Protesta te Bashkia, Çollaku për Report Tv: Po përdoret nga Arben Ahmetaj kundër Veliajt, demokratët të qëndrojnë larg luftës civile brenda PS

Protesta te Bashkia, Çollaku për Report Tv: Po përdoret nga Arben Ahmetaj kundër Veliajt, demokratët të qëndrojnë larg luftës civile brenda PS

Kreshnik Çollaku për Report Tv

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në një intervistë për Report Tv ka komentuar protestat para Bashkisë së Tiranës, duke u bërë thirrje demokratëve që të mos përdoren si ‘mish për top’ në këtë histori.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku thotë se protesta po përdoret nga Arben Ahmetaj dhe njerëz të tjerë në Partinë Socialiste kundër Erion Veliajt. Nënkryetari i PD u bën thirrje demokratëve që të qëndrojnë larg këtyre skenave, që sipas tij është qartë një luftë civile mes socialistëve për pushtet.

“Rasti i bashkisë është një rast flagrant, vënia para përgjegjësisë të drejtorëve dhe shkuarja e Veliajt është një histori e rëndë. Duhet mbështetur edhe këtu SPAK që t’i shkojë deri në fund kësaj afere. Është një protestë me një përmbajtje dhe përbërje jo të qartë. Nuk mund ta mohojmë se ka nisur një luftë civile brenda PS. Nuk do doja që opozita të përdoret si mish për top, ata demokratë e besojnë kauzën, por s’do doja të përdoreshin nga skemat e Ahmetajt për të sulmuar Erion Veliajn, as nga lidershipi i Metës që mesa duket është vetë objekti i SPAK, demokratët duhet ti qëndrojnë larg këtyre skenave, loja pushteti mes grupeve të majta, luftës cilivile brenda së majtës”, u shpreh Çollaku.

Çollaku thotë se e vetmja gjë që duhet të bëjnë demokratët është që të mbështesin SPAK që t’i shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve.

“Në protestën para bashkisë ka mbështetje edhe brenda segmenteve të mazhorancës që ndjenë rivalitet me Erion Veliajn. Është luftë civile brenda PS, lëreni të hanë kokat e tyre. Demokratët janë të keqpërdorur në këtë histori. Jam shumë hezitues për të lexuar një protestë e cila drejtohet nga LSI, përfshin disa deputetë demokratë, përdor disa demokratë që kapen me policë dhe furnizohet me informacione që sjell Ahmetaj nga emigracioni apo grupe të tjera që kanë rivalitet brenda PS. SPAK duhet t’i shkojë deri ë fund kësaj historie”, tha Çollaku për Report Tv.

Sa i takon listës së deputetëve për zgjedhjet e 2025, Çollaku tha se shumë shpejt do të jetë gati.

“Ka një vonesë disa javore nga për shkak të disa vonesave në formatin e organizimit të partisë, pak degë kanë mbetur mbrapa në këtë aktivitet. Do jemi gatshëm pa nisur vera që të kemi programin elektoral dhe listat e deputetëve. Çështje javësh, para se të nisë vera”, theksoi Çollaku.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Egnatia siguroi finalen, Edlir Tetova: Vllaznia s'na vuri në presion! Thomas Brdaric: Fillim i keq për ne

Egnatia siguroi finalen, Edlir Tetova: Vllaznia s'na vuri në presion! Thomas Brdaric: Fillim i keq për ne