Konstituohet Shkodra/ Militantët e PD tensione me policinë, arrestohet kreu i FRPD, Ademi: Jam akoma kryebashkiake (Video)

SHKODËR- Është konstituar mes tensionesh këshilli bashkiak i Shkodrës. Kryetare e këtij Këshilli është zgjedhur Brisela Kadia me 42 vota pro, ndërsa dy prej tyre janë shpallur të pavlefshme. Po ashtu në këtë mbledhje janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët e tjerë. Ata janë Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj. Kryetarja e Re ka thënë se do të jetë e drejtë dhe e paanshme.

"Ky këshill fillon punë në një situatë të pazakonte, ku disa parti kanë lënë jashtë votuesit e tyre. Do të punojmë për të gjithë. Kjo detyrë që më është besuar do të jem e drejtë dhe e paanshme ne të drejtë të ligjit për të shërbyer për Shkodrën dhe shkodranët" ka thënë ndër të tjera Kadia. Ndërsa Jona Leqejza, Diana Muriqi, lush Marku, Blediana Nika, Hilmi Lakti, Jetmira Rraboshta, Andi Halluni, janë zgjedhur anëtar të qarkut Shkodër. Konstituimi I Këshillit Bashkiak është bërë në bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, që ishte  rrethuar nga policët,  e më pas nga militantët e PD të Shkodrës, Mirditës Kurbinit Lezhës e Matit që marshuan në këmbë nga prefektura drejt bibliotekës.


Teksa brenda Bibliotekës së Universitetit bëhej konstituimi ku i pranishëm ishte deputeti Tom Doshi, bashkë me deputetet Luan Harusha, Senida Mesi dhe zv ministrja e brendshme Romina Kuka, militantët e PD nisën përplasjet me policinë ku tentuan disa herë të çajnë kordonin, strategji e përdorur të protestat e dhunshme muajt e fundit.

Brenda e ambienteve të bibliotekës procesi për të zgjedhur këshillin bashkiak ka vijuar normalisht ndërsa militantët e PD kanë qëndruar deri në përfundim të këtij procesi ku më pas i kanë pritur me thirrje e ofendime këshilltarët e rinj, ku nuk munguan as shishet e hedhura në drejtim të deputetit Tom Doshi. Nga ana tjetër kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi nuk është parë në protestë pasi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në ambientet e bashkisë.Në fund të protestës ajo ka deklaruar se do të vijoi të jetë kryebashkiake deri në zgjedhjet që ajo i cilëson si të vërteta.

Partia Socialiste e afroi me dy ditë datën e konstituimit, vendim i cili erdhi pas tërheqjes nga marrja e detyrës të kandidatit fitues, Valdrin Pjetri. Ky i fundit, sipas PD është i dënuar në Itali me burg për drogë në vitin 2003, por nuk e kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. PD-ja publikoi dokumentet që vërtetonin vendimin e autoriteteve italiane, teksa fshehjen e dënimit, kreu i qeverisë e ka konsideruar një akt të patolerueshëm dhe njoftoi se deri sa të zbardhet e vërteta ligjore, PS dhe Pjetri i kanë rrugët e ndara.

Shkodra, një bastion i së djathës, i drejtuar së fundmi nga Voltana Ademi, është "kalaja" e fundit në drejtimin e PD-së, për të cilët këta të fundit duket se janë zotuar se nuk do ta lirojnë aq lehtë siç ka ndodhur në disa prej bashkive të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
Arrestimi i Bushatit/ PD: Vendim politik! Do e mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga 'pushtimi' i Rilindjes

Arrestimi i kreut të FRPD-së, Arvit Bushati, PD-ja e Shkodrës e ka cilësuar si vendim politik, teksa konstituimin e Këshillit Bashkiak, si një shfaqje të turpshme. Në një reagim për mediat, i cili duket se i ngjan atyre të kohërave të luftës, shkruhet se janë të gatshëm që ta mbrojnë me çdo kusht Shkodrës nga "pushtimi i Rilindjes".  Ajo çfarë ndodhi sot në kryeqendrën e veriut, dega e PD-së në Shkodër e ka konsideruar si një fitore të tyren.

