Sali Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu

Sali Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu

Berisha me ish-kryeministrin turk Ahmet Davutoglu

Sali Berisha është në arrest shtëpie që prej fundit të dhjetorit të kaluar dhe masa e sigurisë i ndalon komunikimin me persona të tjerë, përveç atyre me të cilën jeton, por ish-kryeministri nuk ka nguruar që ta thyejë këtë rregull herë pas here. 

Berisha ka pritur në banesën e tij gjatë ditës së djeshme ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu. 

Vetë Berisha nuk ka bërë asnjë postim mbi pritjen e ish-homologut turk në shtëpinë e tij, për shkak edhe të vendimit të gjykatës që i ndalon takimet me të tjerët, ndërsa imazhet janë shpërndarë nga stafi i Davutogluse.

Mësohet se Davutoglu pati edhe një takim me ish-Presidenti Ilir Meta duke marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Partia e Lirisë.

Ahmet Davutoglu konsiderohet si arkitekti i idesë së Neo Otomanizmit të shprehur përmes librit të tij Thellësia Strategjike.

Kjo strategji u aplikua na Ballkan për të paktën një dekadë e gjysmë në rajon sa Erdogan dhe Davutoglu bashkëqeverisnin duke nxitur madje edhe krijimin e partive me rrënjë islamiste në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Kjo është e disata herë që Berisha pret në shtëpi persona që nuk janë familjarë, duke kundërshtuar urdhrin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Më parë Berisha u takua me gazetarin e Rait, ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok, gjithashtu dhe me aktorin Çun Lajçi. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hektor: 03/07/2024 09:05

    Sigurisht që të vdekurit si puna e këtij anti amerikanit do të vizitojnë një NON GRATA.

    Përgjigju
  • Flamur: 03/07/2024 08:58

    Mirë ky i pa binduri non grata! po ish kryeministri Turk që pranoj të takohet me një hajdut që është në arrest shtëpie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

The Economist: NATO duhet të trajtojë destabilitetin në Ballkan! Rusia dhe Kina janë gati për truket e vjetra në rajon

The Economist: NATO duhet të trajtojë destabilitetin në Ballkan! Rusia dhe Kina janë gati për truket e vjetra në rajon