Asambleja e PS/ Rama: Berisha, 'Non Grata' i bën karshillëk botës, turpin ta mbajë SPAK! Bëni detyrën tuaj për përfundimet e DASH! Hetuat Dvoranin se donte Meta

TIRANË- Duhet të ishte një fjalim që të kishte në thelb të saj punët e brendshme të partisë, por nga Asambleja e Përgjithshme e PS-së, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet kundrejt SPAK. Shënjestra ka qenë si gjithnjë Sali Berisha, i shpallur 'Non Grata' nga SHBA-ja, por listës iu shtua sot edhe presidenti Ilir Meta, sipas së cilit, e gjithë Shqipëria pret që të shkojë para SPAK. Për herë të parë, Rama ka artikuluar në publik hetimin e nisur ndaj ish-kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, ku sipas kryeministrit e gjitha kjo është bërë sepse kështu ka dashur Meta.

"Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë të DASH është futur në hetim nga SPAK. Për çfarë? Për një denoncim të kujt? Të atij që jo unë, por gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK-ut. (...) Me një lehtësi të hatashme SPAK shkon dhe bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin. Ai sot e gjithë jetën jeton në një apartament të para viteve 90. Ndërkohë që ata që i ka vilat e rreshtuara, këta janë të gjithë duke pritur finalet e Champions Leagues", tha Rama.

Fjalimi ka vijuar me Sali Berishën duke iu drejtuar SPAK me thirrjen "Zgjohuni" dhe "bëni detyrën e tuaj", përballë një 'Non Grate' që po i bën karshillëk botës. Kjo revoltë e tij, thotë Rama, nuk ka ardhur sepse po ofendohet SHBA-ja, por sepse cënohet Reforma në Drejtësi dhe po turpërohet i gjithë vendi, nga një njeri.

"Zonja dhe zotërinj të SPAK zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë se Shqipëria është e turpëruar para një ‘Non Grata që i bën karshillik një bote. Këtë turp ta mbaj SPAK, në deklaratën e DASH e ka të qartë të bëjnë detyrën e tyre në atë përfundim dhe kjo nuk është për Amerikën, revolta ime dhe e jona nuk është se po na ofendohet Amerika apo se po fyhet Amerika, jo fare, është se po delegjitimohet SPAK dhe sistemi i drejtësisë që kanë ngatërruar detyrat e drejtësisë penale me përgjegjësi administrative, që kanë ngatërruar nevojën për drejtësi me shkeljen e lirive dhe të drejtave të njerëzve”, deklaroi Rama.

 Rama u kujdes të theksonte se kritikat ndaj SPAK, nuk janë sulme politike apo personale siç shumë kush mund të pretendojë, por sipas tij, ai po flet në emër të një force politike që ka inicuar dhe që ka udhëhequr Reformën në Drejtësi. Në këtë betejë, mes së mirës dhe së keqes, për Ramën, ka triumfuar kjo e fundit dhe "fajtor" për këtë bën edhe SPAK, duke thënë se durimit të tij i ka ardhur fundit.

"Deri tani e keqja kualifikohet dhe SPAK s'kualifikohet, po vë përfund këtë vend si më përpara. Kjo është tallje shumë e madhe, që SPAK deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe për vetëm një lloj peshku madje pa e pasur problem që të gjuaj dhe cironka me dinamik, por nuk ka as vullnet që ta përdor dinamitit për peshkaqenët që i bëjnë leksione SHBA, Europës, dhe zgjohen dhe ngrysen duke nxjerrë llum nga goja. Durimi ynë po soset, i imi po", vijoi ai. 

Këto kritika të ashpra të Ramës ndaj SPAK, janë vijimësi të fjalimit që ai mbajti edhe në Kongresin e Socialistëve të 9 prillit, duke thënë se durimi i tij, por edhe e shqiptarëve ndaj Prokurorisë së Posaçme, po i vjen fundi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:09
Rama “i mbyll derën” Berishës për presidentin: Nga 'Non Gratat' nuk marrim mendim as për një hu gardhi në fund të Lanës

Duke folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, Rama tha se PS është e hapur ndaj propozimit të një emri nga PD. Nga ana tjetër ai theksoi se nga Berisha nuk do të pranonte një mendim as për të vënë një hu gardhi në fund të Lanës dhe jo më për një çështje kaq të rëndësishme.

“Ne nuk e kemi ende një emër se po ta kishim, do ta kishim bërë me dije. Kam dëgjuar që thonë jo do bëjmë një letër, jo do vendosmi kritere. Ne kemi qenë në dy procese kur kemi qenë në opozitë, një proces kur nuk i kishin votat dhe i bën në fund. Dhe një që i kishin, proces që nxori presidentin më partiak Buajar Nishanin. Ne nuk ishim naiv se duke shkuar në tryezë, do merrnim president, por ne bëmë detyrën tonë. Nuk vumë barriera, jo të vëmë letra, jo të përcaktojmë kritere. Emri është problemi. Kriterin e parë do vija të ishte i lindur në hënë, të ishte rritur në hënë dhe me dëshmi penaliteti nga hëna. Jemi në këtë proces jo për të larë gojën, se s’kemi gojë për të larë. Gojë për të larë kanë ata që jashtënxjerrin nga mëngjesi deri në dark, as nuk jemi për të bërë sikur bëjmë konsensus, na duhet një president që të mos na turpërojë, apo kur flet për malin me gropa. Jemi në kërkim të një presidenti që t’i plotësojë disa kushte. Figurat kryesore të PS, nuk janë pjesë e kësaj. Nëse ata do të sjellin një propozim bindës do ta pranojmë menjëherë, por natyrisht nuk mund të jetë një figurë politike që vjen nga rrugët e qametit.

Paralelisht duhet të zgjedhim edhe avokatin e popullit. Opozitë. E përjashtoj kategorikisht si të klasifikueshme non gratën e madhe. PD nuk do të njohë në asnjë rast dhe për asnjë arsye asnjë kërkesë që buron nga ai drejtim. Ai është drejtim me të cilin politika e PS dhe e Shqipërisë nuk duhet të ketë asnjë lidhje. Nuk kemi dhe s’do të kemi kurrë. Të hidhem përpjetë, nuk do të njohim asgjë nga ai burimi i së keqe së madhe. Jo për presidentin, por as për rojën e cilësdo godinë në vend dhe as për një hu gardhi për ta vënë në fund të Lanës nuk marrim nga ata. Më vjen keq për ata që e ushqejnë atë burim, sot verbërisht i kthejnë kurrizin fëmijëve të tyre. Ajo non grata nuk është në qafën e Amerikës, është gur në qafën e Shqipërisë. Ka kohë që historia është parashkruar në raport me të keqen të cilën e shporrëm në 2013 dhe nuk ka shans të rikthehet më.”, tha Rama.

 

Ora 10:56
Rama: Berisha, 'Non Grata' i bën karshillëk botës, turpin ta mbaj SPAK! DASH ia bëri të qartë! Zgjohuni, po na soset durimi

 

Kryeministri Edi Rama është treguar shumë i ashpër me SPAK, ku sipas tij,  nuk po reagon ndaj të keqes më të madhe që ai e ka cilësuar, që është Sali Berisha 'Non Grata'.

"Këtu është sic thoshte një plakë rome që unë e doja shumë, të kesh 2, një ta mbash e një ta çash, e një nuk mjafton, çështja e 'Non Gratës' së madhe nuk është një çështje e Amerikës, po i Shqipërisë, dhe sfida nuk është një sfidë që Non Grata e Madhe me të verbrit ia bën Amerikës, është sfidë që ia bëjnë drejtësisë, sensit të së drejtës në këtë vend. Dhe sado hetime, denoncime, gjykime, dënime të jepen në këtë vend, nëse në këtë vend 'Non Grata' e madhe dhe ai i dyti me të cilën SPAK funksionon si sahat zviceran për të kapur Dvoranin. Kur të ulemi në tavolinën e negociatave do na kërkojnë se çfarë u bë me të shkarkuarit e vettingut. Deri tani e keqja kualifikohet dhe SPAK s'kualifikohet, po vë përfund këtë vend si më përpara. Kjo është tallje shumë e madhe, që SPAK deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe për vetëm një lloj peshku madje pa e pasur problem që të gjuaj dhe cironka me dinamik, por nuk ka as vullnet që ta përdor dinamitit për peshkaqenët që i bëjnë leksione SHBA, Europës, dhe zgjohen dhe ngrysen duke nxjerrë llum nga goja. Durimi ynë po soset, i imi po, SPAK dhe ata që janë të interesuar që të bëjnë drejtësi në këtë vend, duhet të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën, e kemi vënë në vend dhe fakti që nuk kemi folur, por i kemi mbështetur për çdo veprim, dhe kur u bë veprimi i turpshëm i arkës së peshkut, shtrënguam dhëmbët, thirrja ime, që nuk është një thirrje partiake, por e asaj që ka udhëhequr reformën në drejtësi, zonja dhe zotërinj të SPAK zgjohuni, dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë se Shqipëria është e turpëruar para një 'Non Grata që i bën karshillik një botë, këtë turp ta mbaj SPAK, në deklaratën e DASH e ka të qartë të bëjnë detyrën e tyre në atë përfundim dhe kjo nuk është për Amerikën, revolta ime dhe e jona nuk është se po na ofendohet Amerika apo se po fyhet Amerika, jo fare, është se po deligjitomohet SPAK dhe sistemi i drejtësisë që kanë ngatërruar detyrat e drejtësisë penale me përgjegjësi administrative, që kanë ngatërruar nevojën për drejtësi me shkeljen e lirive dhe të drejtave të njerëzve", tha Rama. 

 

Ora 10:49
Rama kritika SPAK: Bllokoi Dvoranin për Metën, që e gjithë Shqipëria mezi pret ta shohë para SPAK! Asnjë 'gjemb në këmbë' për Berishën dhe të shkaktuarit e vettingut

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS i ka bërë kritika të ashpra SPAK.

"SPAK në mënyrë të rrufeshme a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë më në fund do të largohet nga zyra e presidentit. Çështje në hetim, gjë të cilën, pastaj procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfry si një fluskë sapuni. Por nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurueshëm sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë kashtë nga vettingu për pasuri marramendëse do të ishin sot më burg. Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e  tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në monetin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë është futur në hetim nga SPAK. Për çfarë? Për një denoncim të kujt? Të atij që e gjitha Shqipëria mezi pret ta shoh përpara SPAK, Ilir Metës.   Unë e kam udhëhequr ketë proces, pa bërë asnjëherë asnjë diskutim të asnjë neni. Juristët tanë kanë pasur rezerva, unë nuk mendova që mjafton të behet kjo dhe gjithçka do të ishte mirë. Jam gjithmonë edhe më i paduruar përballë faktit që ata që e nxin totalisht Shqipërinë, e bën një vend ku pandëshkueshmërisë janë të paprekur. Me një lehtësi të hatashme SPAK shkon dhe bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin. Ai sot e gjithë jetën jeton në një apartament të para viteve 90. Ndërkohë që ata që i ka vilat e rreshtuara, këta janë të gjithë duke pritur finalet e Champiosn Legus.", u shpreh Rama. 

 

Ora 10:26
Asambleja e PS/ Rama thumbon PD: Nuk duhet që partia t'i shërbejë pushtetit, ose do përfundojmë si ata

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të thumbojë edhe kundërshtarin e tyre, ku tha se partia nuk duhet të punojë për pushtetit, pasi në të kundërtën do të ndodhë e njëjta gjë që i ka ndodhur PD-së.

"E kthyen partinë në një detashmet të pushtetit dhe ja ku janë sot. Është një armë me një fuqi marramendëse që PS nuk e ka luksin ta lërë varur në mur, por duhet ta vërë në përdorim, digjitalizim, duhet të ecim më tutje me bërthamat rinore dhe me ambicien që të kemi një rrjet rinor të larmishëm, të çliruar nga hijet e së shkuar dhe një rrjet rinor të hapur, ku për secilin ka një vend dhe të gjithë të rinjtë të ndihen mirë, pa hyrë në rrugën e vjetër të brrylave dhe konkurrencës së sëmurës që e ka penguar forumin e vjetër socialist", tha Rama.

Ora 10:24
Gara për kryetarët e degëve në PS, Rama njofton ngritjen e Komisionit të Posaçëm: Mund të garojnë edhe anëtarët e Asamblesë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PD, tha se së shpejti do të ngrihet një Komision i Posaçëm Zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve për kryetarët e degëve në çdo bashki.

Sipas Ramës në këtë garë mund të marrin pjesë persona edhe nga jashtë forumit të Asamblesë Kombëtare, por nuk përjashtohen dhe vetë anëtarët e kësaj strukture për të garuar.

“Dua të falënderoj në mënyrë të posaçme të gjitha ata që u angazhuan në cdo qark për të bërë kongresin të hapur, të gjallë dhe ku PS u takua me pjesët e shoqërisë të cilave ne ju flasim dhe për të cilat ne jemi të angazhuar si forcë qeverisëse. Kongresi I hapi rrugë një procesi të ri dhe shumë të domosdoshëm për PS për të hyrë në zgjedhjet e reja për drejtuesit e partisë, fillimisht në 61 bashkitë e vendit. Ky është një proces që i jep mundësi të gjithë anëtarësisë dhe simpatizantëve dhe mbështetësve që të përfshihen në zgjedhjet e drejtuesve të partisë. Të propozojnë kandidaturë edhe pa qenë pjesë e Asamblesë së PS-së, qoftë dhe duke ofruar kandidaturën vetiake për të drejtuar Partinë Socialiste. Duke avancuar kandidaturën vetjake në funksion të ambicies për ta drejtuar PS. Nga ana tjetër procesi do të garantojë që të gjithë kandidatët për drejtimin e PS të kalojnë përmes një rruge e cila faktikisht përveç se garanton hapjen e partisë mundëson vlerësimin e çdo kandidature, garanton konkurrencën dhe në fund siguron meritën. Për këtë arsye bazuar edhe në vendimin e marrë kryesia ka ngritur një komision të posaçëm zgjedhor për këtë proces i cili do të fillojë menjëherë dhe do të mbyllet në fund të qershorit. Komisioni i këtyre zgjedhjeve do të ketë një detyrë të posaçme për të prekur të gjithë territorin me përfaqësuesit e vetë dhe për të shpjeguar procesin.”, shprehet Rama.

Ora 10:19
Rama: Në degë, bashkëdrejtim të partisë me balancë gjinore

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në degët e PS do të ketë një bashkëdrejtim me balancë gjinore

" Kudo që ka gara nxjerr në pah kandidatë që janë për t’u vlerësua dhe të cilëve duhet t’u jepet mundësia, atëherë do të ecim me bashkëdrejtimin e partisë dhe me balancë gjinore.

Ne duhet të shkojmë pa humbur kohë në bashkëdrejitmin e partisë në nivelin bashkiak dhe më pas me të parë e me të bërë sipas rezultateve dhe sipas analizave do të pasojmë.

Përtej procesit me rëndësi është të mbahet parasysh se kjo nuk është një zgjedhje e radhës, por me rëndësi strategjike për të ardhmen e PS. Jo vetëm për zgjedhjet vendore, për të cilat ne e kemi nisur punën dhe të cilave do t’i kushtojmë vëmendjen e të gjithë pjesës së dytë të këtij viti dhe pjesës së parë të viti në vijim. Është me rëndësi për vitet që vijnë, për të gjithë këtë dekadë.

Ne duam t’i japim PS një profil të ri politik që na mungon. Një profil që na siguron që partia ka zë në territor dhe që kryetar e bashkisë, nuk janë hije", tha Rama.

Ora 09:51
Në orën 10:00 nis Asambleja e PS-së, Rama kafe me kryebashkiaken e Kurbinit

 

Në orën 10:00 nis Asambleja e PS-së,. Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një kafe me kryebashkiaken e Kurbinit, Majlinda Cara. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per Arbnorin: 08/05/2022 08:17

    Zakonisht ATA qe i sherbyen te huajve,perfshi Edhe serbine,Jane mbeshtjelle me carcafin e patriotizmit.Per Saliun e dime qe i Ka sherbyer serbit qe se vogli,me xhajen dhe vellain,pastaj me mbesen e Milices .Po' per edin nuk e dime.Na i sqaro ti prej arberie te Dardanise,se ju i dini mire keto Pune

    Përgjigju
    • Sqarimi: 08/05/2022 23:13

      Edhe mundet qe Berisha ti kete sherbyer organeve te inteligjences se ish jugosllavise, nuk perjashtohet. Por ne kuader te partneritetit 50 vjecar qe ish UDB kishte me CIA e cila nga Beogradi drejtonte operacionet kunder Shqiperise komuniste. Pra ne fakt, Berisha medoemos do te kete patur afilitet me CIA permes UDB dhe faktet e viteve 1988-1992 e mbeshtesin kete teori. Ndersa per kete tjetrin "Edin" gjasat jane njesoj dhe asqe ka dyshim afiliteti i tij sidomos pas ardhjes se Trump ne Presidencen e SHBA dhe ndryshimin e kursit te politikes amerikane ne Ballkan. E cila vijon te mbetet e njejte. Porse ne dallim nga Berisha, ky "i virgjeri" sic e mendon zotrote, nga ish sigurimi i shtetit ka gjesdisur ne Itali, France, Gjermani (perfshire ate lindore para 1990). Keshtu qe hesapet beji vete. Sepse nese sipas logjikes se shokut Enver, i pari na del dopio, i dyti e ploteson dhe tejkalon kategorine poli agjentit!

  • Tank: 08/05/2022 06:52

    Amerika e shpalli non grata saliun sepse Spak nuk e hetonte ate ne shqiperi. Nje vit pas non grata spak vazhdon edhe nuk e heton saliun. Thjesht Spak dhe bkh nuk kan kellqe ta bejne.

    Përgjigju
  • Loni: 07/05/2022 21:44

    Sa ishte Luli ne krye te PD dhe KM i permendnin emrin e Berishes, thoshte”nuk merrem me te vdekurit”. Sa iku Luli dhe PD e mori Berisha, tani kercenon Spakun qe te arrestoje Berishen. Tani problemi eshte, Berisha eshte i vdekur apo i gjalle? Dosjet per korrupsion qe qeveria i dergoi ne amerike per shpalljen nongrata, ti dergoje ne Spak dhe gjithcka eshte e zgjidhur.

    Përgjigju
  • Pall madhi: 07/05/2022 19:32

    Saliu trim mbi trimat..

    Përgjigju
  • Dori: 07/05/2022 18:54

    Po SPAK eshte krijesa jote dhe e Amerikes,tani po ankohesh se krijesa yte eshte e korruptuar dhe nuk po heton Berishen?Sikur SPAK te ekzistonte vertet ju gjith aty duhet te ishit pas hekurave.

    Përgjigju
  • Morri: 07/05/2022 18:17

    U leshuan kamikazet e Rilindjes me emra dhe komente per qeverisjen perrallore qe po na bejne keta.a morrat e mutit s.keni asgje me pak se ai drejtori ujsjellsit qe e kerkon spanja si hajdut dhe kriminel

    Përgjigju
  • Hekuei: 07/05/2022 18:03

    Bej reformen ne administrate Kjo i zgjidh te gjitha

    Përgjigju
  • Kistra: 07/05/2022 13:24

    Per cfare SPAK-u po flasim?! Ka lindur i vdekur!

    Përgjigju
  • Meri: 07/05/2022 13:17

    Sot me pelqeve,erdhi ora qe te ngresh zerin.Antaret e SPAK pasi siguruan te gjitha privelegjet qe deshironin,(paguar nga populli,qe pret te jen te gjithe te barabart para ligjit)ka filluar te luaj e ka...,kush e ka...

    Përgjigju
  • doku: 07/05/2022 12:56

    po kontrollorin kush e kontrollon?

    Përgjigju
  • Une: 07/05/2022 12:24

    Me ne fund po hap gojen se na cmende me naivitetin tend per bashkeqeverisje apo na thoje beni durim do qindra vjet te behet shtet.. socialisteve ju vjen turp nga njerezit kur shohin lloj-lloj krimineli gjykates e prokurore qe ende gezojne vilat dhe parate perkundrazi kerkojne dhe ankimime plehrat per te vazhduar te marrin rrogen ne shtet. Nuk jane vetem plehrat e rruges prioritet, keta plehrat non grada e te drejtesise jane me shume urgjenc.

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/05/2022 12:16

    Arbërori Sala,Rama,Iliri, Nano, Luli e shumica tjeter me ta së bashku janë me Rusin, janë tradhtar të Shqipëris të shitur për rublja të pista…! Nëse një ditë do funkcionoi drejtësia shqiptare të gjithë këta do i shofim praoa grilave dhe shpresojë shumë se kjo do ndodhë goxha shpejt!

    Përgjigju
  • Kaka: 07/05/2022 11:30

    Spaku duhet te filloj ti marri me seriozisht gjerat dhe jo te mbaj vetem njeren ane te tavolines por ti hetoj te gjithe

    Përgjigju
  • Nazmi: 07/05/2022 11:27

    SPAK-u duhet te reflektoje dhe njehere per non graden,per te vdekurin qe e la Shqiperine si mos me keq.Nese nuk do ishte per Ramen kush e di ne cfare gjendje mjerane do ishte Shqiperia

    Përgjigju
  • Mada: 07/05/2022 11:27

    Mir i thote te bejne detyren dhe te hetojne te gjithe sic duhet jo me mbajtje krahu politik

    Përgjigju
  • Renis: 07/05/2022 11:25

    Sali Berisha duhet te marre denimin qe meriton me gjithe ato krime qe ka bere

    Përgjigju
  • ramiz: 07/05/2022 11:25

    Bravo keshtu vashdo,eshte momenti me i mire per ta bere vendin dhe per ndertuar nje shtet me themele te reja,mos harro kulmin e ke forte kollanat mbajtese te kalbura!eshte koha per te vepruar,suksese.

    Përgjigju
  • klodi: 07/05/2022 11:25

    partia socialiste eshte forca qe gjithmone qe ka qeverisur, kurre nuk ka rreshqitur ne antishqiptarizem

    Përgjigju
  • moza: 07/05/2022 11:20

    Ai non grata e mori mqafe dhe pd e shkrete tu u marr me te

    Përgjigju
  • kolo: 07/05/2022 11:20

    Per mendimin tim eshte keq te flasesh per persona te vdekur

    Përgjigju
  • Olti: 07/05/2022 11:19

    Non grada duhet te marre denimin maksimal nga SPAK- u per te gjithe masakrat qe ka bere .

    Përgjigju
  • Ardit: 07/05/2022 11:19

    Ai mortja non grata e la vendin gjith ato vite mbrapa dhe do prap te vij ne pushtet. Vaj medet

    Përgjigju
  • Geri: 07/05/2022 11:16

    Ne kur e dime cfar sistem drejtsie kemi pse nuk i besojme amerikes dje te hapim nje hetim te pavarur per plakushim qe e di gjith shqipria qe esht ktimineli me i madh i pare ndonjeher ne keto troje

    Përgjigju
  • Margarita: 07/05/2022 11:15

    Partia Socialiste gjithmone ka treguar se ndryshe nga PD nuk i ka sherbyer pushtetit, por e ka shfrytezuar ate per te bere vendin tone te eci sa me para. Kjo parti eshte nje frymezim si per popullin ashtu dhe per te rinjte, te cilet nuk po mesohen me menyrat e vjetra plot mashtrime por me transparencen e ofruar ditet e sotme nga qeveria ne pushtet.

    Përgjigju
  • Besi: 07/05/2022 11:14

    Edhe likja duhet ti bashkohet Non Grates se sesht me i mir

    Përgjigju
  • Rreli: 07/05/2022 11:11

    Se kuptoj si mundet nji pseudo politikan non grata i shpallur nga amerika nuk gjykohet e hetohet nga autoritetet shqiptare edhe pse t gjith e dime cfar lloj krimineli eshte

    Përgjigju
  • Bledi: 07/05/2022 11:11

    Shum mir e ka SPAKU te denoj SALIUN DHE ILIRIN ne fillim pastaj te merret me peshq te vegjel, njerezit e ndershem si Dvorani apo Zef Brozi qe u dolen kunder gati sa nuk perfunduan te vdekur

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/05/2022 10:52

    SPAK, qfar ke ti që e kritikon drejtësin ku të dhemb ty …???

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/05/2022 10:35

    Qenka zgjuar proserbi…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama-Kurti duhet heqin doganat dhe kufirin Shqiperi-Kosovë, jo marrveshje sportive! 4-vjeçari më i ftohtë i Albinit

Spahiu: Rama-Kurti duhet heqin doganat dhe kufirin Shqiperi-Kosovë, jo marrveshje sportive! 4-vjeçari më i ftohtë i Albinit