Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani kërkon një opozitë të përgjegjshme, atdhetare dhe të vendosur për të fituar përballë kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputeti demokrat kërkon që opozita shqiptare të marrë shembull nga ajo ruse dhe turke për  të mundur Edi Ramën.

"Kete jave, ne Rusi, ka patur zgjedhje lokale. Opozita ka aritur te fitoje 19 nga 20 zona te Moskes. Partia e presidentit Vladimir Putin humbi 13 nga zonat elektorale qe kishte pasur. Pak kohe me pare edhe Turqia reagoi fuqishem ndaj regjimit autokratik te Erdoganit.

Opozita e atjeshme ariti te fitoje edhe ne Ankara dhe ne Stamboll. Rama mender, me breke neper kembe, nuk ka asnje shans te trembe nje opozite te pergjegjshme, atdhetare dhe te vendosur per te fituar" shkruan ai.

Ish-krahu i djathtë i Bashës në muajt e fundit ka kritikuar disa herë strategjinë e liderit të PD-së për aksionin që ka ndjekur për të rrëzuar qeverinë. Ai së bashku me Edvin Kullurin, por edhe emra të tjerë kanë shfaqur hapur kundërshtitë për mënyrën si po drejtohet opozita nga Lulzim Basha.