Përplasja/ Arta Marku dhe Buhali kërkuan përjashtmin e Artur Metanit nga gara për Inspektor të Drejtësisë

Përplasja/ Arta Marku dhe Buhali kërkuan përjashtmin e Artur Metanit nga gara për Inspektor të Drejtësisë

TIRANË - Anëtaret e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Arta Marku dhe Margarita Buhali rezultojnë se kanë kërkuar përjashtimin Avokatit të Përgjithshëm i Shtetit Artur Metani nga gara për drejtimin e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ndërkaq, kryetari i KED Ardian Dvorani si dhe anëtarët Fatri Islamaj, Vitore Tusha, Fatjona Memçaj dhe Eriol Roshi kanë votuar pro lejimit të kandidimit të Artur Metanit për drejtimin e institucionit që do të hetojë shkeljet e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Përplasja ka ndodhur në korrik të këtij viti, ndërsa ditët e fundit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Kuvendit listën me 5 kandidatë për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, duke renditur të parin Artur Metanin, i ndjekur nga Sokol Stojani, Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja. Kuvendi duhet të zgjedhë njërin nga kandidatët me shumicë të cilësuar, ndryshe Artur Metani konsiderohet i miratuar.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë ndarë për çështjen Metani sa i takon ushtrimit postit të këshilltarit të Presidentit që ka mbajtur Metani nga viti 2002 deri në vitin 2012. Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, neni 199, pika 1 shkronja ‘dh’ parashikon që kandidati për Inspektor të Lartë i Drejtësisë nuk duhet të ketë mbajtur ‘funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit’. Sipas Arta Markut dhe Margarita Buhalit pozicioni i këshilltarit të Presidentit është politik. Dy anëtaret kanë sjellë si referenca ligjore nenin 30 të ligjit nr. 8549/1999 si dhe nenet 8 e 14 të të ligjit 8095/1996 si dhe një shkresë të Presidencës ku thotë se pozicioni i këshilltarit është politike. Gjithashtu, sipas tyre, ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në nenin 2, pika “ç’, ka sqaruar se të qenit pjesë e kabinetit të Presidentit është funksion politik.

Por, shumica e anëtarëve të KED mendojnë se pozicioni i Metanit si këshilltar i Presidentit nuk është politik. Sipas shumicës së anëtarëve, ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë nuk e specifikon se cilët këshilltarë, të cilëve kabinete të organeve shtetërore konsiderohen funksione politike. Shumica mendon se ligjvënësi jo rastësisht nuk e ka bërë këtë përcaktim në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, si e ka pacaktuar në ligjin për për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjithashtu, sipas shumicës, Presidenti sipas Kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk është politik. Sipas shumicës së anëtarëve të KED, kur Presidenti vetë nuk është politik, nuk mund të jetë funksion politik as këshilltari.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë)

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trusti geshtenjave: 27/12/2019 18:08

    Bravo Fatriu, njeri pa komplekse ndonese asistenti Argites ka votuar per vellain e Depytetes, per perseri u flak si limon i shtrydhur

    Përgjigju
    • Artan: 27/12/2019 18:52

      Haha ata perdoren te ziun, iku... Eshte turp qe Metani do vher ne krye te drejtesise...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë