Lamtumirë ‘Artistes së merituar’, Paja: Më shumë vëmendje për këta njerëz me kontribut kaq të madh

Artistja që jetën e saj ia dedikoi skenës teatrore, Marika Kallamata, nuk do të jetë më midis nesh. Përreth dy orë familjarë, miq edhe kolegë e nderuan në homazhet që u mbajtën për të tek Artubina, skenë të cilën artistja Marika Kallamata s’u ngjit asnjëherë në të. Por, aktroja do të mbahet mend edhe nga fëmijët e viteve ’90, si ‘Gjyshja e përrallave” në ekran

 “Marika Kallamata ishte nga ato artiste, të cilat rrallë se i vijnë kombit tonë. Ajo ishte një artiste shumë e madhe me role shumë të vogla. Ajo me pasionon, dëshirën edhe talentin e saj, i bënte të padallueshme nga rolet kryesor”, shprehet aktori Luftar Paja.

Në hollin ku qëndronte arkmorti e nderuan edhe artistët më në zë, si Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Robert Ndrenika, Luftar Paja, Ndriçim Xhepa edhe Rajmonda Bulku. Janë ekspozuar aty edhe disa fotografi bardhezi të aktorëve të njohur shqiptarë, ku mes tyre shquajmë një foto të Marika Kallamatës së bashku me aktorin Sandër Prosi në shfaqjen “Intrigë e dashuri”, rol i vitit 1957 në Teatrin Kombëtar. Nuk mungon as xhaketa e zezë dhe fustani i saj

“Me gjithë vlerësimet që i bëjnë artdashësit edhe instancat duhet që të tregojnë pak kujdes për këta njerëz që kanë dhënë kontribut kaq të madh, në mbi një gjysëm shekulli”, thotë Paja.

Aktorja Marika Kallamata u lind në Fier edhe u shua në moshën 89-vjeçare. Numëron rreth 100 role në teatër edhe kinematografi, si tek “Streha e të harruarve” edhe “Një baba tepër” edhe është vlerësuar me titujt “Naim Frashëri” dhe “Artiste e Merituar”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite