Politikanë dhe ish-gardistë nuk kanë dorëzuar armët e zjarrit, precedenti ‘Strazimiri’

Politikanë dhe ish-gardistë nuk kanë dorëzuar armët e zjarrit, precedenti ‘Strazimiri’

Politikanë dhe ish-gardistë kanë refuzuar të dorëzojnë armët e zjarrit, në zbatim të ligjit nr. 74/2014 për armët. Qindra funksionarë dhe ish-funksionarë publikë, përfshirë deputetë, prokurorë, gjyqtarë, kryebashkiakë, ish-kryekomunarë, drejtorë, policia pyjore, hetimi tatimore, përmbarues, ish-gardistë e tjerë, janë pajisur me armë zjarri në bazë të ligjit të vitit 1992 për armët. Kuvendi miratoi një ligj të ri për armët në vitin 2014, i cili parashikonte dorëzimin e armëve nga të lartpërmendurit. Por, nga 350 zyrtarë të armatosur vetëm 168 dorëzuan pistoletat. Një rast flagrant ishte edhe ai i ish-deputetit të PD, Gent Strazimiri, i cili në vitin 2016 u fotografua me pistoletë në brez gjatë një proteste të PD-së kundër këndit të lojërave te Parku i Liqenit. Nisur nga ky rast Ministria e Brendshme, nisi disa lëvizje konkrete për dorëzimin e pistoletave.

Megjithatë, sot, ka ende funksionarë dhe ish-funksionarë, të cilët nuk kanë dorëzuar pistoletat. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport për auditimi të Gardës së Republikës, thekon ka një numër armësh të pa dorëzuara. “Për sa u përket armëve të evidentuara më parë të pa dorëzuara nga shtetasit e pajisur vite më parë në bazë të dispozitave që aktualisht janë shfuqizuar, për Gardën e Republikës rezultojnë një numër armësh të pa grumbulluara e administruara pranë këtij institucioni, për të cilat edhe pse janë lënë rekomandime të përsëritura nga Ministria e Brendshme, të pranuara, por të pa zbatuara plotësisht, nuk është mundësuar kthimi dhe administrimi i tyre në depot ushtarake të këtij institucioni”, thuhet në raport.

Sipas KLSH disa subjekte kanë deklaruar se i kanë humbur armët. “Sektori i armatimit i gardës, nuk ka marrë të gjitha masat administrative dhe ligjore për gjetjen e adresave të personave, bërjen dhe dokumentimin e kallëzimit penal për të gjithë personat si dhe nuk ka kërkuar në rrugë ligjore arkëtimin e vlerës së armës nga personat e rezultuar me armatim të pa dorëzuar apo të humbur”, thuhet në raport. Kontrolli i Lartë i Shtetit thekon në raport që ‘komandanti i Gardës së Republikës duhet t’u kërkojë zyrtarisht drejtorive vendore të policisë së shtetit për të gjetur adresat e personave që janë pajisur me armët luftarake dhe të ndiqen procedurat deri në bërjen hyrje në depot e Gardës së Republikës të armatimit dhe municionit të furnizuar sipas dispozitave që aktualisht kanë rënë nga fuqia”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 24/03/2020 12:18

    Edhe ata qe "e kane humbur"duhet,jo vetem te paguajne demin ne vlere, sepse nuk kane njoftuar ne kohe per "humbjen".pergjegjesia eshte penale. Ajo arme mund te jete bere arme krimi, mekoperture politike.

    Përgjigju
  • Tosi: 24/03/2020 10:49

    Po Strazua a e ka patllaken qe terrorizoi banoret tek kendi lojrave tek parku liqenit.

    Përgjigju
  • Robi: 23/03/2020 20:17

    Po komandanti i naziskineve te Mamurrasit Flamur Herman Geringu e ka dorzuar armen, po kryeperbindeshi i shqiperise Sali Lushe kundertanku a e ka dorzuar tankun me te cilin me nje tufe shpellaresh te armatosur terrorizoi Tiranen para disa vitesh.

    Përgjigju
  • Gardisti 21 janarit: 23/03/2020 17:40

    Rrofte komandant Berisha na beri me arme dhe na mbrojti

    Përgjigju
    • Keta qe nuk e direzojne !: 23/03/2020 18:15

      Duhet qe Populli qe nuk ben gje se e ka mendjen tek. Buka thate. dhe tek pjata e Supes . Ketyre Trimave vetem Burgu i Edukon..

  • Ben: 23/03/2020 14:18

    Nuk e kuptoj pse deputetet duhet te paisen me arme?E çuditshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë