Edhe të djathtët kundër Bashës, Kukan per Report TV: Djegia e mandateve, e gabuar!

Eduard Kukuan, eurodeputeti i qendrës së djathtë, del kundër vendimit të partisë simotër në Shqipëri për të djegur mandatet. Në një prononcim për Report TV,  eurodeputet nga
Grupi i Partive Popullore Evropiane (Kristian Demokratët), thotë se mandatet duhet të trajtohen me përgjegjësi. Është i njëjti grup ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

"Unë nuk mendoj se është një ide e mirë. Nuk pajtohem me bojkotin e parlamentit. Unë mendoj se politikanët në Shqipëri duhet t’i trajtojnë institucionet demokratike dhe mandatet që u janë dhënë nga qytetarët me më shumë përgjegjësi", thotë ai.

Kukan bën apel për dialog politik të qëndrueshëm.

"Jam i shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve politike. Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë në drejtim të përmbushjes së reformave, por edhe në procesin e integrimit në BE. Kam përsëritur gjithmonë se Shqipëria ka nevojë për një dialog politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm për të arritur potencialin e plotë demokratik. Situata aktuale politike duket se nuk e ndihmon vendin për të lëvizur përpara", shprehet Kukan.

Eurodeputeti i djathtë njofton pasojën e parë: kriza politike mund të pengojë negociatat.

"Do të ishte për të ardhur keq nëse do të shkaktonte ngadalësim në procesin e integrimit në BE. Hapja e negociatave është diçka që pritet shumica dërrmuese e shoqërisë shqiptare dhe e cila ka qenë e mundshme. Sipas mendimit tim, të gjithë politikanët shqiptarë duhet të kenë punuar 150% për tu siguruar që vendi të mos humbasë mundësinë për të hapur negociatat e anëtarësimit", thotë në prononcimin për Report, Eduard Kukan.

Të gjithë ndërkombëtarët, të majtë e të djathtë, amerikanë dhe evropianë që janë shprehur deri më tani, nuk kanë mbështetur vendimin radikal të opozitës shqiptare për të djegur mandatet.

Europarlamentari Eduart Kukan ka lidhje të ngushta me ish-kryeministrin Sali Berisha. Më herët, në vitin 2016, ai ka pasur një takim me të në Tiranë, ku interesit të mediat në atë kohë ju përgjigj: "Kur ka një mik nuk dua ta harroj"

Eduard Kukan dhe Sali Berisha në kohën kur ishte kryeministër, kanë bashkëpunuar për 5 vjet, pasi Kukan mbante detyrën e  kryetarit të delegacionit të Parlamentit Europian për çështjet e jashtme.

“Edhe tani që Z.Berisha nuk është më në krye të politikës, unë nuk e kam harruar dhe doja që të takoheshim, të bisedonim, të dëgjonim njëri tjetrin”, tha Kukan tre vite më parë.

G.M./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 22/02/2019 19:53

    Zoteri Kukan eshte teresisht i vertet dhe i drejt ,ne arsyetimin dhe gjikimin e tij ,per problemin e dorezimit te mandateve dhe nderprerien e mardhenieve me parlamentin;nga te gjithe deputetet e opozites .Ka me shume se dy muaj ,qe bashkepunimi midis pozites dhe opozites ,ka arrit kulmin e ashpersimit te mardhenieve midis tyre .Me akuza dhe kunder akuza ,te ndersiellta ,her me baz e her pa baze ;arriti gjendia ngjer ne dorezimin e mandateve ;DMTH prishien e kontrates sociale ,midis popullit dhe shtetit .Bazat e shtetit te se drejtes ne demokraci jane ,pajtimi i popullit me shtetin me marrveshie ,per perfaqesimin e tyre me deputet te zgjedhur nga vet populli ;ne mardhenie me institucionin e shtetit ~qe quhet kuvend .Prishia e ketij ekulibri, shkateron shtetin . Zoterinj te nderuar ,politikan ,te opozites dhe pozites, jeni te lutur ,-pamvarsisht problemeve teper teper te acaruara-te hyni ne bisedime ,te gjith ,te lishoni dicka nga vetia ,te jeni tolerant ;ngjer sa mund te krijoni edhe qeveri tjeter, me element te besuar, ngate dy palet ,-pse jo -!E cila te coje shqipetaret qetesish e te bindur, per pasterti politike,- ne zgjedhiet e radhes- .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale