TIRANË- Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku mungoi në seancën plenare të kësaj të enjteje, por emri i saj dominoi në pjesën më të madhe të debatit parlamentar. Opozita kishte shkuar e përgatitur. Disa pankarta që shigjetonin zv kryeministren, tashmë e pandehur nga SPAK për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, u shfaqën në seancë. 

Që në nisje të saj, u kërkua prezenca e Ballukut, për të dhënë llogari, mbi paratë e vjedhura të shqiptarëve, tha deputetja Ina Zhupa. 

“Ku e keni sot zv kryeministren e Shqipërisë. Ku e keni drejtuesen politike të 10 qarqeve? T’i japë llogaritë shqiptarëve se ku janë paratë e tyre”, tha Ina Zhupa.

“Halli dihet se nëse Balluku vjen, gjëja e parë që do të pyetet është ‘kush është personi … që e kërcënon atë?”, tha Erald Kapri.

Për përballjen e shumë-kërkuar opozita duket se do të presë gjatë.  Kryeparlamentari Niko Peleshi sqaroi ‘mbrojtjen’ e socialistëve, duke thënë se përsa kohë çështja është në duart e SPAK, Kuvendi nuk do t’i mbivendoset punës së drejtësisë.

“Kushtetuta ka theksuar se kontrolli parlamentar dhe interpelanca duhet të zhvillohet që mos të cenohet pavarësia e pushteteve tjera dhe të mos ndërhy në veprimtaritë që janë objekt të proceseve gjyqësore apo hetimore, referuar objektit të kësaj kërkese, ajo lidhet me një çështje në hetim nga SPAK. Zhvillimi i interpelancës është i pamundur për tu realizuar”, tha Peleshi.

Pas sqarimit të Peleshit, socialistët nuk e mbrojtën me zë numrin dy të qeverisë, por me votë, duke ngritur kartonët e kuq e duke rrëzuar kërkesën e opozitës për interpelancë me Ballukun. 

Kaq do të mjaftonte, që kreu i demokratëve Sali Berisha të përsëriste nga oborri i parlamentit se për shkak të çështjes Balluku, shpejt do të nisë stina e protestave.

“Ju i lexoni ato skandale të Lubi Ballukut. Atje në tender janë 50 milionë, por janë 90 milionë në total. Por ne do jemi te kryeministria për këtë. Por e shoh se të gjithë i vërsuleni Lubisë”, tha Berisha.

Krahas çështjes Balluku, në Kuvend, opozitës iu refuzua edhe kërkesa për mocion me debat për Onkologjikun. Në një fjalim shumë të shkurtër, i pari në Kuvend i saji Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, foli për masa që po merren.

Në nisje të seancës pati edhe debate për pr.ligjin për barazinë gjinore. Opozita thotë se ky pr.ligj dëmton thelbin e familjes, por mazhoranca sqaron se ka vetëm burrë e grua dhe se përkatësia e shumëfishtë nënkupton statuset sociale. Jashtë Kuvendit qytetarët po zhvillojnë edhe një protestë kundër këtij projektligji. Berisha sulmoi ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato duke thënë se nuk mund t'i imponojë Shqipërisë bindjet e veta dhe i kërkoi t'i tregojë se cila direktivë e BE-së e përmban diversitetin gjinor. Sulmi u dënua nga Taulant Balla. 

Kuvendi miratoi kalendarin e diskutimeve për pr.buxhetin 2026 vetëm me votat e PS, ndërsa PD kërkoi që buxheti të vijë në Kuvend bashkë me paketën fiskale. Ndërkohë, u miratuan edhe anëtarët e Komsionit Rregullator në KQZ

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:34
Kuvend/ Mocioni për debat u rrëzua, ministrja Sala: Sapo rialokuam 200 mln lekë për barna në Spitalin Onkologjik! 1 miliardë të tjera parashikohen nga buxheti i vitit 2026

 

Me 26 vota pro dhe 54 kundër, u rrëzua kërkesa e opozitës për mocion me debat në Kuvend për gjendjen në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës. 

Pavarësisht mos realizimit të mocionit, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, pati një qëndrim për situatën në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës. 

Fjala e plotë:

Nuk dua të hyj në debatin e procedurës së Parlametit. Nuk dua të bëj politikë me dhimbjet e pacientëve.

Pak javë më parë kam pranuar një sfidë të madhe. Sfida nuk është vetëm e qeverisë dhe e imja si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, por mbi të gjitha është sfida ime personale, si mjeke, pasi e kam filluar karrierën time, pikërisht në atë spital onkologjik.

Pikërisht në atë spital, ku këto ditë kam prekur çdo skutë, kam takuar pacientët, familjarët, mjekët, infermierët, sanitarët pa zhurmë dhe pa media. Sfidat ekzistojnë dhe ne jemi duke vepruar.

Vetëm tre ditë më parë Këshilli Administrativ i FSDKSH,  ka aprovuar rialokimin e një fondi prej 200 milion lekë, për të adresuar zgjidhjen e nevojave urgjenteve  me barna onkologjike në QSUNT.

Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në projekt buxhetin e vitit 2026, i cili pritet të kalojë në Kuvend pas pak ditësh, vetëm për barnat onkologjike është akorduar buxhet i dedikuar, prej 1 miliard lekësh. Kjo është një risi.

 Problemet nuk zgjidhen me retorikë politike, apo duke luajtur me emocionet dhe dhimbjet e pacientëve. Zgjidhen me dedikim punë dhe bashkëpunim.

Angazhimi im ka qenë dhe është i qartë: Çdo pacient që vuan nga sëmundje onkologjikë do të trajtohet me trajtimin e duhur dhe me protokollet bashkëkohore. Ky proces ka nisur dhe nuk ka  kthim pas.

Ora 16:35
Kuvend/ Deputetja Hoti: Afera e tunelit të Llogarasë nuk mund të bëhej pa Ramën

 

Në Kuvend, deputetja demokrate Elda Hoti thotë se vepra penale për të cilën akuzohet zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nuk mund të kryhej nga kjo e fundit pa “bekimin” e kryeministrit Edi Rama.

“Afera e tunelit të Llogarasë nuk mban përgjegjës vetëm firmën e Ballukut, por edhe vetë kryeministrin, sepse asnjë ministër s’do të guxonte të firmoste tendera që vlejnë qindra miliona euro pa firmën e kryeministrit. Nuk janë vetëm tenderat, por edhe besimi i qytetarëve te shteti që po shkatërrohet çdo ditë. Kërkojmë që çdo qindarkë e vjedhur përmes abuzimit të prokurimeve publike t’u kthehet qytetarëve”,- tha Hoti.

Ora 13:43
Projektligji për barazinë gjinore, Meta: Godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj! Kush voton pro, voton kundër kombit

1761197507_ilirmeta.jpg

Foto:Ilir Meta

Projektligji “Për Barazinë Gjinore”, i cili ka nxitur shumë polemika pritet të votohet sot në Kuvend.

Edhe pse mazhoranca sqaroi se ka vetëm burrë e grua dhe se përkatësia e shumëfishtë nënkupton statuset sociale, ish presidenti Ilir Meta, thotë se kush voton sot në errësirë pro këtij ligji voton kundër Familjes dhe Kombit Shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ky projektligj godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën.

Postimi i plotë:

Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të "barazisë gjinore", që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën.

Miratimi i këtij ligji të zi, të kundërshtuar nga të gjitha komunitetet fetare, në fakt është detyrim-përcaktim që "Rilindja" ka ndaj qarqeve mafioze ndërkombëtare që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.

Është avancim i një anxhende antikombëtare të këtij Sekti, që në vazhdën e shpopullimit dhe shndërrimit të Atdheut në fermë të surogacisë, kërkon të shpërbëjë edhe me ligj familjen shqiptare.

Kush voton sot në errësirë pro këtij ligji voton kundër Familjes dhe Kombit Shqiptar!

Ora 13:24
VIDEOLAJM/ 'Për procedurë zoti Balluku', Peleshi ngatërron Belind Këlliçin me Belinda Ballukun

Çështja e Belinda Ballukut dominoi punimet e Kuvendit, ku opozita kërkoi prezencën e saj në sallë, pasi u mor e pandehur nga SPAK për çështjen e tunelit të Llogarasë. 

Por, gjatë seancës plenare nuk mungoi as një lapsus nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili iu drejtuar deputetit Belind Këlliçi duke e quajtur “Zoti Balluku”. 
 

“Për procedurë zoti Balluku, Zoti Këlliçi”, tha Peleshi në Kuvend, ndërsa salla shpërtheu në të qeshura.

Ngatërresa e Peleshit u nxit ndoshta nga përplasja e brendshme në PD, me Sali Berishën që pak ditë më parë deklaroi se protestat që udhëhoqi deputeti i tij kundër Erion Veliajt para bashkisë, kishin pasur mbështetjen e Belinda Ballukut dhe njerëzve të saj.

Ora 12:55
FOTOLAJM/ Protesta para Kuvendit për pr.ligjin e barazisë gjinore, qytetarët i kërkojnë ndihmë presidentit amerikan

Foto: Pankarta me foton e Donald Trump

 Aktivistë dhe përfaqësues nga shoqëria civile protestuan sot një përpara Parlamentit kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”.

Në protestën e organizuar nga Koalicioni “Pro Familjes dhe Jetës”, u theksua rëndësia e mbrojtjes së familjes tradicionale, të fëmijëve dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Në pankartat e shumta që qytetarët mbanin në duar, ajo që ra në sy ishte një nga pankartat me foton e presidentit amerikan Donald Trump.

“Zoti president shqiptarët kanë nevojë për ndihmën tuaj”, të shkruar në anglisht.

Ora 12:29
Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ballukun! Peleshi: Çështje në hetim, ndërhyrja jonë bie ndesh me punën e drejtësisë

Kuvendi nuk ka pranuar kërkesën e PD për interpelancë për çështjen e Belinda Ballukut, e marrë e pandehur nga SPAK për Tunelin e Llogarasë. Peleshi shpjegoi se është një çështje në hetim dhe ndërhyrja e Kuvendit bie ndesh me punën e drejtësisë.

“Edhe pse e drejta për interpelancë përbën instrument themeltar të kontrollit parlamentar, ushtrimi i kësaj të drejte duhet të respektojë ndarjen e pushteteve, që kërkon që Kuvendi të ushtrojë funksionet kontrolluese pa ndërhyrë në kompetencat që u njihen organeve të tjera shtetërore. Kushtetuta ka theksuar se kontrolli parlamentar dhe interpelanca duhet të zhvillohet që mos të cenohet pavarësia e pushteteve tjera dhe të mos ndërhy në veprimtaritë që janë objekt të proceseve gjyqësore apo hetimore, referuar objektit të kësaj kërkese, ajo lidhet me një çështje në hetim nga SPAK. Zhvillimi i interpelancës është i pamundur për tu realizuar", tha Peleshi. 

Ora 12:08
Pr.ligji për barazinë gjinore, ministri Gogu: Çmoj familjen burrë-grua! Nuk po shpikim gjini të reja, po heqim barrikadat e paragjykimeve

1761562151_tonigogu.jpeg

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka thënë fjalën e tij lidhur me projekt-ligjin për barazinë gjinore duke thënë se të vetmet gjini në Shqipëri janë burrë dhe grua. Ky ligj nuk do të prekë Kodin e Familjes, gjendjen civile apo martesëni dhe nuk ka për referencë për të shpikur gjini të reja, duke rrëzuar kështu të gjitha pretendimet e opozitës.

“Është thënë se ky projektligj paska “deriçka të fshehta”, që të çojnë në rrugë pa kthim. Jo. Teksti merret me barazinë burrë-grua në jetën publike—paga të barabarta për punë të barabartë, shanse të barabarta, respekt të barabartë—dhe qartëson zbatimin në sektorin publik e privat sipas standardeve të BE-së. Nuk prek Kodin e Familjes, gjendjen civile apo martesën; nuk “shpik gjini të reja”; nuk imponon bindje mbi ndërgjegjen. Konceptet si “orientim seksual” apo “identitet gjinor” janë të njohura në korpusin tonë ligjor që prej 2010-s (ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”); ky projektligj vetëm përforcon mekanizmat e zbatimit në arsim, punësim dhe shërbime. Ai është hartuar nga institucionet shqiptare në dialog me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatin e Popullit, degën e OKB-së për gratë dhe partnerë të tjerë, dhe përafron 10 direktiva të BE-së”, tha Gogu.

Duke theksuar se ky ligj flet për barazi mes burrit dhe gruas në shoqëri, në paga, në ligj, ministri Gogu thotë se qeeria me projekt ligjin e propozuar, po heq dallimet e barrikadat e paragjykimeve mes dy gjinive.

“Si bir i kësaj shoqërie, e çmoj familjen burrë-grua. Ky projektligj e ndihmon atë—me pagesë të barabartë, kundër diskriminimit dhe me rregulla të qarta zbatimi. Kundërshtarët realë të familjes nuk janë barazia dhe dinjiteti, por dhuna, varfëria, varësitë, mungesa e shërbimeve dhe emigracioni i detyruar. Në Maknor, kur sheh një gardh, nuk e shkul pa ditur pse është; por as s’e bën mur të pakalueshëm. Ne nuk po prishim gardhin e dallimeve, po heqim barrikadat e paragjykimeve që ua sekuestrojnë të drejtat më të dobëtëve”, tha Gogu.

Ora 12:06
Spahia: Onkologjiku i braktisur nga shteti! Të bëhet një hetim parlamentar për raportin e KLSH e të rritet buxheti! Rrëzohet kërkesa për mocion me debat

 

Me 26 vota pro dhe 54 kundër, u rrëzua kërkesa e opozitës për mocion me debat në Kuvend për gjendjen në Spitalin e Onkologjikut në Tiranës. Deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se në Kuvend duhet të flitet për gjendjen e rëndë, dhe problemet me të cilat përballen pacientët me sëmundje tumorale. 

Raporti i KLSH për Onkologjikun, tha ai,  do të mbetet në sirtarin e ministres së Shëndetësisë, duke shtuar se spitali është “simbol i braktisjes nga shteti”.

“Ne e kemi diskutuar kërkesën tonë për mocion me debat më shumë se njëherë në onf e kryetarëve dhe dje nuk ishte e dyzuar por një jo nga ana juaj për të realizuar mocionin. Ndërkohë që nga ana tjetëtr, kemi parëkëtë maxhorancë të shpejtojë dhe pa asnjë argument për të future në rend dite, në diskutim të këtij parlamenti ligje si ai i barazisë gjinore që shkon kundra vullnetit të qytetarëve, ë në cdo sondazh kanë deklaruar mbi 98% kundërshtinë e fortë, krejtësisht antibiologjik dhe anti-shkencor mbi gjininë, futjen e atyre koncepteve mbi gjininë dhe nuk e di se kush ua imponon me kaq insistim këtë axhendë. Nga ana tjetër tregoni mungesë vullneti dhe sensibiliteti për të ndihmuar ato mijëra pacientë dhe familjarë të tyre që sot çdo ditë përballen me një lyuftë të vështirë për jetën kundër vdekjes. Janë skandaloze ato pamje që shohim dhe që n ai kanë bërë prezent jo vetëm deklaratat e kolegëve tanë por edhe emisionet investigative. Sot në këtë sallë duhet të zhvillonim një mocion me debat, kërkesë legjitime, për një nga çështjet më urgjente që ka sot vendit, për shëndetin e pacientëve me sëmundje tumorale, por shumica zgjodhi të refuzojë debatin. Ky parlament është shndërruar në një shtojcë të ekzekutivit pasi debati është i ndaluar. Ngrihen vetëm kartonat e kësaj pjese të maxhorancës. E trishtë që përfaqësuesit e qytetarëve, që duhet të mbrojnë interesin publik dhe t’i kërkojnë llogarinë qeverisë nuk bën asgjë tjetër veçse zbatojnë urdhra politik. Ky debat nuk është për ne, jo për të bërë politike, por është për shqiptarët. Nuk do të duhej të ishte refuzuar, për të bërë transparencë mbi situatën dramatike në spitalin Onkologjik, e cila kërkon reagim urgjent. Sot duhet të flasim për jetë njerëzit, pë rata që luftojnë çdo ditë për të jetuar ndërsa shteti që duhet t’u garantojë trajtim dinjitoz u kthen kurrizin. Për 12 vite me radhë situata në Onkologjik, situata nuk ka ndryshuar por po degradon përditë. Ky raport nuk flet me opsione politike por fakte.", tha ai. 

Më tej, ai kërkoi që të bëhet një hetim parlamentar dhe të zbatohen sa  më parë rekomandimet që jep KLSH-së nëpërmjet raportit. Kërkoi gjithashtu që të rritet buxheti për Spitalin e Onkologjikut.

“Kërkoj hetim parlamentar për zbatimin dhe rekomandimet e KLSH për Onkologjikun, transparencë për buxhetin e barnave, rishikimin e menjëhershëm të protokolleve klinike dhe procedurat e miratimit të barnave, rritje të buxhetit të Onkologjikut, jo për mure, fasada por për pajisje, garanci ligjore për furnizimin pa ndërprerje të listës bazë me barna jetikë.”, tha Spahia. 

Ora 12:02
Kuvend/ Ilirjana Nano miratohet me 116 vota pro si kryetare e Komisionit Rregullator në KQZ! Marrin 'Ok' edhe anëtarët

Kuvendi i dha dritën jeshile miratimit të 5 anëtarëve të Komisionit Rregullator duke ripërsëritur votimin pasi seancën e kaluar nuk u arritën 84 votat minimale që nevojiteshin për çdo anëtar.

PD e PS bashkuan kartonët për Ilirjana Nanon, e cila me 116 vota pro do të vijojë të jetë kryetare e organit që miraton aktet nënligjore në KQZ.

Rikonfirmohen anëtarë për një tjetër mandat, Dritan Çaka dhe Helga Vukaj, përkatësisht me propozim të PS e PD ndërsa rikthehet në institucionin e zgjedhjeve Bledar Skënderi. Me propozim të PD rikthehet edhe ish kreu i KQZ Arben Ristani.

Kryetarja e Komisionit Rregullator: 
Ilirjana Nano - 116 pro, 2 abstenim, 2 kundër
Anëtarët:
Arben Ristani 111 vota pro, 2 abstenim, 7 kundër
Dritan Çaka 116 vota pro, 2 abstenim, 2 kundër
Bledar Skënderi  113 vota pro, 1 abstenim, 5 kundër
Helga Vukaj 112 vota pro, 3 abstenim, 6 kundër
Ora 11:42
Balluku e pandehur për Tunelin e Llogarasë, Berisha: Shumë shpejt do nisim protestat para kryeministrisë

 

Jashtë Kuvendit, Sali Berisha foli për dosjen e Tunelit të Llogarasë dhe bisedat e zv.kryeministres Belinda Balluku me vartësin e saj, Evis Berberi. Berisha tha se shumë shpejt do të jetë në protesta para kryeministrisë.

“I lexoni ato mesazhe të Lubi Ballukut, por çfarë tregojnë ato mesazhe, tregojnë një njeri në terror, një njeri që i kërkon vartësit, bëj këtë e atë. Tregon terrorit shpirtëro që ka ndaj atij. Unë nuk e justifikoj, nuk mund të mohohet se mesazhet faktojnë terrorin që ka ajo në detyrë për të përmbushë atë porosi. E bën për shkak të Ramës, se janë porosi të Ramës. Ne do jemi tek kryeministria për këtë. Të gjithë i vërsuleni Lubisë, a e shihni me çfarë përçmimi flet ajo për Ramën. Por është e detyruar, se tha ka vetëm terror. Do vendosim shumë shpejt koha ka kaluar”, tha Berisha.

Ora 11:36
‘Këta të dy lehin…’! Opozita kërkon përjashtimin e Ballës nga seanca: Na fyeu

 

Opozita kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga seanca për fyerje. Ky reagim erdhi pasi më herët kreu i Grupit të PS iu tha atyre që të mos lehin teksa nuk po e linin që të fliste në Kuvend.

“ E kuptoj që ju nuk e përballoni dot, por unë nuk e pranoj dot që kur ne flasim, këta dy këtu lehin”, i thotë Balla kryetarit Niko Peleshi teksa po fliste në Kuvend.

Pasi kërkuan përjashtimin e tij, Balla mori fjalën nga vendi dhe tha se nëse është ndjerë dikush i fyer kërkoj ndjesë.

“Kësaj zhurmës iu referova në fjalën time. Ngjan por nuk e perceptoj dot se në çfarë forme vjen. Sa i përket reagimit, gjatë kohës që secili prej kolegëve të PS, ne flasim vjen një zhurmë aty që nuk di si t’ja vë emrin. Megjithatë se kush ndihet i fyer kërkoj ndjesë nëse e ka konsideruar veten si autor i asaj zhurme. Po do të kërkoja që të kemi dakordësi që kur të flisni ju ne të mos bëjmë asnjë zhurmë dhe kur të flasim ne të mos ketë asnjë zhurmë.”, tha Balla.

 

Ora 11:22
Balluku nuk shkon në Kuvend, Kapri: Përse nuk vjen, ka hall se do të pyetet për mesazhet?

 

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri në fjalën e tij ka kërkuar prezencën e zv,kryeministres Belinda Balluku në sallë, referuar këtu dhe kërkesës së Agron Shehajt për zhvillimin e një interpelance, për të cilën nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kapri iu referua një prej bisedave nga dosja hetimore, ku Balluku komunikon me Ervis Berberin.

Kapri thotë se Balluku refuzon të vijë në parlament pasi është e qartë që do të pyetet mbi dosjen hetimore të SPAK.

“Ju sot po shkelni Kushtetutën. Në kalendarin e sotëm, mungon kryeministri që nuk dihet se nga është dhe zv, e tij. Qindra miliona euro i merr zëvendësja e tij, por ajo nuk vjen në parlament as kur bën kërkesa për interpelancë edhe kur ka ligje qe merren direkt e të. Halli dihet se nëse Balluku vjen, gjëja e parë që do të pyetet është ‘kush është personi … që e kërcënon atë?’

Ka tre javë që Agron Shehaj ka paraqitur kërkesën për interpelancë me zv,kryeminsitren, asnjë përgjigje. Refuzuat dhe kërkesën për interpelancë urgjente me grupin e PD. A është detyrim kushtetues që të vijë ajo këtu dhe të japë llogari?”, tha Kapri.

Ora 11:12
Shehaj kritika në Kuvend: Balluku ka dalë në përgjime se si vjedh miliona euro, ju flisni për burrë e grua! Peleshi i ndërpret fjalën

 

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj shprehu kritika teksa tha se në Kuvend nuk mund të flitet për projektligjin për barazinë gjinore ndërkohë që zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe ka dalë në përgjime me Evis Berberin.

“Diskutimi në këtë seancë në lidhje me këtë kalendar jo kush është burrë e grua ndërkohë që kanë dalë përgjimet që zëvendës kryeministrja ka dalë se i ka vjedhur 10 mln euro qytetarëve dhe thotë bashkë me drejtorin e saj…”, thote Shehaj, por fjala i ndërpritet nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.

Ora 11:04
Pr.ligji për barazinë gjinore, Balla: Berisha të japë shpjegime për fyerjet drejt ambasadorit të BE-së! SHBA e shpalli non grata prej këtyre sulmeve

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se PS do të depozitojë në Komisionin e Etikës që Berisha të japë shpjegime dhe të merren masa për fyerjet që ai ka bërë drejtuar ambasadorëve të vendeve mike si dhe atij të BE-së së fundmi përksa i përket përkatësisë gjinore.

Ndër të tjera, referuar kundërshtimit të projekt-ligjit nga opozita, Balla tha se ligji është hartuar bazuar në ligjin kundër diskriminimit që është miratuar nga vetë Berisha në vitin 2010.

“E dënoj ashpër sulmin që sapo ndodhi në këtë foltore kundrejt ambasadorit të BE në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur nga i njëjti individ prej 35 vitesh kundër ambasadorëve të SHBA-ve, kundër ambasadorëve të vendete të tjera, kundër ambasadorit të BE-së. Bie ndesh me parimet e Konventës të Vjenës dhe interesat e Shqipërisë. BE është partneri ynë më i rëndësishëm dhe vendi do të jetë anëtarë brenda 2030.

Sa i përket këtij sulmi sot, zoti kryetar ne do të depozitojmë kërkesë pranë komisionit të etikës që deputeti në fjalë të japi shpjegime por dhe Kuvendi të ndali përgjithmonë sulmet. SHBA e kanë dhënë vendimin e tyre se nje  prej arsyeve që e kanë shpallur non grada janë sulmet kundër ambasadorëve. Sa i  përket çështjeve që u thanë, zotëria sapo gënjeu publikisht.

Ju sfidoj të lexoni ligjin kundër diskriminit, e ka miratuar Berisha në vitin 2010. Në ligj sanksionohet qartë si gjini në Shqipëria burra dhe gra. Kjo është rregulluar dhe me amendamentit e propozuar prej meje dhe 2 kolegëve të tjerë. Dhe për këtë amendament, informoj është konventa e Stambollit e ratifikuar nga Shqipëria e firmosur nga Berisha në 2011 dhe e ratifikuar në Kuvend në vitin 2012. Këtë ratifikim e kam votuar dhe unë.

Politizimi i kësaj çështje nuk ka të bëjë me këtë ligj. Në ligj thuhet qartë, Në Shqipëri nuk do të ketë më gra që do të paguhen më pak se burrat se janë gra. Gratë dhe burrat do të paguhen të gjithë njësoj. Është qëndrimi i kësaj partie që sot në parlament kemi më shumë gra dhe vajza që nga viti 1920. Angazhimi  ynë është që një ditë këtu të kemi 70 burra dhe 70 gra. Ai që del sot këtu është kundër barazisë gjinore.

Sa i përket përkatësisë së shumëfishtë, gënjen. Ti nuk e di fare se nu ka përkatësi të shumëfishtë gjinore. Përkatësia e shumëfishtë është kur unë jam një vajzë e dhunuar, janë një vajzë e abuzuar seksualisht, vajzë rome apo jetoj në një lagje periferik dhe përkatësia e shumëfishtë që më kanë rënë në supet e mija të gjitha këto halle. Është e thënë qartë, përkatësi i shumëfishtë, bazuar në ligjin kundër diskriminimit.

Buxheti më i madh i vendit. 3 herë më i madh se buxheti që le ti kur ike. Për cfarë do votoni kundër. Kundër 130 mil euro për rimbursimin e medikamenteve, për 100 milionë euro shtesë për pensionet? 820 mln për Ministrinë e Shëndetësisë. Votoni pra buxhetin. Asnjëherë nuk e keni dashur atdheun tuaj se e keni tradhtuar sa herë iu është dhënë mundësia. 580 mln uero buxheti i mbrojtjes”, tha Balla.

Berisha iu përgjigj duke thënë se ishte trillim, pasi nuk e sulmoi ambasadorin. 

"Hedh poshtë trillimin e parafolësit, se në fjalën time nuk kam fyer dhe nuk fyej ambasador të huaj. Po i kam kërkuar zotërisë së tij, tu paraqesë shqiptarëve, meqë i ka lejuar vetes të ndërhyjë në punët e brendshme të parlamentit, secila direktivë e BE bën fjalë për gjini me diversitet të gjerë. Nuk ka njeri që respekton më shumë ambasadorët se unë, pro dua më shumë vendin tim dhe kombin tim. Kur një ambasador dilte në krah të Tahirit në kulmin e kanabizimit dhe lavdëronte policinë në luftën kundër drogës, mbështeste krijimin e narko shtetit dhe unë nuk mund të mos e denoncoj atë. Kur një mabd blinte vilën me 400 euro metri katror, kur ishte 1300 euro, nuk mund të mos e denoncoja si hajdute, ai denoncim i ka shërbyer KE dhe përgjegjësi i OLAF la detyrën dhe bëri dhe burg", iu përgjigj Berisha. 

Ora 10:35
Vetëm me votat e PS, miratohet kalendari për pr.buxhetin 2026! PD: Tërhiqeni dhe silleni me paketën fiskale

 

Në Kuvend u diskutua edhe për kalendarin përpr.buxhetin 2026. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla propozoi që më datë 11 dhjetor, pr.buxheti të votohet në tërësi. Balla tha se me këtë buxhet do të rriten pensionet dhe nga janari paga minimale do të shkojë 500 euro.

“Ne emër të grupit të PS dua përgëzoj qeverinë për sjelljen në Kuvend jo vetëm të buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë, por mbi të gjitha për faktin se kjo shumicë kryeministri dhe qeveria, populli na besoi për të rritur me këtë buxhet, rritjen e pensioneve. E dimë të gjithë, pensionet janë pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi, besoj se bashkëndani dhe ju vlerësimin bashkë me ne, Shqipëria nuk është ai vendi që mezi rri në këmbë. Pensionistët do marrin në dhjetor bonusin, pro do kemi një rritje të shtirë gjatë 12 muajve. Nga 1 janari rritet paga miminale në 500 euro dhe nga ajo që do të lexoni në buxhet, jo vetëm pensionistët do marrin 100 mln euro më shumë. Më 11 dhjetor duhet të votohet në tërësi.”, tha Balla.

Opozita mbajti qëndrimin e saj se buxheti duhej tërhequr dhe duhej sjellë në Kuvend bashkë me paketën fiskale, e cila ende nuk është depozituar.

“Në këtë parlament ndodh çudi, vjen projekt buxheti por nuk shoqërohet siç e kërkon rregullorja me paketën fiskale. Këtu vijnë se si do të shpenzohen paratë e shqiptarëve, por nga do të dalin këto para, politikat për taksat e tatimet që të kuptojmë nëse kemi buxhet të balancuar apo do të kërkojë deficit të tepruar nëq Shqipëri. Atë që kërkon rregullorja e Kushtetuta, këta nuk e zbatojnë. Ne jemi kundër buxhetrit të vjedhjes së madhe, që numk nxjderr shqiptarëtr nga varfëria, që iu jep më shumë para koncesionarëve dhe ministrave tuaj. E kemi parë se çdo frimë,e vulë është një koncesion. 50 mln në Llogara, koncesioni i Shëndetësisë, check upe që nxjerrin burrat me barrë. Të dhënat që janë zyrtare, që vijnë në krahasim nga Eurostat dhe merr të dhëna të shtrembëruara nga INSTAT i juaj tregon se jemi kampion në rajon dhe Evropë se kemi 40.5 % të popullsisë në varfëri. Premtimi juaj për pensionit është 60 lekë në ditë për pens në qytet dhe 20 lekë në ditë për pensionstin në  fshat. Çfarë mund të bëjë? Ju mund të bëni propagandë të madhe me këtë rritje, por pensionistët nuk bëjnë asgjë, nuk garantojnë jetesë më të mirë, ilaçe apo sistem më të mirë përkujdesi. Tërhiqeni buxhetin dhe silleni me paketën fiskale.”, tha Zhupa.

Por, me votat e socialistëve u miratua kalendari për pr.buxhetin 2026.

Ora 10:35
Mungon në Kuvend, Berisha nxjerr në seancë pankartën kundër Ballukut nën akuzë nga SPAK

 

Kreu i PD-së, Sali Berisha nxorri në Kuvend një pankartë kundër Belinda Ballukut, e cila nuk është e pranishme në Kuvend. Teksa doli në Foltore për të mbajtur fjalën, ai nxorri edhe pankartën me një foto të Ballukut me kryeministrit Edi Rama.  Kjo lëvizje vjen pas marrjes së zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera.

 

Ora 10:34
Balluku mungon në Kuvend, Zhupa: Ku e keni zv. kryeministren? Kishte rivalitet se kush do t'i vinte epitete më të spikatura Ramës! Shteti i sms-ve

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa teksa shprehu kritika për buxhetin e shtetit, komentoi edhe mungesën e Belinda Ballukut në seancë. Deputetja iu drejtua socialistëve se ku është zëvendës kryeministrja, e cila pak ditë më parë u mor e pandehur nga SPAK me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë.

Me ironi, ajo tha se Balluku u shqetësua nga epitetet e Klevis Balliut pasi ishte në garë se kush do t’i vendoste epitete më të spikatura kryeministrit.

“Ku e keni sot zv kryeministren e Shqipërisë, atë që u shqetësua nga epitetet e zotit Balliu apo se ndjente rivalite se kush i jepte epitet më të spikatura kryeministrit. Ku e keni drejtuesen politike të 10 qarqeve? Pse nuk e keni këtu të bëjë interpelancën me kolegun Balliu. T’i japë llogaritë shqiptarëve se ku janë paratë e tyre, këto para të buxhetit që doni t’i kaloni pa paketë fiskale vetëm që të vidhni. Kjo nuk është ajo që duan shqiptarët.”, tha ajo.

Më tutje, ironizoi teksa tha se ky është shteti i sms-ve, referuar bisedave të Ballukut me vartësin e saj Evis Berberi për shpalljen e kompanisë fituese që do të ndërtonte tunelin e Llogarasë.

