Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, inxhinieri Nazarko: U ndryshua gjurma për t’i rritur vlerën projektit, është 5-fishuar! Nëse arnohet, s’ka garanci, duhet urë

Shembja e rrugës se re Korçë-Ersekë, ende pa u inauguruar ka nxitur reagime për cilësinë dhe sigurinë e ndërtimit të saj.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ ne Report Tv inxhinieri Romeo Nazarko, thotë se është ndryshuar gjurma me qëllim rritjen e kostos së projektit. Duke risjellë në vëmendje, projektin e vitit 2010, Nazarko tha se ndryshimi i tij në vitin 2020, u miratua duke anashkaluar projektin e vitit 2010, ndërsa nuk u dha asnjë argument në lidhje me këtë ndryshim.

Sipas inxhinierit, duke parë realizimin e projektit në terren ka konstatuar tre probleme kryesore, së pari teknike, së dyti ekonomike pasi është 5-fishuar vlera dhe së treti shpopullimi i zonës.

‘Ka pasur ndryshime projekti, me projektin fillestar. Me vijë të kuqe kemi projektin e parë në 2010, mbi trasenë e vjetër duke eliminuar kthesat. Është ndryshuar gjurma për të rritur vlerën e projektit. Projekti i dytë është miratuar në 2020 dhe kanë anashkaluar projektin e vitin 2010 pa një vendim mbi nxjerrjen jashtë të këtij projekti. Nga buxheti i shtetit është paguar për projektin e parë dhe sërish në 2020 është një projekt tjetër pa nxjerrë argumente se pse është ndryshuar.

Unë jam banor i zonës. Duke parë që nuk përputhej asgjë nga ato që janë në letër me atë në terren dhe më dha një indice që do të sillte probleme të mëdha. Së parti do të sillte probleme teknike. Së dyti problemi ekonomik, pasi është rritur pesëfish vlera e projektit.  Dhe e treta është shpopullimi i zonës, aty është një zonë që njerëzit janë larguar. Shteti nuk duhet të projektojë rrugë që ti largojë banorët nga shtëpitë e banimit.’- tha inxhinieri.

Sipas inxhinierit në rastin e shembjes është bërë gabim në projektimin e ujërave nëntokësore, të gjithë Qafës së Qarrit. Inxhinieri paralajmëroi se nëse riparimi vijon që të bëhet me të njëjtën skemë nuk ka garanci, e shtoi se duhet një urë e mirëfilltë e ngjashme si në Selenicë.

‘Ky rast është rasti i një llogaritje të gabuar që në projektim. Nuk janë llogaritur ujërat nëntokësor të gjithë qafës së Qarrit. Mund të mos kenë bërë shpime gjeologjike që janë të parat që duhet të bëhen. Mund të jetë anashkaluar. Unë kam paralajmëruar gjithë projektin. Nëse riparimi vijon me të njëjtën skemë s’ka garanci. Ka nevojë për një urë të mirëfilltë, siç po ndërtohet në fshatin e Selenicës. Po u arnua ka rrezikshmëri. Shihet që nuk ka një fije teli jo më hekuri. Është shumë e rëndë është prishur pa ndërtuar. Mure me rrjetë që shkëputet, ra për shkak të ujërave nëntokësor. ’- tha Nazarko.

Inxhinieri bëri me dije se në 2020 ka bërë një kallëzim në SPAK, në lidhje me tre përfaqësues në atë kohë.

‘E kam bërë një denoncim që në vitin 2020 një denoncim në SPAK për tre përfaqësues në atë kohë, por nga 2020 deri në 2023 numri përfaqësues përgjegjës për këtë vepër është rritur. Nuk është bërë asnjë auditim apo raport. Është lejuar të fillohet ndërtimi, pa u dhënë një leje ndërtimi. Është në hetim.  Është zonë tektonike donte një studim të mirëfilltë.  Monitoron edhe IMT në Kolonjë edhe Korçë. Është vepër kombëtare dhe monitorohet nga ARRSH. Nuk është SPAK-u që kontrollon gjithë Shqipërinë. Nuk ushtrojnë asnjë kontroll pavarësisht se paralajmërohet.’- tha Nazarko.

Ndërtimi i rrugës së re Korçë-Erseke që do të shmangte kthesat e Qafës së Qarrit, ka nisur në vitin 2013. Tenderin me vlerë 17 milione euro për lotin e parë e kishte fituar ANK. 4 milione te tjera u shtuan në 2017 për këtë segment. Ndërsa në 2020 nisi puna për lotin e dytë me gjatësi 18 kilometra, ku po punohet aktualisht. Në dy tendera të ndryshëm u dhanë 41 milionë euro dhe serish fituese u shpall ANK-ja. Ndersa ne vitin 2022 me kërkesë të kompanisë, ARRSH-ja shtoi dhe 4 milionë euro te tjera përmes procedurës së modifikimit të kontratës. Për këtë rrugë interurbane me dy korsi, ne total 35 km jane dhënë 66 milionë euro dhe nuk dihet se kur do të perfundojë.

Pronari i kompanisë A.N.K rezulton me 100 % të aksioneve Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola, i cili ka përfituar tenderin për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë. Ndërkohë kompania A&E ENGINEERING, është në pronësi të Entela Çanos, me 100% të aksioneve, kompania e së cilës do të bënte mbikqyrjen e punimeve.

Me vijë të kuqe projekti i 2010 dhe me vijë vjollcë projekti 2020

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ada: 26/02/2024 23:29

    Ku gjendet Entela Çano vec vjedhje e mashtrime ka, perbindesh per te vjedhur e mbuluar. Se per profesionalitet nuk ka qene kurre as ne shkolle e as ne profesion. Kur shteti u beson vepra te tilla njerezve te paafte profesionalisht por te afte per vjedhur e fallsifikuar parate e atij populli shkojne haleve. Kjo zonja eshte kthyer klandestine nga Amerika, e burgosur dhe denuar per vjedhje ne kerkim per vjedhje.

    Përgjigju
  • Greku: 23/02/2024 08:40

    Votoni rithemelimin se nuk i keni provuar, ata dinë të vjedhin më pak.

    Përgjigju
  • Ledina: 23/02/2024 07:45

    Kujdes me ndertimin e rruges Koece-Erseke, se eshte ne loje personi Nr2 i Qeverise me te ndershme qe ka globi.

    Përgjigju
  • coli: 22/02/2024 17:06

    me ke video ju uroj nje jave te mbare,,nuk kam pare nje kryeminister kaq idiot dhe te paafte,,,investome patru..njerez qe largohen dhe para te vjedhura nga buxheti..votoni rilindjen se e keni ne terezi....

    Përgjigju
    • KICO SHOFITI: 23/02/2024 09:29

      Ne gjith boten ka patur dhe do te kete gabime teknike .por ka nga Ata qe I njohin ,dhe Ata qe nuk I pranojne gabimet edhe kur Jane kapur si gomari ne Wuhan (dritare)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut