Qëlloi me kallashnikov ndaj dy policëve të Komisariatit nr.6, ekstradohet nga Parisi 37 vjeçari (EMRI)

TIRANË - Është ekstraduar në Tiranë një 37 vjeçar nga Shkodra i përfshirë në ngjarje kriminale në vitin 2022. Shpëtim Kraja, 37 vjeç në vitin 2022 qëlloi me breshëri kallashnikovi ndaj 2 efektivëve të policisë në Qafë Kashar, në fshatin Arrameras, pasi këta të fundit i bën me shenjë Krajës të ndalonte, teksa udhëtonte me automjet.

37 vjeçari ishte në makinën e vjedhur tip Benz së bashku me dy shtetas të tjerë. Përveç kësaj ngjarjeje, Kraja akuzohet edhe për kryerjen e 5 vjedhjeve.

'Nga hetimet dyshohet se shtetasi Sh. K., më datë 14.01.2022, në fshatin Arrameras, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 2 punonjësve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi 37-vjeçari lëvizte së bashku me 2 shtetas të tjerë, me një automjet tip “Benz”, të vjedhur në Vorë.

37-vjeçari akuzohet gjithashtu si bashkëpunëtor për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.', thuhet në njoftimin e policisë.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Kurbinit i caktoi masën e arrestit në burg për disa vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Në ngjarjen e janarit të vitit 2022 në Qafë Kashar, policia i ka bërë shenjë që të ndalojë makinë, por shoferi nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, makina është përplasur me një bordurë dhe Ibrahim Difaj dhe Shpëtim Kraja kanë dalë dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të policëve, të cilët më pas duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.

Kjo ngjarje shërbeu për të zbuluar në atë kohë një atentat të dështuar, teksa Ibrahim Difaj së bashku me një tjetër ishin paguar nga 20 mijë euro për të eliminuar punonjësin e hidrovorit të Lezhës, Alfred Gjoka. Ky i fundit nuk mbeti i lënduar, vetëm kamionçina në të cilin po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale. Ndërkohë policia më pas arrestoi vrasësin me pagesë Ibrahim Difaj.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Turistet çeke humbin rrugën në fshatin Nivicë, pas disa orë kërkimi policia iu vjen në ndihmë

Himarë/ Turistet çeke humbin rrugën në fshatin Nivicë, pas disa orë kërkimi policia iu vjen në ndihmë