'Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe' Ministria e Jashtme thërret Ambasadorin serb, kërkon sqarime për deklaratat e Vulin kundër Ramës pas takimit në Athinë

'Vetëm bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe' Ministria e Jashtme thërret Ambasadorin serb, kërkon sqarime për deklaratat e  Vulin kundër Ramës pas takimit në Athinë

Ministria e Jashtme

TIRANE- Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukčević është thirrur dje në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ti kërkuar sqarime në lidhje me deklaratat që zv. Kryeministri Vulin ka bërë, referuar vizitës dhe takimit të Kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi.

“Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe” deklaroi Vulin më 13 maj 2024.

Ministria e Jashtme i quan provokuese dhe që nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit dhe kërkon reflektim

Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.

MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme 

Në reagimin e tij kundër takimit të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi Vulin tha

“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cicero: 15/05/2024 15:40

    Bota shqiptare e mundi botën serbe një herë e për gjithmonë, bashkoi Ballkanin, dhe mban larg botën serbo-ruse nga Europa. Afrimi i Greqisë me Shqipërinë po jep sinjalin dhe kuptohet pse jeni acaruar ju. Shkatërrohen përfundimisht influencat serbo-ruse në Europën juglindore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, trafik ndarësja futet mes për mes makinës! Drejtuesja në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, trafik ndarësja futet mes për mes makinës! Drejtuesja në gjendje të rëndë