Kreshnik Spahiu: Pse Berisha fiton vetëm në gjykatat e Shqipërisë por humb në Paris, Londër, Washington?

Kreshnik Spahiu: Pse Berisha fiton vetëm në gjykatat e Shqipërisë por humb në Paris, Londër, Washington?

Sali Berisha

Berisha fiton çështje penale vetëm në gjykatat shqiptare të cilat sipas tij, i kontrrollon Rama dhe humb në çdo gjykatë të huaj ku Rama s’ka asnjë ndikim.

Sot Gjykata e apelit në Londër vendosi: Rrëzimin e pretendimeve të Sali Berishës për heqjen nga lista e zezë Non-Grata.

Kjo është gjykata e tretë e huaj që vendos kundër Berishës.

3 vjet më parë Berisha ju drejtua Gjykatës franceze në Paris kundër vendimit SHBA për shpalljen e tij Non-Grata dyke akuzuar sekretarin e shtetit Antony Blinken për shpifje.

Edhe në Paris kishte të njëjtin fat të keq si në Londër apo Washington.

Një tjetër gjykatë amerikane vendosi kundër familjes Berisha për dosjen Gërdeci pak vite më parë.

E gjitha drejtësia amerikane dhe europiane po vendos kundër Berishës. Ky do dali në mbrëmje në ballkon dhe do thotë i bleu SOROS: Londrën, Parisin, Washingtonin dhe BE.

Verdikti britanik, francez apo amerikan janë një këmbanë për drejtsinë shpitare e cila nguton ta vendos nën akuzë, e lë majë ballkonit dhe i kthen vulën.

Berisha çdo ditë akuzon gjykatat dhe prokurorinë si bandat apo organizata kriminale të Edi Ramës, por harron të thotë: Pse Rama po i urdhëron bandat e tij:
- mos e arrestojne me burg
- mos i komunikojne akuzë penale
- mos e dërgojne çeshtjen për gjykim
- mos e trazojne kur bën mitingje
- mos i ngacmojnë familjen
- mos ja prekun bizneset
- t’ja kthejnë vulën

Po pse Berisha fiton në Shqiprine e Edi Ramës dhe humb në perëndim?

A kishte interes që Rama, t’ja jap vulën Berishës?

Poooo, Sigurisht që kishte shumë interes.
Për aq kohë sa lider opozite të jetë Berisha, aq gjatë do vazhdojë Rama në pushtet. Madje duke pasur parasysh që PD do kalojë tek Argita, aq më shumë motive ka Rama ta mbrojë establishmentin dhe skemën fituese.
Me Argitën, Rama mbretëron deri në 2044.
Garancia e familjes Berisha sot, quhet Edi Rama

Por, a ka humbur Amerika dhe Anglia luftën me Berishën?

Jo aspak. Beteja ende nuk ka filluar sepse ambasadori i ri i SHBA vjen në korrik me anxhendë më radikale se Yuri Kim.
Në pamundësi për ti larguar me votë sepse zgjedhjet manipulohen me parimin: “Populli voton, Rama-Berisha numëron”, kanë gjetur çelsin e kyçjes me SPAK. Ky model u përdor nga prokurorët soecial në Maqedoninë e veriut, Kroaci, Rumani, Bosnje, Bullgari, Kosovë.

Amerikanët kanë vetëm zgjidhje ti prangosin kundërshtarët e interesave kombëtare shqiptare dhe amerikane në rajon.
Amerika, Angliia, Franca, Brukseli nuk mund humbasin luftën me Berishën, sepse kanë parashikuar 10 vjet përpara hapat e Berishës. Jo rastësisht Amerika dhe Anglia i kanë shpallur vajzën Non-Grata Argita Berishën përpara babait të saj.

Amerika e dinte planin B të Sali Berishës për ta trashëguar partinë tek vajza.
Sigurisht që s’është rastësi pse Katerina vajza e Vladimir Putin u shpall Non-Grata njësoj si vajza e Berishës. Vetëm Berisha dhe Putin janë shpallur në listën e zezë me 3 breza gjaku.
Kush s’do ta kuptoj, le të duroj deri në Prill 2025.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm edhe Rama

PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm edhe Rama