Report Tv sjell pamjet me dron nga zona ku prit të ndërtohet resorti, një peizazh i rrallë ku laguna takon detin. Gardhi i famshëm i përplasjeve pranë Hidrovorit, të cilit pas protestave iu hoqën telat me gjemba, tashmë nuk ekziston më. Sot është hequr, nuk më as makineri, dhe pamjet e plazhit të virgjër janë mbresëlënëse.

Projekti ende nuk është finalizuar, pasi i pari është rrëzuar nga institucionet shqiptare, e i dyti është kthyer për ndryshime, por sipërfaqja ku ai do të shtrihet nuk ndryshon!

Në të përfshihet një zonë pyjore me pisha dhe 3 gjire plazhi, Dalan, Porto Novo dhe Hidrovor, të cilën ndodhen në të njëjtin brez ranor, në Zvërnec.

Toka ku do të shtrihet resorti, ndan detin Adriatik me Lagunën e Nartës. Vendndodhja e tij pranë një zonë me ndjeshmëri të lartë mjedisore, siç është Laguna e Nartës, ka ngjallur debate të shumta.

Zona ku resorti do të ndërtohet është peizazh i mbrojtur, i kategorisë së pestës, çka nuk kufizon aktivitetin ekonomik, social apo turistik. 


Lajmi kryesor:

‘Mbrojmë Nartën’, protestë në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit! Qytetarët: I japim zë flamingove, të anulohet projekti! Kauzës i bashkohet me not edhe Eva Buzo: Jam këtu për suport