë", tha avokati.

Gjithashtu vendosja vetëm për një Gjykatë Apeli në Tiranë, për avokatin do të ishte kosto tepër e madhe financiare jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë shtetit.

"Unë nuk jam për hartën e re në kushtet që është sot, nëse Apelet shkrihen dhe ngelet vetëm një në Tiranë, e imagjinoni sa do të jetën kosto e qytetarëve dhe shtetit. Një i arrestuar në Korçë apo Kukës do të jetë i detyruar të vijë vetëm për masë sigurie në Tiranë. të transportosh me qindra të tillë vetëm për masë sigurie është një koste e madhe për shtetin", u shpreh avokati.

Si zgjidhje për vakancat e krijuara në gjyqësor, avokati Kujtim Cerkani tha se kjo duhet të ishte parashikuar që në 2016 kur u votua reforma në drejtësi. Ai tha se Shkolla e Magjistraturës duhet të ishte hapur që në 2017 dhe magjistratë që e kanë përfunduar të futën në sistem në gjykatat e shkallëve të para. Ai madje shton se edhe avokatet më të mirë, me vite eksperiencë në jurisprudencë duhet të futeshin në këto gjykata dhe gjyqtarët e tjerë të komandoheshin ën Apele. vetëm në këtë mënyrë tha ai mund të shmangeshin ky problem.

"Në 2016 kur u votuar reforma duhej të merrej dhe ky fakt. Nëse shkolla e Magjistraturës do ishte hapur në 2017 do të kishim minimumi 2 ose 3 breza magjistratësh të rinj dhe do ishin futur në sistem duke e shmangur këtë problematikë. Nëse në sistem do ishin përfshirë edhe avokatët me eksperiencë të madhe në drejtësi dhe jurisprudencë, atëherë mund të ishin bërë pjesë e gjyqësorit dhe situata do të ishte krejt ndryshe. Avokatët le të ishim emëruar në gjykatat e shkallës së parë dhe ata që ishin të shkonin në Apel. dhe problematika do të ishte shmangur. Gjyqtarët që kanë një fare eksperience në shkallët e para le të komandohen në Apel dhe magjistratët që po përfundojnë shkollën le t'i emërojnë në gjykatat e shkallëve të para. Me mijëra  dosje që kanë mbetur në Gjykatat e Apelit të shkojnë në Tiranë, nuk do i japin dot zgjidhje në kohën dhe momentin e duhur. Nëse bëjmë eksperimente të tjera do e kemi të sigurt dështimin", përfundoi avokati.

Objektivi i KLGJ është që brenda janarit të 2022, të miratojë hartë e re gjyqësore dhe të nisë funksionimi me 12 gjykata të shkallës së parë, të njohura si gjykata fakti dhe një gjykatë apeli.

Pak ditë më parë, 'Report Tv, mësoi se 10 gjykatat që do të shkrihen janë;Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apelit, që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

Harta ka sjellë edhe përplasje mes Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku KLP thotë se KLGJ nuk i ka përfshirë në grupin e punës. Shkrija e gjykatave sjell automatikisht shkrirjen e prokurorive, ndërkohë që KLGJ ka njoftuar se ka marrë dakordësinë e Prokurorit të Përgjithshëm Olsjan Çela për këtë draft. Sipas draftit, propozohet që nga 22 gjykata të shkallëve të parë të bëhen 12 nga gjashtë gjykata administrative të bëhen 2 dhe nga gjashtë apele të bëhet një në të gjithë vendin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë