Dhuna e 8 janarit në PD, Berisha gati 3 orë në Prokurori: Këtu më solli Rama, Basha i lidhur me vrasës dhe fondamentalistë! Armët nga selia i nxorri me makinën e tij

Rreth 3 orë ka qëndruar në Prokurorinë e Tiranës Sali Berisha për të dëshmuar mbi 3 orët e rënda të 8 janarit të kaluar para selisë së PD kur mbështetës të tij shqyen dyer e dritare dhe u futen me dhunë në parti deri në ndërhyrjen e policisë.

Në Prokurori Berisha tha se i informoi hetuesit për atë që ai e quan banda e Lulzim Bashës brenda në seli. Sipas tij ka pasur njerëz të armatosur në godinë atë ditë dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike.

Teksa e akuzon Lulzim Bashën edhe një herë si peng të Ramës, Sali Berisha pati edhe një thirrje për amerikanët. Ai u pyet për mesazhin e Escobar i cili dënoi dhunën në PD, dhe tha se ata që mbështesin Bashën më shpresën se po dëmtojnë atë, nuk i bëjnë llogaritë mirë. Ai kërkoi që amerikanët të mos jenë më me Bashën pasi ai është i lidhur me fondamentalistët.

Berisha paralajmëroi edhe një herë protesta të fuqishme, por këto do të duhet të presin pasi duke filluar nga e diela do të nisin takimet me qytetarët sipas tij, dhe ky tur hap siparin nga Shkodra.

Kryeministri Berisha u thirr në Prokurorinë e Tiranës dje dhe e konfirmoi pjesëmarrjen sot, ndërkohë që për mediat në përfundim të dëshmisë garantoi se do të jetë sa herë ta kërkojnë.

Po ashtu edhe deputeti Flamur Noka, pas daljes nga prokuroria, qendroi me të njëjtën linjë arsyetimi me Sali Berishën, ku tha se ai u mor në pyetje me urdhër të pengamrrësit të PD-së. Noka nga ana tjetër tha se i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë policinë e shtetit për dhunë ndaj demokratëve, ish-deputetin e PS-së, Spartak Brahon për përhapje paniku, si dhe drejtorin e drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, Sokol Bizhgën. Ndërkohë nesër "radha" është e kryedemokratit Lulzim Bashës dhe e numrit 2 të demokratëve, Gazment Bardhi, më konkretisht në orën 11:00 dhe 12:00.

Berisha nuk është në listën e personave të arrestuar apo të vënë në hetim për 8 janarit, ndonëse në pamjet e publikuara më herët nga Report Tv dukej qartë momenti kur ish-kryeministri i sinjalizonte protestuesit që të sulmonin godinën,në kohën që Basha mbante mbledhjen në katin e dytë. 

Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Çuditërisht për Sali Berishën asnjë akuzë.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike në të gjitha ambientet e selisë së PD-së e ndërsa dje me vendim të Gjykatës së Tiranës u liruan 34 të arrestuarit.

Çfarë ndodhi në 8 janar? E shtuna e kaluar ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi sërish në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:44
Noka flet pas marrjes në pyetje nga Prokuroria: U thirra nga pengmarrësi, ishte protesta më paqësore e zhvilluar ndonjëherë! Të hetohet policia për dhunën, Spartak Braho e Sokol Bizhga

Ka përfunduar deklaratën e tij në prokurori deputeti demokrat Flamur Noka, i thirrur për të dëshmuarsi person që ka dijeni për ngjarjet në protestën dhunshme të 8 janarit. Pas daljes nga prokuroria Noka u shpreh ajo ishte protesta më paqësore dhe më legjitime e zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. Sipas Nokës ai është thirrur në prokurori me urdhër të pengmarrësit, duke ju referuar Ramës. Noka tha se i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë dhunën barbare, të ushtruar sipas tij nga policia mbi demokratët, të hetojë Spartak Brahon për përhapje paniku se do të ketë vrasje deputetësh si dhe drejtorin e drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, Sokol Bizhgën.

'Data 8 janar e dëshmoi të qartësisht, pengmarrësin dhe pengun si dy persona minues të pluralizmit dhe demokracisë. Shqiptarët dhe ndërkombëtarët panë që bunkeri i krijuar në selinë e Partisë Demokratike ishte i ideuar nga pengmarrësit. Arsyeja e vetme ishte pengmarrja e opozitës. Sot me urdhër të pengmarrësit isha i thirrur në prokurori për një protestë demokratike, legjitime dhe më paqësore e zhvilluar ndonjëherë. Për cilësinë duhet të pyesni urdhëruesit. Prokuroria të hetojë për një mashtrim publik që pengu u ka bërë shqiptarëve më 18 dhjetor, duke gënjyer e mashtruar shqiptarët. I bëra thirrje prokurorisë të hetojë dhe dhunën e ushtruar barbare nga policia në shtëpinë e tyre, si dhe të hetojë një zjarrvënës si Spartak Braho duke shpikur lajme të rreme dhe duke krijuar panik. Si dhe i bëra thirrje të hetojë Sokol Bizhgën.'- tha Noka.

Ora 15:38
Berisha e mohon se ushtruan dhunë më 8 janar, PD i përgjigjet: Mundohet të gënjejë shqiptarët, e pa e gjithë bota që u urdhërua nga ai (VIDEO)

Partia Demokratike i është përgjigjur Sali Berishës pas dëshmisë që ai dha në prokurori për protestën e dhunshme të 8 janarit. Sali Berisha vijon të këmbëngulë se më 8 janar nuk kishte dhunë, ndërsa PD shkruan se ai u mundua të gënjejë sërish shqiptarët, por dhunën e ushtruar nga mbështetësit e tij e pa e gjithë bota.

“Mashtruesi kronik, sërish sot u mundua të gënjejë shqiptarët për atë që e gjithë bota e pa, dhunën e planifikuar dhe urdhëruar nga Sali Berisha. Por nuk është diçka e re, pasi që prej 9 shtatorit Sali Berisha veç ka gënjyer e mashtruar për hallin e tij të madh, për dosjen e tij ‘non grata’. Mashtrimet dhe gënjeshtrat e Berishës morën fund ditën në të cilën ai dështoi të merrte me vete në fatin e tij të zi Partinë Demokratike”, shkruan PD.

Ora 14:24
Escobar dënoi dhunën e tij, Berisha: Kush mendon se më dëmton mua duke mbështetur Bashën, nuk i bën llogaritë mirë

I pyet për mesazhin e të dërguar special të SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar i cili dënoi dhunë në PD, Berisha tha se ata që mbështesin Bashës më shpresën së po dëmtojnë atë, nuk i bëjnë llogaritë mirë.

“Duhet të rishqyrtohet se të mbështetës Lulzim Bashën jo vetëm mbështet një kufomë politike. Të mbështetës Bashën është përçmim e shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptarë. Të mbështetës Bashën nuk lufton Sali Berishën. Ata që mendojnë se po më dëmtojnë mua duke mbështetur Bashën nuk i bëjnë llogaritë mire. Eshtë njeriu më i degraduar në politikën shqiptare” tha Berisha 

Një ditë më parë Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ndërsa bëri të qartë se jo çdo çdokush që pretendon se është anëtar i PD është aleat i SHBA-ve për momentin.

Ora 14:08
I dështoi protesta, Berisha i rikthehet takimeve me qytetarët të dielën! Basha mbledh Këshillin të shtunën

Të hënën Sali Berisha do të jetë në sallën e parlamentit për seancën e parë që çel këtë sesion parlamentar. Teksa u pyet pas dëshmisë së tij në prokurori për protestën e dhunshme të 8 janarit, tubimi i radhës duket se do të jetë i largët. Ish-kryeministri nuk lajmëroi protestë, por iu rikthye takimeve me qytetarwt të dielën në orën 11.00 në pallatin e sporteve në Shkodër.

 “Takime të fuqishme me qytetarët – jo foltore. Në funksion të një strategjie të largimit të narkoshtetit, dhe të përgatitjes së terrenit për protesta të fuqishme. Nuk mundet të pajtohet populli me kufoma politike që u vjen era në gjithë Europën. Nuk mund të pranojë lidhje të tilla me krimin të gërshetuara qeveri dhe një grup i Bash bravës. Do të ketë pastaj tryeza të rrumbullakëta, në të cilat do elaborohen mendime për probleme të ndryshme. Pa asnjë lloj dyshimi selia do i rikthehet demokratëve”, tha Berisha

Ndërkohë, lëvizjet vijojnë edhe në selinë blu nga Lulzim Basha. Të shtunën në 16.30, do të mblidhet Këshilli Kombëtar në seli për të analizuar protestën por edhe për të miratuar një rregullore të brendshme të funksionit të Këshillit. Pika e tretë e diskutimeve është ajo për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Ora 14:00
Video ku PD e akuzon se udhëzoi me dorë protestuesit për dhunë, Berisha: I ftova të na bashkoheshin se ishin në rrugë

Në një video ku Partia Demokratike akuzon Sali Berishën se udhëzoi turmën e protestuesve drejt selisë blu për ta dhunuar duke e bërë shenjën me dorë, vetë Berisha tha se kjo nuk është e vërtetë, por se ai ia kishte bërë me dorë personave që po rrinin në rrugë që të afroheshin.

“ia bëra me dorë njerëzve që ishin në rrugë, të bashkoheshin, nuk drejtova njeri unë”, tha Berisha

Më herët kryetari i PD-së ka nxjerrë një video, ku sipas tij Berisha paralajmëroi, orkestroi dhe dirigjoi sulmin kundër PD.

 

 

VIDEO- Berisha fton turmen
Ora 13:50
Berisha: Më 8 janar në selinë e PD-së kishte njerëz të armatosur! Armët i nxorri Basha me makinën e tij

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se dëshmoi në Prokurori se brenda Selisë së PD kishte njerëz të armatosur në mbrojtje të Lulzim Bashës ndërkohë që armët sipas tij i largoi Basha me makinën e tij.

"Çështja tjetër që unë shtrova me forcë është se si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narkopolicia e Edi Ramës përdorte edhe banda e Lulzim Bravës. Një tjetër provë e bashkëpunimit të tyre. Armët i nxori nga selia Lulzim Brava me mjetin e tij. Ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armatosur brenda në seli", tha Berisha.

Ai tha se PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenerash, vrasësish dhe trafikantësh. 

"Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me banditë tregonte gjithçka se ç'ndodh në narkoshtet.  Fakti me flagrant është se sot, njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion nga anëtarësia e PD është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike. Së dyti Simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Ky është personi që për pazare personale dhe pasurim personal ishte i gatshëm siç e patë ju të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty.  Shkoni pyesni Veliajn se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se i kanë thënë atij që jemi marrë vesh me Lul Bravën. Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk shihet askund dhe ia dorëzoi Edi Ramës", tha Ish-Kryeministri.

Ora 13:49
Berisha akuza Gardës: Mbrojtët Bashën, kur ishte i rrethuar nga vrarës dhe trafikantë dhe heshtët

Sali Berisha ka sulmuar edhe Gardën e Republikës që mori në mbrojtje Lulzim Bashën gjatë prostatës së 8 janarit, duke thënë se ato e dinin se kryedemokrati ishte rrethuar nga vrasës dhe trafikantë dhe heshtën.

“Momenti tjetër që dëshmon shkrirjen në një të krimit, të Ramës e Lul Bravës është Garda. Basha në kundërshtim me ligjet mbrohet nga Garda, se si është i shkarkuar. Garda nuk mundet kurrë të qëndronin në mbrojtjet të një njeriu që mbante afër banditë. Një oficer Grade ka konstatuar se personi që po mbron është i rrethuar nga vrasës dhe trafikantë. Me fondamentalistë kuptoj persona që i përkisnin organizatave terroriste, persona që kanë qenë në Siri dhe janë kthyer”, tha Berisha.

Ora 13:44
Berisha pas deklarimit në prokurori: Basha, politikani i lidhur me vrasës dhe fondamentalistë, këtu më solli Rama

Sali Berisha ka folur pas deklarimit në prokurori. Ai tha se Basha është i lidhur me kriminelë dhe vrasës dhe se këtu e sholli Edi Rama.

I thirrur këtu me urdhër të kreut të meduzës erdha në respekt të parime me të cilat jam i mbrojtur., Ajo që dua tu them është se në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar për cdo mik dhe partner të Shqipërisë shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve dëshmia më flagrante e lidhjes së politikes me krimin ishte Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë  vrasësish dhe trafikantësh, pengmarrësish  fundamentalistesh. Kjo përben dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narkoshtetit  dhe lidhjeve të një politikani me krimin.

Ora 12:10
Protesta e 8 janarit, Flamur Noka mbërrin në prokurori

 

Flamur Noka është paraqitur në orën 12.00 në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar si person që ka dijeni për ngjarjet në protestën e 8 janarit. Noka është nën hetim nga policia për organizim të paligjshëm të tubimeve.

Ora 11:12
Berisha futet në prokurori: Këtu më solli Rama, Basha është vegël

Ish-Kryeministri Sali Berisha tashmë ka hyrë në prokurori dhe po jep dëhsminë e tij lidhur me ngjarjet e rënda të 8 janarit në selinë e PD. Në një prononcim nga shtëpia e tij kur doli për në prokurori Berisha tha se Berisha tha se para organit të akuzës do të dëshmojë bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit në narkoshtetin shqiptar që sipas tij doli qartë si drita e diellit me 8 janar.

"Për më shumë ju ftoj sapo të ndal nga dera e prokurorisë ku do ju informoj hollësisht. Ata i ka dërguar Rama. Thirrem nga Rama dhe jo Basha", tha Berisha.

Ora 10:00
U thirr nga Prokuroria për të dëshmuar për rolin e tij në protestën e dhunshme të 8 janarit, Berisha konfirmon prezencën

1642023473_protesta8janariSaliBerishaperplasjadeputetetgjekmarkajxhaferrajhumbjandjenjat13.jpeg

Sali Berisha do të jetë sot në orën 11:00 në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për rolin e tij në organizimi e protestës së dhunshme 8 janarit, ku u shkatërrua selia e PD-së. Berisha konfirmoi prezencën e tij, ndërsa në orën 12:00, i pranishëm në Prokurori për të dëshmuar do të jetë Flamur Noka.

J.SH./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fdsfds: 14/01/2022 08:48

    Kur do tashohim kete pleh prapa hekurave???? Te poshterohet ne pleqeri, ky mashtrues ordiner

    Përgjigju
  • Pjeter: 14/01/2022 07:22

    Armet i nxorti me makine? Jo jo,Rama e Basha,kan bo nje tunel sekret,qe kalon nga kryeministria deri tek selia e Shqupit,e nga andej tek ambasada E Herdoganit,tek Ajo Vucicit,ç'do gje e llogaritur mire.Vucici dergoi agjente sekrete qe rrine ne tunel dhe Basha,dha senjalin per te sulmuar Mulin,Sali Lushajn me gjith te birin e stresuar nga kokaina,kurse Herdogani ka dergu agjente civile me çadra pistoleta,per te penguar dhjemokratet e vertet, te zbritur nga stepat e qyteteruar te Vicidolit, ishin gati tia fusnin Saliun, por qelloi me fat,nuk ra shi ne daten 8 janar. Fiks fantazi berishiane, enkas per median shqiptare e per publikun shqiptar, ,bombe e vertet si lajm,per tu publikuar e ndjekur me vemendje.

    Përgjigju
  • Trrnakop Kacija: 13/01/2022 21:04

    O Olsian Cela o Elisabeta Imeraj i patet minjte ne dore dhe i leshuat.

    Përgjigju
  • Ehuu: 13/01/2022 19:25

    Spaska pas faj enveri qe ngeli ne pushtet 45 vjet. E kemi ne si popull perkrahim keta lloj individesh. Ketu e 30 vjet te njeten kenge kemi sala keshtu e sala ashtu

    Përgjigju
  • Gripi: 13/01/2022 18:58

    Fatkeqesia e ketij kombi filloi me pardesyte e bardha dhe po vazhdon me kostumet e zinj te po ketyre sarhoshve te zbritur nga malet dhe qe kerkojne revansh. Prokurorja Imeri nese nuk e ve nen akuze dhe te izoloje kete njeri qe gjeneron vetem dhune dhe fatkeqesi, atehere te marre vakixhen e duririt qe ka ardhur ne tirane dhe te kthehet nga ka ardhur. Eshte momenti qe prokuroret ose te tregohen trima dhe patriote me ideal per kombin ose te shporren nga drejtesia. Nuk mund te mbetet peng nje popull i disa monstrave si Berisha, Noka etj

    Përgjigju
  • Tirona: 13/01/2022 18:50

    Sale,çfare nuk nxorri Lul trapi nga makina.Pistoleta çader,legena bomba,akullore dinamit,vizore shkollash si shigjeta me helm e shume,shume mjete te tjera.Rrofte democracia o Sale dhe shtepia e lirise qe ne fact eshte shtepi kurvash.

    Përgjigju
  • shqupi: 13/01/2022 18:22

    te pakten nuk po degjojme me qe fajin e ka saliu.tani te dy keta pallat akuzojne edin.tani per 20 vjet do degjojme qe fajin e ka edi ah te qr se edhe para filmimeve ti thua nuk pati dhune e pastaj thua qe dhunen e beri luli me ndihmen e edit.o bastard ti vrave 4 vete me 21 janar por nuk te gjeti gje se kishe gjykatesit e plepave.tani ka cecua bicak:mos kujto se do ja hedhesh lehte tani qe je non grata

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 13/01/2022 17:35

    Kur do vij ajo dit te festoj pa kriminelin me te madh te te gjitha kohrave. Qeni i qenve pas hekurave do zoti,por e veshtir do jet,keto qe behen jan vetem per shou.

    Përgjigju
  • Vlora: 13/01/2022 16:10

    Sapo e ngjyeve pak gishtin tek prokuroria tani mbaje pak ne goje si cuco dhe beji mire llogarite. Une te sugjeroj te marresh nje apartament me qera atje afer qe mos te lodhesh se dhe plak je tani dhe na duhesh gjalle dhe keto dy vite sa te vesh si sheleg atje tek dhoma jote perfundimtare 2x1 m2.

    Përgjigju
    • tirona: 13/01/2022 17:19

      Ik ore Sali sallata se nuk e ka fajin Rama me lakrat qe ke ti ne koke. Ngjarja e dhunes u pa nga te gjithe dhe nuk ka nevoje per koment me genjeshtrat tuaja.

  • TA RRAS LALA: 13/01/2022 15:15

    Po si ka mundësi që vazhdohet e meret me ktë gërdall të dkaduar siç është Sali Bajga. Ky e ka vëndin vetëm në burg. E në ktë mënyr Shqipria bie në qetësi. E me futjen e kti buri në burg mbase zën mënd dhe politikanët e tjer e mendohen 2 her kur të bëjn pislliqet që ata bëjn me shumic.

    Përgjigju
  • Sifi: 13/01/2022 15:00

    Ti thuash USA se mbeshtet Bashen, per te luftuar Saliun nuk i ka bere llogarite mire, eshte e pabesueshme.Ky njeri ka arrit cdo cak te keq per vendin e tij.Kurre nuk fitoi zgjedhje .Gezoju prokuroreve dhe gjykatesve qe ke emeruar se ndryshe do e kishe dyshekun ne Rec.Prandaj shumica e shqiptareve kane filluar te humbin shpresen per denimin e keqdashesve te vendit dhe popullit te tyre.

    Përgjigju
  • Andarti me mask shqiptare: 13/01/2022 14:57

    Pse e leshuat? PSE E LESHUAT????? Ne asnje vend te botes nuk do sillej keshtu prokuroria ndaj nje organizatori te nje proteste te dhunshme. 'Po Donald Trumpi, qe organizoi proteste pothuajse identike ne Capitol, pse po hetohet ne gjendje te lire' do pyeshi dikush. Sepse Ameriken, ashtu si edhe Alvania, kontrollohen nga Sorrosi!!! S'BEHET KY VEND JOOOO... IKNI! Efharisto

    Përgjigju
  • Populli: 13/01/2022 11:50

    Bukur! Fillim i mire.. Dikur nuk perfillte organet ligjzbatuese..

    Përgjigju
    • SalPilafi: 13/01/2022 17:07

      Filloi nxemja hahaha

  • anna: 13/01/2022 11:39

    Mbajeni aty tradhetarin e gjithe kombit Shqipetar.

    Përgjigju
  • Kistra: 13/01/2022 11:00

    Do te vazhdoje spektakli me dy gishtat larte, pas gjykates ne prokurori.

    Përgjigju
    • Cubi: 13/01/2022 17:43

      O mir e ke ti por eshte e larget dita e shumpritur. Ka punuar si per vete qeni me kursantat e plepave. Skan byth ata ta kabin brenda qenin e shqiperia te festonte pafund.

    • Kol salata: 13/01/2022 17:36

      O Sali hajvani je bere si kurizua i Romes . Ik oplak matuf se boll e mastrove kete popull se nuk te beson njeri ty se te ka dale Boja ik meru me pak malok qe te kane mbetur ik ogermadhe se na ke car by.

  • Sondazhi i ditës:

    Katër vrasjet në bulevard, a është bërë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

John

Erdogan sërish sëmurë? Presidenti turk kërkon konsulencë nga mjeku izraelit