“Onufri” në Galerinë Kombëtare
Centrone rrëfen për përzgjedhjet

“Onufri” në Galerinë Kombëtare<br />Centrone rrëfen për përzgjedhjet<br>
Jo të gjithë kanë guxim ta shohin pa ndjerë dhimbje dhe emocion këtë video-instalacion të Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri”, ku vajza i bën banjë të atit “të mposhtur” nga pleqëria. Edicioni i 23-të i “Onufrit” mban një titull intrigues “Kujtesë kolektive, kujtime personale”.

“Onufri” prezantohet vetëm me dhjetë artistë pjesëmarrës, që vijnë nga gjashtë vende, por për drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, prania e më pak autorëve nuk ndikon në vlerat artistike.

“Unë personalisht do të isha i interesuar për konceptin kuratorial  dhe thellësinë që ka një vepër arti, raporti që ka artisti me veprën, harmoninë që kanë veprat me njëra tjetrën në një ambient në një pavion në një strukturë muzeale sic është Galeria Kombëtare e Arteve”, shprehet Shabani.

Artistët pjesëmarrës janë përzgjedhur nga Gaetano Centrone. I pranishëm në konferencën për mediat ai ka folur rreth konceptit kuratorial.

“Prioriteti i përzgjedhjes së artistëve në këtë ekspozitë ka qenë që punët më të mira të lidhen dhe të funksionojnë sipas një ideje të përbashkët. Kam përzgjedhur ato vepra ku mbizotëron historia, por qëllimi nuk ishte të ngrinim një ekspozitë politike, por për të spikatur dallimin mes elementit kulturor dhe atij socio-politik. Dallimi midis kujtesës kolektive dhe kujtesës personale është shumë i paqartë. Madje po të shohësh veprat e artistëve vetvetiu lind pyetja: A ekzistojnë kujtimet kolektive? Kush i përcakton ato? Në këto vepra vihet re se janë kujtimet personale që preken nga ngjarjet e historisë. Historia vet qëndron në sfond”, është shprehur Centrone.

Artistët që prezantohen në këtë ekspozitë kanë një përvojë bashkëpunimi të pasur ndërkombëtare.Ata janë Zeni Ballazhi, Adi Haxhiaj, Koja, Perino & Vele, Leonard Qylafi, të cilët kanë përthyer në kujtesën individuale historitnë e vendeve nga vijnë. Artistë e tjerë pjesëmarrës janë Jelena Tomasevic, Vangjush Vellahu, Alketa Xhafa Mripa, Fani Zguro.

Është dhe artisti meksikan, Calixto Ramírez, që i ka bashkëngjitur elementët e ngjashëm shqiptarë veprës së tij përfaqësuese. Është pikërisht ai momenti ku përmes kujtesës individuale, do apo s’do krijon një kujtesë kolektive. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri m2 31 janar 2018.

[gallery]25160[/gallery]

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër