Mero Baze: Përse nuk funksionoi aleanca opozitare në Himarë?

Mero Baze: Përse nuk funksionoi aleanca opozitare në Himarë?

Takim elektoral në mbështetje të Gjikurias

Rezultatet e zgjedhjeve në Himarë ngrenë mes të tjerash një kambanë alarmi për pamundësinë e opozitës të funksionojë si e bashkuar.

Rezultatet tregojnë se “bashkimi” nuk ka funksionuar, madje ka funksionuar për keq.

Kështu, Partia Demokratike, e cila është partia më e madhe e opozitës, nuk arriti dot të bashkojë rreth vetes votat e saj në Himarë.

Ajo ka rënie nga zgjedhjet e kaluara një vit më parë, kur zyrtarisht ishte e përçarë. Vetë drejtuesit e PD në Himarë kontestuan kandidatin, që u zgjodh pa i pyetur ata, dhe përpjekja për t'iu imponuar nga Tirana duket se ka ngjallur refuzim. Apo më keq, mund të kenë votuar kundër.

Partia e Lirisë nga ana tjetër duket se nuk ekziston më, dhe ata pak individë që mund të kenë mbetur, besoj kanë më shumë dashuri për Vangjel Tavon, se sa për Ilir Metën.

Por duket se kryedrama ndodh me PBDNJ, e cila nuk arrin më të funksionojë e bashkuar me “Omonia”-n, edhe pse formalisht duken sikur janë në unitet.

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili shmangu kandidimin e djalit të Belerit, pasi kishte frikë se i krijohej një faktor i pavarur prej tij në Himarë, në fund, në emër të dashurisë për “mandatin e Belerit”, hodhi në erë fushatën e Gjikurisë, duke injoruar garën dy ditë para zgjedhjeve dhe duke shpallur si prioritet njohjen e mandatit të Belerit, i cili tashmë është rrëzuar dhe nga gjykata, dhe nga zgjedhësit.

Prioriteti i PBDNJ është të mos krijohet më faktor tjetër politik për pakicën greke në Himarë, ndërsa prioritet i “Omonia” ishte fitorja e zgjedhjeve. Kështu që as vet faktori grek në Himarë nuk ka funksionuar i bashkuar, edhe pse është në minorancë.

Së fundmi, rezultati dëshmoi se kandidatura e Petro Gjikurisë, ndryshe nga sa përpiqen ta injorojnë tani pas humbjes, ka qenë e vetmja që ka mundur të bashkojë pakicën nacionaliste progreke në Himarë.

Rezultati në njësinë bashkiake të Himarës tregon se Gjikuria ka marrë më shumë vota se Beleri një vit më parë, edhe pse Beleri mobilizoi gjithë autobusët e Athinës në krah të tij. Gjikuria pa autobusë ka marrë më shumë vota se Beleri. 

Arsyeja është se Petro Gjikuria nuk rrezaton as banditizëm në fytyrë, as makutëri, por një njeri të keqkuptuar me idenë se nacionalistët grekë janë shumicë në Himarë. Ai personalisht është një kandidaturë shumë herë me e mirë se Beleri, por që nuk arrin dot të kuptojë se përfaqëson pakicën e pakicës në atë qytet.

Ky rezultat i ka bërë një shërbim të madh gjithë atyre që merren me përllogaritje elektorale në Bashkinë e Himarës, pasi ka dëshmuar se të vetmet vota të bashkuara në Himarë janë rreth 2400 vota të votuesve nacionalistë grekë në njësinë e Himarës, të cilët Gjikuria i identifikoi dhe i mbajti të bashkuara, duke humbur për shkak të tyre, dhe frymës mbi të cilën e mbështeti fushatën.

Zgjedhjet dëshmuan se nacionalistët grekë në Himarë janë pakicë e pakicës. Me ata nuk fitohet kurrë dhe sikur të mos vësh kandidatë përballë. 

Votat për një fitore të opozitës në Himarë duhet t’i bëjnë partitë opozitare shqiptare, të cilat kanë më shumë vota se pakica pro greke e Himarës.

Pakica nacionaliste pro greke e Himarës mund të faktorizohet vetëm si ushtare e opozitës shqiptare duke u maskuar brenda saj. Këtë radhë ata tentuan të udhëheqin opozitën, duke i kthyer figurat kryesore opozitare në ushtarë qesharakë të Agimit të Artë, dhe duke dëmtuar rëndë opozitën shqiptare, të cilën tani "bashkimi” e bëri dhe më të vogël./ Tema

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Bloomberg' kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve

'Bloomberg' kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve