Paçe me plëndës nga zonja Vjollca

Paçe me plëndës

Përbërësit:

500 gr plëndës  

1 qepë

1 karrotë

2 gjethe dafine

2 lugë gjelle miell

3 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

4 thelpinj hudhër

kripë dhe piper të zi

2 lugë gjelle uthull

1 lugë kafe piper I kuq

Përgatitja:

Pastrojmë plëndësin, I japim një valë dhe e derdhim ujin. E vendosim përsëri për të zierë duke vendosur në tenxhere 1 qepëtë ndarë në dy pjesë, ujë, karrotë, 2 gjethe dafine dhe e lëmë plëndësin të ziejë sëbashku me perimet duke shtuar dhe 1 lugë caj kripë pasi të jetë zierë pak. Pasi plëndësi të jetë zierë plotësisht largojmë plëndësin dhe e presim në kubikë të vegjël. Kullojmë lëngun dhe shtojmë plëndësin tek lëngu I kulluar dhe 1 gjethe dafinë. Në një tigan vendosim vaj, gjalp dhe kaurdisim miellin sat ë zverdhet shtojmë pak nga pak lëngun nga tenxherja. Shtojmë hudhrat,  përziejmë me uthullën dhe I shtojmë në tigan I përziejmë I lëmë të marrë valë dhe bashkojmë salcën me miell me lëngun në tenxhere. E lëmë të ziejë sëbashku me plëndësin për të marrë shijen sipas preferencave. Mund të shtojmë pak gjalp dhe vaj ulliri shtojmë 1 lugë kafe piper të kuq dhe e shtojmë tek tenxherja. E servirim duke shtuar pak piper të zi.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Blinken, Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë