Nesër samiti i BE-së, Gjikondi: Historike! Hap zyrtar për të përshpejtuar hyrjen e vendit në Union! Protesta e Berishës? Interesa personale, të çoroditur e të mllefosur

E nesërmja është një ditë historike për Shqipërinë sipas aktivistes Brizida Gjikondi. E ftuar në emisionin “Studio Live” në Report  Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Gjikondi, teksa foli për rëndësinë e madhe që ka samiti i 6 dhjetorit, ajo komentoi po ashtu dhe protestën aq të diskutueshme e cila është paralajmëruar dhe thirrur nga kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha si dhe nga kreu i PL-së, Ilir Meta.

Sipas aktivistes Gjikondi, nuk ka ndodhur më parë edhe në asnjë vend të BE-së, që të ketë protesta në një ditë që mbahet samit. Ajo e sheh më tepër si një mënyrë që si Berisha, ashtu dhe Meta, të tërheqin vëmendje e të vendosin përpara interesat e tyre personale.

“Protesta që po bënë Berisha nuk bënë vaki në asnjë vend të BE-së, ku është mbajtur një samit. Është një ditë historike, pasi është hera e parë që mbahet në një vend që nuk është anëtar. Kjo që po bënë Berisha, që është vetëm një ‘kruajtëse dhëmbësh’. Nuk ngelën ndërkombëtarët të marrin vesh çfarë po bëhet, nga Berisha.”, shprehet aktivistja.

“Ata kanë vënë interesat e tyre personale mbi shqiptarët. Është vetëm për interes personal të Berishës dhe Metës, për të treguar që kanë dhëmbë e kafshojnë.”, thotë Gjikondi.

Lidhur me vendimin e Albin Kurtit, për mos të qenë pjesë e Samitit të BE-së nesër në Tiranë, Gjikondi e cilëson si një sjellje jo e një kryeministri. Ajo thotë se Kurti duhet të përfqësoj interesat e qytetarëve të tij dhe jo të marrë vendim, të cilin ajo e quan “emocional.” Ardhja e presidentes Vjosa Osamani, në vend të Kurtit, për Gjikondin është e pa vend pasi nuk përkon me funksionin dhe detyrat e saj.

“Është një vendim emocional i Kurtit. Më vjen keq se dikur e kam mbështetur dhe vlerësuar Kurtin. Duhet të sillet si një kryeministër. Nuk është vendi për të ardhur Osmani. Presidenti, si në Shqipëri dhe Kosovë, është vetëm ‘honorific’. Një president nuk ka të bëjë me këto detyra të ekzekutivit.”, u shpreh aktivistja.

“Kurti nuk po merr pjesë në protestën e Berishës dhe Metës, nëse nuk vjen do e shikoja si në një pozicionim me ta. Kurti ka humbur nga ana emocionale, të qenit përbashkues.  Haseti, zili, intrigat nuk të çojnë gjëkundi.”, tha Gjikondi.

Gjikondi thotë se mbajtja e këtij samiti, është një një hap zyrtar për të përshpejtuar hyrjen e Shqipërisë drejt BE-së. 

“Shyqyr që erdhi kjo ditë që të bëhet ky lloj samiti në Shqipëri. Është një ogur i madh për të gjithë Shqipërinë për të parë drejt Evropës, një hap zyrtar për të përshpejtuar hyrjen e Shqipërisë drejt BE-së. Kjo nuk është një gjë e vogël. Nuk ka ngjyrë politike. Është e trishtueshme të shikosh një grup personash të çoroditur, të mllefosur. Secili di dhe e zgjedh vete çfarë do bëjë , por kjo opozitë është drejt shkërmoqjes.", shprehet Gjikondi.

Aktivistja komenton dhe se pse u zgjodh Shqipëria, pikërisht vendi ku to mbahej ky samit.

"U Zgjodh Shqipëria, duke parë luftën në Ukrainë, pozicionimin që ka marr Shqipëria. Duke parë dhe performacën e kryeministrit Rama, e shohë si një vendim i mirë menduar.”, tha Gjikondi.

Gjikondi komentoi dhe procesin e primareve. Ajo e konsideron një farsë, pasi nuk pati surpriza dhe se thjesht u zgjodhën personat e Berishës. Lidhur me Tiranën, Këlliçin e cilëson si të preferuarin e Metës. Aktivistja njëkohësisht shtroi pyetjen se me cilat financa po përballohen aktivitete e Berishës.

"Hipokrizi totale e Berishës. Ne pamë që të gjitha ato primare u kualifikuan persona e Berishës nuk pati ndonjë surprizë. Në një parti që është kaos total, ku vula dhe financat janë në krahun e Bashës dhe Alibejat, janë një farsë. Farsë, e bërë për të garantuar se jam unë tani dhe kandidatët e bashkive i zgjedh unë tani. Me çfarë financash po përballohen gjithë ky aktivitet i Berishës? Tiranë, Dihet që Këlliçi është i preferuar i Metës.  Janë një pazar i pasur mes dy pazarxhinjëve.”, u shpreh Gjikondi.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm