Robert Ndrenika përshëndet marreveshjen e Veliajt me aktorët: Le të ndërtojmë një teatër bashkëkohor
Ikona e skenës teatrore dhe kinematografike shqiptare, Robert Ndrenika, ka përshëndetur marreveshjen e arritur në negociatat mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përfaqësisë së komunitetit të artistëve për ndërtimin e një Teatri të ri.
Robert Ndrenika
Ikona e skenës teatrore dhe kinematografike shqiptare, Robert Ndrenika, ka përshëndetur marreveshjen e arritur në negociatat mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësisë së komunitetit të artistëve për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar.
Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Ndrenika falënderon aktorët në këtë proces për rezultatin e arritur, ndërsa thekson që kjo frymë të shoqërojë më tej të gjithë diskutimin për ndërtimin e një teatri bashkëkohor.
“Të nderuar zotërinj Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka.
I nderuar Kryetar i Bashkisë zoti Erion Veliaj!
Personalisht ju falënderoj për rezultatin e arritur! Ju sot shënuat fillimin e një marathone që le të shpresojmë do të përfundojë me ndërtimin e një Teatri Kombëtar bashkëkohor. Uroj që fryma e sinqeritetit, transparencës dhe mirëkuptimit midis jush, si përfaqësues të komunitet teatror dhe Bashkisë, të jetë deri në ditën e përurimit e më tej.
Përqafime!”.
Robert Ndrenika
Dje mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe artistëve u arrit marrëveshja për ndërtimin e godinës së re të Teatrit të ri Kombëtar. Marrëveshja garanton ndërtimin e një teatri të ri në pronën e Teatrit Kombëtar, pa kulla sipër, mostjetërsim të pronës së tij dhe përfshirjen e dy përfaqësuesve të artistëve në grupin që do negocioje zhvillimin e projektit.

(Mesazhi i Robert Ndrenikës)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.9%
-
Jo
24.7%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj dhe arkitekti Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri: Përfunduam infrastrukturën nëntokë, nis puna për ndërtimin e godinës në sipërfaqe
6 Shkurt, 12:32
-
Aktori Robert Ndrenika bëhet stërgjysh, ndan foton e ëmbël me vajzën e sapolindur
3 Tetor 2024, 21:30
-
‘Babai i skenës dhe i filmit’, Robert Ndrenika feston 82-vjetorin, kolegët me urime zemre: Artist i papërsëritshëm!
10 Janar 2024, 16:12
-
'Shiko,shiko plaka bredh andej këndej', Robert Ndrenika thumbon me humor Marjana Kondin, përgjigjia ‘epike’ e aktores
4 Gusht 2023, 09:43
-
Punimet për Teatrin e ri, shembet ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve, Veliaj: Na liron hyrjen në kantier përmes Unazës së Vogël të Tiranës
1 Gusht 2023, 13:32
-
Rrëfehet Robert Ndrenika: Si më përjashtuan nga listat për deputetë, biseda me Aleksandër Meksin
17 Qershor 2023, 18:56
-
Lajme të mira për nostalgjikët! ‘Njerëz dhe Fate’ shumë shpejt në ekranet shqiptare, protagonistët japin detaje
1 Janar 2023, 18:23
-
Arben Derhemi në krah të Robert Ndrenikës: Është gati, rifillon 'Njerëz dhe fate'
14 Nëntor 2022, 21:59
-
Si u planifikua largimi i Roza Anagnostit, Bujar Lakos e Robert Ndrenikës nga institucionet e artit në ‘74, shënimi i Mehmet Shehut: Të kihet parasysh sjellja e tyre
22 Mars 2022, 17:36
-
Sot ikona e kinematografisë Robert Ndrenika feston 80-vjetorin! Veliaj: Aktori i dashur për të gjithë
10 Janar 2022, 13:40
-
Pandemia e COVID-19, aktori Robert Ndrenika bën thirrje për t'u vaksinuar: Akt dashurie për të jetuar më gjatë pranë njëri-tjetrit
9 Nëntor 2021, 08:29
-
‘Unë besoj, ne do fitojmë’ video mesazhi i artistëve shqiptarë nga Robert Ndrenika te Tinka Kurti, Mariza Ikonomi dhe Eneda Tarifa
12 Prill 2021, 10:40