"Shkodra,nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës ! Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës,e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak,asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së.  Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës.Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë. Të gjithë bashkëpër të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë", shkruan PD-ja e Shkodrës. 

Ora 14:42
Tensionet me policinë, arrestohet kreu i FRPD në Shkodër, Arvit Bushati

Pas protestës së degës së PD në Shkodër, ku nuk munguan as tensionet e provokuara nga militantët e kësaj partie, ka ardhur edhe arrestimi i parë. Bëhet fjalë për kreun e FRPD në Shkodër  Arvit Bushati. Në lidhje me këtë shoqërim një reagim të ashpër ka patur edhe ish-deputeti Bardh Spahia i cili ka debatuar me policinë.

"Ndalimi i Arvit Bushatit është i paligjshëm. Ishte i paligjshëm nga policë pa mandat dhe shenja dalluese" ka thënë ndër të tjera Bardh Spahia.

Militantët e PD kanë tentuar disa herë që të çajnë kordonin e policisë për të hyrë në ambientet ku po konstituohej Këshilli Bashkiak i PD. Më pas ata kanë qëlluar me sende të forta ndaj këshilltarëve të rinj dhe ndaj deputetit Tom Doshi në mmentin që kanë dalë jashtë. 

Ora 14:41
Senida Mesi: Pjetri do të japë llogari para ligjit, Këshilli Bashkiak vendos se kush do të administrojë Shkodrën

Ish-zv.kryeministrja, Senida Mesi, deputete socialiste në qarkun e Shkodrës, ka deklaruar duke përshëndetur konstituimin e Bashkisë së Shkodrës ka deklaruar se askush nuk do të dal mbi ligjin. Ajo ka komentuar edhe situatën e krijuar me kryebashkiakun e dalë në zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri duke thënë se ai do të japë llogari para ligjit si çdo qytetarë i lirë.

Në fund deputetja socialiste ka folur edhe mbi procedurat që do të vijojnë pas tërheqjes së Pjetrit për Bashkinë e Shkodrës ku ka thënë se tashmë që u konstituua këshilli Bashkiak, u takon atyre që të vendosin se kush do të administrojë bashkinë deri në zgjedhjet e pjesshme për të nxjerrë një kryetar të ri të bashkisë së Shkodrës.

"U uroj suksese, të gjithë këshilltarëve dhe ne jetën e tyre politike të përfaqësojnë vlera më të larta qytetarët dhe në respekt të ligjit të përfaqësojnë banorët e Shkodrës.Ne emër të PS garantoj opinion publik se do të dal dhe do te jetë mbi interesin politik dhe në zbatim të ligjit publik askush nuk është mbi ligjin. Shqipëria  po ecën përpara. Së shpejti do të kemi SPAK dhe BKH që do të kenë shumë punë. Valdrini do të përgjigjet para ligjit si çdo kush tjetër.. , duhet të kontrollohet institucionet të kontrollojnë individët e zgjedhur dhe të verifikojnë figurat. Të gjithë anëtarët e këshillave bashkiak. Është e rëndësishme që në këtë Shqipëri që aderon për ne BE tu thotë jo njerëzve që janë kundërshtim me ligjin. duhet të verifikohen të gjitha pavarësisht kohës moshës ku kanë marrë dënimin. Nuk duhet të jenë më pjesë. Ata kanë të drejtën ligjore për funksione te tjera, por jo politike në nivel të larta. Për kryetarin e Bashkisë,  Këshilli është i konstituuar. I takon atyre se si dhe kush do të administrojë Shkodrën. Dhe deri në zgjedhjet e radhës në Shkodër këshilli duhet të vendosi kush do të bëjë administrimin  e bashkisë. " ka thënë ajo. 

Ora 13:25
Bardhi: Konstituimi ishte një cirk i paligjshëm




Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i cili ndodhet në Shkodër ku udhëhoqi protestën e degës së PD në qyetin verior,  ka deklaruar se sipas tij protesta ishte qytetare dhe jo politike. Ndër të tjera Bardhi ka shtuar se Konstituimi i Këshillit Bashkiak sot në Shkodër ishte, një cirk i paligjshëm duke akuzuar qeverinë se po tenton të grabisë me krimin pushtetin vendor

“Protesta është një protestë qytetare, nuk është një protestë politike. Ajo që patë atje ishte një cirk i paligjshëm i një qeverie të paligjshme, që ka grabitur me krimin pushtetin qendror, sot tentoi të grabiste, po me krimin, pushtetin vendor. Në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë për ta gëzuar asnjë ditë”, deklaroi Bardhi.

Ora 13:15
Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Ademi: Kryebashkiake deri në zgjedhje të vërteta...


Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës në detyrë, Voltana Ademi ka reaguar pas takimit në zyrë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të  dalë nga 30 qershori, duke thënë se ajo do të vijojë të jetë kryetare e bashkisë deri në një moment të dytë ku sipas saj do të ketë zgjedhje të vërteta.Ademi në Shkodër ka deklaruar vazhdimisht se nuk do ta lirojë zyrën e saj ndryshe nga sa kanë bërë deri më tani krybashkiakët e djathtë të PD të cilët kanë liruar zyrat pa incidente.

"Jam e emocionuar që Shkodra i ka dhënë shembullin më të mirë..., votimet e 30 qershorit një farsë për të gjithë do të zhbëhen. e thotë populli. dhe sot në këtë mbledhje farsë, celule kriminale farsë po të duam , askush nuk mundet të dal mbi vullnetin e njerzve. Nuk lejmë askënd që të uzurpojë qytetin dhe Shqipërinë. E kanë njerzit në dorë, shkodranët e demostrojnë dhe i falenderoj. Shkodra meriton shumë. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta duam qytetin, do të kem detyrën dhe përgjegjësin të jem kryebashkiake deri në momentin për të gjithë ne ku ne do të sigurojmë zgjedhje të vërteta të rregullta të zgjedhin të lirë. Edhe për keshillin bashkiak për të gjithë vendin. Ne nuk e lejojmë. Përpjekja jonë vazhdon e kjo e sotmja është demostrim i të vërtetës. E vërtetë e dhimbshme, betejë që do të vazhdojë. Ne kemi popullin. Vetëm qytetarët qeverisën vendin. dua të vazhdoj bashkë" ka thënë Voltana Ademi.

Ora 12:45
Voltana Ademi e 'kyçur' në bashki, Gazmend Bardhi dhe ish-deputetët e PD i shkojnë në zyrë: Po takojmë kryebashkiaken legjitime

Për gjatë gjithë protestës së PD në Shkodër ku nuk kanë munguar edhe tensionet me policinë, mesa duket Voltana Ademi i ka ndjekur nga zyra e saj në Bashkinë e Shkodrës. Ajo nuk ka dalë për asnjë moment nga zyra, ndrësa pas protestës Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dhe përfaqësues të tjerë të PD kanë shkuar në zyrën e saj për ta takuar.

"Po shkojmë të takojmë kryebashkiaken legjitime"  ka thënë Bardhi.

Ndërkohë nga ana tjetër Këshilli Bashkiak me shumicë socialiste është konstituuar pa probleme.

Ora 12:35
Militantët e PD qëllojnë me shishe uji deputetin Tom Doshi dhe ndjekin nga pas anëtarët e Këshillit Bashkiak

Sapo kanë dalë nga mbledhje ku u konstituua Këshilli Bashkiak i Shkodrës, militantët e PD kanë nisur sulmet ndaj deputetit Tom Doshi, përfaqësuesve të PS dhe këshilltarëve të tjerë që ishin brenda mbledhjes. Në një moment një nga protestuesi hedh edhe një shishe me ujë ndaj deputetit Tom Doshi. Ndërkohë kanë qenë truprojat e deputetit që kanë bërë të mundur që të ndalojnë protestuesit t'i afrohen deputetit. 

Në një deklaratë shumë të shkurtër Doshi ka thënë se aty vjen si aleat i PS dhe se vendimet i merr kryeministri Rama. Më pas Doshi dhe këshilltarët e tjerë të konstituuar kanë vazhduar rrugën për të shkuar më pas në ambientet e një lokali. Ndërsa militantët e PD i kanë ndjekur nga pas me thirrje fyese dhe kundër tyre.

Ora 12:20
'Jeni turp...', përfaqësuesja e PD shpërthen në akuza brenda ambienteve ku po konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës

Përfaqësuesja e PD dhe kryetarja e qarkut të Shkodrës, Greta Bardeli edhe pse është lejuar paqësisht që të hyjë brenda ambienteve ku po konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, është ngritur në mes të mbledhjes dhe ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste dhe mbledhjes që po organizohet.

" Kjo është mbledhje ilegjitime. Keni shkelur me këmbë për 45 vite qytetin tim. Do mabni përgjegjësi jo vetëm kushtetuese por edhe penale. Është turp" ka thënë Greta Bardeli.

 

Ora 12:20
Zgjidhet me 47 Vota kryetare e këshillit bashkiak Shkodër, Brisela Kadia, zgjidhen edhe tre nënkryetar

Është zgjedhur me 47 Vota kryetare e këshillit bashkiak Shkodër,  Brisela Kadia, ndërsa dy vota kanë qenë të pavlefshme. Po kështu janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët e Këshilli Bashkiak. Ata janë Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj.

Kryetarja e Re ka thënë se do të jetë e drejtë dhe e paanshme.

" Ky këshill fillon punë në një situatë të pazakonte, ku disa parti kanë lënë jashtë votuesit e tyre. Do të punojmë për të gjithë. Kjo detyrë që më është besuar do të jem e drejtë dhe e paanshme ne të drejtë të ligjit për të shërbyer për Shkodren dhe shkodranët" ka thënë ndër të tjera Kadia.

 

Ora 11:31
Tensione në protestë/ Militantët e PD tentojnë të hyjnë brenda ambjenteve ku po Konstituohet Këshilli Bashkiak

Militantët e Partisë Demokratike kanë krijuar tensione në protestë pasi kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë dhe të hyjnë në brendësi të bibliotekës së Universitetit 'Luigj Gurakuqi' ku po zhvillohet mbledhja e konstituimit të Këshillit të ri të Bashkisë së Shkodrës. Në këtë grup militantësh që po shtyhen me policinë është edhe ish-deputeti Bardh Spahia. Deri më tani ka patur 4 tentativa për të çarë kordonin e parë të policisë, megjithatë ka qenë e pamundur.

Ora 10:57
Nis marshimi i PD kundër Konstituimit të Këshillit Bashkiak, Voltana Ademi nuk del nga zyra

Ka nisur marshimi i militantëve të PD, të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nga Prefektura në drejtim të Bibliotekës  së Universitetit të Shkodrës ku do të Konstituohet Këshilli Bashkiak.

Ndërkohë kryetarja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ende nuk është parë në protestë. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, bën me dije se ajo është në zyrën e saj.

Ora 10:50
Vendi i konstituimit të Këshillit Bashkiak, rrethohet nga të rinjtë e PD me shirit policie

Një grup të rinj, mbështetës të Partisë Demokratike në Shkodër, kanë zgjehdur të protestojnë ndryshe nga të pranishmit e tjerë që thërrasin 'Rama ik'. Ata me anë të një shirit që përdoret për rrethuar vendet ku ndodhin ngjarje, kanë rrethuar Bibliotekën e Univeristetit ku pritet të Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës.

Sipas këtyre të rinjve ky Konstituim është një skenar jo legjitim dhe që përfaqëson një pakicë.

Ora 10:46
'Rama ik...', nis protesta e PD, Bardh Spahia: Ta harrojnë marrjen e Shkodrës

Me thirrjet 'Rama ik' ka nisur protesta e militantëve të PD në Shkodër kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të kësaj Bashkie. Në këtë protestë kanë qenë të pranishëm edhe ish-deputetët e PD, mes tyre edhe Bardh Spahia, i cili ka thënë se nuk ka ndonjë skenar por vetëm një protestë e qetë kundër konstituimit. Ai ndër të tjera ka deklaruar se PS nuk mund të marrë në dorë Shkodrën me 5 % të votave.

" Sot Shkodra është në shesh kundër farsës së 30 qershorit është e turpshme. Ata nuk arritën të marrin 5% të votave. Nuk patën kurajo të ngrinin zërin kundër krimit e sot të përfaqësojnë Shkodrën. Përgjigjen e dhanë me datën 30 qershor. Sot duhet të ishte dita e reflektimit nga ana e PS. të ktheheshin tek interesat e Shkodrës. Nesër është vonë do të përballen me protestën e madhe. Nuk ka skenar është e qetë." ka thënë Bardh Spahia.

Ndërkohë ish-deputeti Romeu Kurakuqi ka deklaruar se kryeministri Rama e do Shkodrën vetëm për interesa të veta.

"U bej thirrje bashkëqytetarëve që pranuan që të bëhen pjesë e kandidatëve ët PS, kundër linjës së PS në Shkodër. Rezulton Këshill bashkiak monist të dorëhiqen në bllok nuk behet Shkodra pjesë e lojës. do vijë duke u përmbysur dhe duke u shkatërrura. U bëj thirrje qytetarëve që të vijnë të mblidhen.  Të bashkohen me ne, të hapin rrugën për zgjedhje të lira të ndershme. në një ditë kushtetuese. Rama e ka dasht shqipnin sipas interesave te tij dhe te deputeteve. A i kerkon te kape edhe Shkodrën. Ka një agjende te uzurpimit dhe te transformimit të pronësisë publike. Në Shkodër nuk ka pronësi jo private." ka deklaruar Gurakuqi.

Ora 10:20
I liroi pa incidente zyrën Ndreut, ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj i bashkohet protestës së PD në Shkodër

Vijon grumbullimi i militantëve të PD në Shkodër për të protestuar kundër Konstituimit të Këshillit Bashkiak. Këtij tubimi i është bashkuar edhe ish-kryetari i Lezhës. Fran Frrokaj. Ky i fundit në bashkinë e Lezhës i liroi vendin pa incidente kryetarit të ri të dalë në zgjedhjet e 30 qershorit, Pjrin Ndreu.

Po ashtu në këtë protestë do të marrin pjesë edhe ish-deputetët e Pd, Izmir Ulqinaku e Bardh Spahia si dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gamend Bardhi.

Ora 10:19
Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër/ Mblidhen për protestë militantët e parë të PD, Voltana Ademi në zyrë

Janë mbledhur pranë Universitetit të Shkodrës, militantët e parë të Partisë Demokratike në këtë qytet, të cilët pritet të protestojnë kundër konstituimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Shkodrës të dalë në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërkohë Këshilli do të konstituohet pranë bibliotekës së Univeristetit të Shkodrës pasi vendi u ndryshua për shkak të protestës.

E vetmja pikë që nuk do të diskutohet në mbledhjen e konstituimit është ajo e kryetari të bashkisë, Valdrin Pjetri i cili u tërhoq për shkak të akuzave të PD për një dënim të marrë vite më parë për lëndë narkotike në Itali. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, bën me dije se kryetar i këshillit të Bashkisë Shkodër pritet të emërohet Brisela Kadia, ndërsa dy nën kryetarët pritet të zgjidhen Arvit Osja dhe Tereza Brigja.

Ndërkohë në protestën e PD pritet të marrin pjesë të gjithë ish-deputetët e PD në qarkun e Shkodrës di dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Nga ana tjetër, krybashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka shkuar në zyrë dhe po vijon punën si ditët e tjera, ndërsa më pas pritet t'i bashkohet protestës së PD.

E.L./G.M./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Popull: 20/08/2019 01:21

    O BURRA EDHE NJEHERE ME FORT NESER PER RREZIMIN E RAMES SIMBOL I HAJDUTERISE KRIMIT DHE DROGES

    Përgjigju
  • Liku: 19/08/2019 18:12

    Fajin nuk e ka Voltana. Ajo sot do ishte e shkarkuar por e ka fajin Rama qe pruni ne Shkoder nje drogaxhi. Toma ban si i fort por para banda ul kryt si m*t.

    Përgjigju
  • Voltareni: 19/08/2019 16:06

    Ndero nr. e syzeve Tana se ta merr me miza.

    Përgjigju
  • IDJOT I LER rexhep leka [ kepi ]: 19/08/2019 15:48

    O pd a keni tru në kok po pse shkodran i quan ti malokët e ardhur nga malsia madhe me nga 2 klas shkoll. Po voltana juaj ka bo qef në bashki filipin voltana e ka majt si mzat e me taksapagusit shkodran tan qefin e bsn me filipin. Shkodrën e ka katandis si mos më keq haroje voltana të keqen nana se ska mo filip me ta hip.

    Përgjigju
  • Shkodran i vjeter: 19/08/2019 15:36

    O bardh spahija ca bAn si I fort o qen si I fjet ne ate menyr dhe e prek me dore inspektorin e policis? Po ka faj ai qe nuk nxjerr pistoleten e te heq qafe. Boll e shkaterrut shkodren me ate voltanen qe e ka mendjen te dsshnort. Asht ba shkodra mush me gropa nji hajt nuk e ka ba . Dhe rrugen e velipojs e bllokoj turp

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 19/08/2019 15:32

    As I ati e as e jema,nuk ta lane trashigim kete post sundues,Ky vend qeverises merret vetem nga sovrani,jo nga rruga e rrugaqet.Te kaloi mandadi I sovranit,Asnje minut nuk ke te drejte as politike e as kombetare te qendrosh me aty.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 19/08/2019 15:19

    Bardh aspahia i biri Alise Bashkpuntor i Sigutomit te Shtetit... natyrisht dhe shake Voltan Ademi qe ktheu Bashkine ne orgji... nuk kidhte si mungonte b... q.... Kavajes Gazmend Bardhi,,,

    Përgjigju
  • VVVV: 19/08/2019 15:09

    Voltana kryetare bashkie je e do jesh por ke shpia jote atje bej kryetarllik sot e tutje.

    Përgjigju
  • Qytetari i vjetër Shkodran pa parti: 19/08/2019 14:25

    Thojne protestoj e gjithe shkodra . Jo mor jo nuk protestoj e gjithe shkodra sepse qytetare te saj jam edhe une , e shume si une . Protestuan militantet e Pd qe kane ozurpu te gjithe bashkine e Shkodres nga Vermoshi e deri Velipoje .

    Përgjigju
  • Aleanca e Prostitutave dhe Qelbaçéve : PD + LSI + LZHK + Fatmir HALE Mediu + Agron KRIM Duka: 19/08/2019 13:40

    Ikët ppër LESH BUBI e PD KRIMIT dhe LSI Hajdutérisé bashké me PULARINË e KRIMIT të ORGANIZUAR të Agron Dukët dhe VEZËT e KRIMIT, që NUK i PAGUAN SHTETIT SHQIPTAR asnjë TAKSË , por ka 15 VJET që Agron KRIMI bën EVAZION FISKAL dhe i bën "KARSHILLIK" SHTETIT SHQIPTAR!!!!! DO ta shikojmë kur të Filloj PUNË SPAK dhe BKH , sepse Agron KRIM Duka është në LISTËN e ZEZË të SHBA(USA) , FBI dhe DASH , dhe DOSJA E ZEZË KRIMINALE , me MIJËRA FAQE e Agron Dukës po pret në US EMBASSY (AMBASADËN AMERIKANE ) , dhe do ti Dorëzohet SPAKut , sapo të fillojë PUNËN !

    Përgjigju
  • tani: 19/08/2019 13:01

    BARDH SPAHIJA o idiot,mendo nje here se ku e cuat Shkodren mor hajduta,vrasesa te qytetit.Asnjehera ne historin ma teper se 2500vjecare te Shkodres ajo tashma ka humbur gjithecka,Familjet e vjetra shkodrane ,intelektualet e shumte jane largu nga ky qytet qe vjet emergjence totalen ne nje kohe kur me pak se 30vjet eshte drejtu nga PD e kryebashkiaket e sajBashkija,ujsjellesi,policia bashkiake jane vende pune te militantave te njohur te PD E JANE NJEKOHESISHT EDHE DETASHMENTI KRYESOR I PD NE SHKODERato jane me teper se vete.Duhet dhe asht e nevojshme qe ato duhen te largohen sa me pare nga puna e nje pjese e tyre ato qe ne protestat e PD kan thyer ligjet e shtetit apo kan rrezikuar jeten e personave te ndryshem te mos perfshihen e as te punesohen ne ndermarrje shteteroreSa me shpejt aq me mire.Qe neser e shoqeruar nga banda e qytetit e nen vezhgimin e forte te organeve te ruajtjes rendit kryetarja e kshilli bashkiak te filloj punen normalisht.Militantet e perkrahesit e PD ne Shkoder duhet ta kuptojne se ato nuk jane mbi ligjin e se PD po shfrytezon ato per antikomunizmin e tyre ne dobi te interesave te saja.Asnjehere ne historin parlamentare shqiptare Shkodra nuk eshte perfaqesuar ne parlament me parlamentar kaq te paafte,kaq intriganta e cinike.

    Përgjigju
  • HDHDJ: 19/08/2019 12:42

    O kurvat e PD iket per lesh perfundimisht. Posht PD posht legenat dhe llumbi PD.

    Përgjigju
  • Bahri: 19/08/2019 12:24

    Nuk perfaqsoni shkodren ju o ordiner deri tesh e mbajten kriminelet po iku ajo koh.. koha per ndryshim qoji ato pes protesues bark that t han ndonji pilaf Rama rri!!! Rama rri!!! Rama rri!!!

    Përgjigju
  • shkodrani: 19/08/2019 10:58

    O qun kurve harroje se do ta mbani me Shkodren!e mbajtet per 28 vite dhe eshte qyteti me I varfer ne gjith Shqiperine

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 19/08/2019 13:11

      O Shkodran - me vjen keq po ju i keni fajet vet / perderisa nuk merreni vesh me njeri tjetrin, perderisa doni ti nxjerrni sut njeri tjetrit, perderisa e veisni njeri tjetrin kot fare, perderisa dhunoni e terrorrizoni njeri tjetrin keshtu do mbeteni - fundi i legenit. Duhet te kthjelleni, duhet Shkodranet te ruajne e te duan Shkodren - Duhet qe ne Shkoder te mbajne rend Shkodranet e jo "malesia e Shkodres - qe nuk ka njerez me te lig e me te poshter" - Le te bashkohen intelektualet e Shkodres, le te bashkohen edhe gangsterat e Shkodres per Shkodren ( fatkeqesisht duhen edhe ata ) - e atehere i rregulloni punet - deri atehere nuk keni per ku kthjelle.