'Lufta' për kreun e PD/ Agalliu: Berisha e di që s'vjen në pushtet dhe do grup armiqësor të jusitifkojë humbjet! Burimi: Militantët e tij mund të futen në garë, Basha s'fiton

Deputeti demokrat Arbi Agalliu pretendon se përçarja e PD vjen prej Sali Berishës i cili nuk e kap dot pushtetin dhe kërkon grup armiqësor që të justifikojë disfatat e tij. Në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj duke thënë se PD nuk e ka më luksin të humbë kohë me eksperimente.

“Nuk di që të ketë negociata ‘underground’ por di që demokratëve nga PD zyrtarëve ju është shtrirë dora e bashkëpunimit. Sikundër ka qenë dhe fakti i zgjedhjeve të fundit lokale. Edhe kur janë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve, kemi bërë thirrje që të dorëzoheshin brenda listës së PD. Berisha e di mjaft mirë që s’vjen në pushtet dhe kërkon të ketë grup armiqësor që të justifikojë humbje pas humbje. Unë besoj që Shqipëria e Kosova po të mos kenë mbështetjen e SHBA, ne s’do ishim duke bërë këtë bisedë”, tha Agalliu.

Ndër të tjera shtoi se PD i ka kapacitetet për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë. Ndërsa analisti Genc Burimi e përshëndet rikthimin e Lulzim Bashës por shprehet se nuk do fitojë në zgjedhjet 2025.

Burimi thotë se parti ai takon Berishës, i cili mund të paraqesë një prej mbështetësve të tij si kandidaturë për kreun e PD.

“Përshëndes rikthimin e Bashës. Por mendoj se parti ai takon Berishës sepse sot po e shohim që ai është numri 1 në opozitë. Militantë e simpatizantë të Berishës mund të paraqesin kandidaturë si Ervin Salianji, Belind Këllici apo Tritan Shehu. Berisha të tregohet finok për të çuar njeriun e tij. Me Bashën, Berisha nuk i merr zgjedhjet në 2025. Sot pushteti dhe SHBA duan të imponojnë zgjidhjen e tyre. Amerikanët janë gabuar shpesh herë”, tha Burimi.

A.M./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • astrit: 10/06/2023 15:18

    agalliu ,nje shaka e madhe ....

    Përgjigju
  • Avduli: 09/06/2023 20:26

    Mire o mollopup, dihet qe Berisha eshte I diskredituar qe nga koha e Skenderbeut, Po ti qe u diskreditove pa hyre mire ne parlament, e i vure kapak me punen e rrogave duke e treguar se cfare cerri je!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve