Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri, një zë mjaft kritik ndaj kryedemokratit Lulzim Basha vijon qëndrimin kundër tij. Kulluri thotë se disa të vërteta vazhdojnë të thuhen përgjysmë.
Ai thotë se Basha nuk hyri nuk zgjedhje duke i lënë PS-së 61 bashki në tavolinë, duke e quajtur atë mjeshtër të tradhtive.
"Vazhdojne te thuhen te verteta pergjysem! Pse PD nuk caktoi emrat e vete per anetare te KLP dhe KLGJ por ia la te gjitha propozimet PS per keto organe?! Kush i votoi ne Kuvend 6 ligjet e Reformes ne Drejtesi pa konsensusin e PD?! LSI dhe PDIU. Kujt i ankohen te tre partite e medha te opozites per keto organe si te kontrolluara nga Rama dhe reformen si te njeanshme?! Nese nuk ke moral per dicka, mos bertit se ke te drejte?! Po ne Reformen Territoriale pse nuk mori pjese PD?! Pse e la ne mes Basha aksionin per referendume ne bashkite dhe komunat qe drejtonte opozita?! Kush beri marreveshje dhe lista deputetesh idioteske dhe te pabesa ne 2017?! Po ne zgjedhje lokale kush nuk hyri duke i lene PS 61 bashki ne “tavoline”?! Kush dhe kujt i ankohen per ndarje politike administrative dhe “diktaturen” e pushteteve ne dore te Rames?! Per tradhetite e Bashes e ka fajin Rama dhe nderkombetaret?! Mos ju hakerre nderkombetareve se “e ke te keqen brenda”!!! Kim Philby-n e keni ne krye te opozites! Mos e kerkoni ne Washington apo gjetke se ja ku eshte “mjeshtri i tradhetive”, ne mes te Tiranes!", shkruan Kulluri.