KPK konfirmon në detyrë kreun e gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllanaj! Shkarkon prokuroren e Elbasanit, Rajmonda Berisha

KPK konfirmon në detyrë kreun e gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllanaj! Shkarkon prokuroren e Elbasanit, Rajmonda Berisha

Flamur Kapllanaj dhe Rajmonda Berisha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot (3 korrik 2024) në detyrë kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Flamur Kapllanaj

Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 2.7.2024, për subjektin e rivlerësimit, z. Flamur Kapllani bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi: Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Flamur Kapllani, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Etleda Çiftja anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Shkarkohet prokurorja e Elbasanit

Ndwrkohw KPK shkarkoi nga detyra subjektin e rivlerësimit, Rajmonda Berisha, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Alma Faskaj relatore, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Vendimet mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

 

 

Rajmonda Berisha

 

1719996366_WhatsAppImage20240703at10.44.11.jpeg

Flamur Kapllanaj

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë duke u marrë me funeralin tënd

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat për varrin: Çmë panë sytë duke u marrë me funeralin tënd