Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestën e PD, ditën e sotme, ku një numër i vogël militantët besnikë të Sali Berishës u mblodhën para Kryeministrisë.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, se Berisha nuk ka numra për të ardhur në pushtet, ndërsa theksoi se thelbi i politikës është vota dhe mbështetja popullore.
‘Tani kujtojnë këta që me fjalimet që mbajnë atje realizojnë vetveten, jo. Numri tregon që s’kanë forcë në politikë, në funksion të votës, primar është numri i votuesve, jo ideja, mund të kesh ide shumë të mëdha, por nuk ke numër votuesish, ka marrë fund. Është tek vota, te numri, po ai është thelbi, të tjerat janë poezi ose një reklamë për vetveten. Unë nuk po flas për idetë, s’merrem me analizën e ideve por me përkrahjen dhe përkrahjen e kanë të vogël, përkrahjen popullore po flas.
Ja të bëhet prova, le t’i thërrasë Rama nesër dhe të shikosh sa dalin nga partia tjetër. Politika është interes, mori fund, ke apo s’ke interes dhe interesi është shumë i lidhur, pastaj cili është interesi, ardhja në pushtet. Pra interesi është marrja e pushtetit, por pushteti politik nuk është një dëshirë e zakonshme, shpesh herë ka kaluar në patologji, që do të thotë në sëmundje’, tha ai.
Sipas tij, përkrahja reale e qytetarëve dhe numri i votuesve duhet të jenë kriteri kryesor i matjes së forcës së çdo partie. Ai theksoi se me këto numra që ka Berisha nuk nxjerr dot as një deputet në zgjedhje.
‘Ja shikojeni, nuk është numër ai që të tremb kundërshtarin ose që shqetëson kundërshtarin. S’kanë forcë, edhe njëherë po e themi, në politikë në funksion të zgjedhjes parlamentare është numri i votuesve, ai t’i jep deputetët, merr fund, me sa shikojmë këtë me këtë numër, këta nuk nxjerrin dot asnjë deputetë’, tha ai.
Ngjela u ndal edhe tek vizita e vizita e Ivanka Trump, vajzës së Presidentit Donald Trump, pak ditë më parë në Shqipëri.
‘Erdhi një person i rëndësishëm i familjes presidentit apo jo në Shqipëri, Ivanka Trump dhe nuk u prit aq thjeshtë. U prit në nivel të lartë. Pse? Se ishte vajza e presidentit’, tha ai.
Komente