“Kush do ta marrë si do ta marrë. Anuloje këtë, e fut këtë. Shteti juaj që krijuat, Diella, e Albania kur do t’i bëjë sms e zv. kryeministrit. Kjo është Shqipëria dixhitale, Shqipëria e SMS. Dixhitalizimi qenkan sms. Shqipëria e sms. Ky është shteti i e-maileve nga të kërkuarit dhe i sms-ve nga të arrestuarit.”, shtoi ajo.

Ora 10:24
Pr.ligji për barazinë gjinore, Berisha: Duan të zhdukin traditat e familjes! Ambasadori i BE-së nuk mund t'i imponojë Shqipërisë bindjet e veta personale

Kryedemokrati Sali Berisha, përpara se t’i bashkohej ligjvënësve në sallën e Kuvendit, ka dhënë një prononcim për mediat ku ka kritikuar projekt-ligjin për barazinë gjinore të propozuar nga Partia Socialiste.

Berisha e cilëson këtë ligj një produkt të George Soros, ndërsa thotë se miratimi i këtij ligji do të përmbysë tradicionalen, familjen dhe trashëgiminë. Ndër të tjera, Berisha i është drejtuar dhe ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, duke thënë se ai nuk mund t'i imponojë Shqipërisë bindjen e veta personale. Drafti për ligjin e barazisë gjinore pritet të kalojë sot në Kuvend për miratim.

“Përmbys kushtetutës e vendit, përmbys kodet e vendit, përmbys trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon ndëshkon të gjitha ata duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Binaritetin e saj, biologjik. Në emër të përafrimit me direktivat evropiane, që është dhe mashtrimi më i madh, ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit. Ky ligj për shqiptarët, i garantoj se është identik me atë ligj që shpalli Shqipërinë shtet ateist ne vitin 1974.

Ligji, duke detyruar ideologjinë e gjinisë me përkatësi të shumëfishtë, e gjinisë në të gjithë diversiteitn e vet, ligji de facto dorëzon përfundimisht kuranin, biblën në duart e censurës së shtetit. Pas miratimit të këtij ligji asnjë nga udhëheqësit moral të mësimeve fetare, nuk do mund t’i lexojë siç janë sepse do të konsiderohen se diskriminojnë. Ligji ndëshkon prindërit që do të penalizohen në rast se do të duan që i linduri i tyre djalë, nëse i çojnë në shkollë me qëllim që t’iu respektohet identiteti gjinor, ata do të dënohen.

Tashmë nuk e përcakton më identitetin natyra, por shkolla dhe shteti me shumësinë e identiteteve gjinore. Ligji defacto shënon vendosjen e sistemi të ekstremit të majtë. Komunizmi, njeriun e ri do ta krijonte pa pronë, ndërsa post Marksiznmi njeriu e ri e ka me diversitet të madh gjinor. Kjo është tirani ideologjike. Do të vazhdojmë betejën tonë deri në anulimin e këtij ligji. Do të nisim betejën tonë kundër këtij ligji tek kryeministria, është produkt laboratorik i Soros.

Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd ti je binar. Nuk merremi me ne trajtime. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën e tij personale. Cila direktivë e Be bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore?”, tha Berisha.

Ora 10:19
Kuvend, më 11 dhjetor debati për raportin e ODIHR për zgjedhjet e 11 majit

Më datë 11 dhjetor Kuvendi do të zhvillojë debat për raportin final të OSBE ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ora 10:12
Kuvendi mban 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Nano (VIDEO)

Kuvendi ka nisur me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.   

Ora 09:56
Projektligji për barazinë gjinore, qytetarët protestë para Kuvendit! Jo gjinorizimit të fëmijëve, është genocid

Me pankarta në duar ‘Jo gjinorizimit të fëmijëve’, ‘Ka vetëm dy gjini’, mashkull femër’ dhjetëra protestues prej më shumë se 40 minuta protestuan para Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore. Në protestë i pranishëm ishte edhe pastori Akil Pano.

“Familja duhet të lartësohet, s’do të lejojmë kurrë të nëpërkëmbet dinjiteti i shqiptarëve, identiteti i fëmijëve, të vihet në lojë e ardhmja e Shqipërisë. Ky projektligj është genocid për fëmijën është genocid ndaj qytetarëve”, tha ai.

Koalicioni Pro familjes dhe jetës pretendojnë se projektligji është kundër traditës shqiptare, ndryshimit me dhunë të nocioneve burrë-grua.

Sipas protestuesve të cilët do të mblidhen sërish në orëm 19:30 thonë edhe pse janë miratuar edhe ndryshuar disa përkufizime në nenin 4, ku tregon qartë që gjinia është burrë - grua, nuk është reflektuar te nenet e tjera.

Projektligji “Për barazinë gjinore”, një nismë e qeverisë synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.

Prej disa kohësh, diskutimet për terminologjinë dhe ndikimin e tij në familjen tradicionale kanë qenë në qendër të debateve publike dhe në komisonet përkatëse ku projektligji është diskutuar.