Sherret në Kuvend/ 40 deputetët e ndëshkuar 2005-2019 nga Berisha, Balla tek Noka

Seancat plenare në Parlamentin Shqiptar, gjatë krizave politike dhe sidomos në periudhat parazgjedhore, janë karakterizuar nga një retorikë agresive politike, e cila shpeshherë është kulmuar me përleshje mes deputetëve, zaptim të foltores së Parlamentit, fyerjeve të rënda, kërcënimeve bllokimit të punimeve të Kuvendit etj. Pas zgjedhjeve parlamentare të 2017, nuk kanë munguar as sulmet e organizuara fizike ndaj kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë, hedhja e tymuesve dhe rrëmujat e paprecedenta, siç ndodhi edhe gjatë seancës së zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme.

Për marrjen e masave disiplinore ndaj deputetëve që shkaktojnë rrëmujë në mjediset e Kuvendit, kërcënojnë, sulmojë etj., deputetët e tjerë, Kuvendi ka ngritur një organ të veçantë, që është Byroja e Kuvendit, e cila në përbërjen e saj pasqyron për aq sa është e mundur përbërjen politike të Kuvendit. Nga viti 2005 deri në vitin 2019, Byroja e Kuvendit, ka marrë 32 vendime për ndëshkimin e 40 deputetëve, për sjellje në shkelje të Rregullores së Kuvendit. Pjesë e deputetëve të ndëshkuar nga Byroja e Kuvendit, tashmë ish-deputetë, rezultojnë edhe Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Madje, ndaj Berishës janë marrë dy masa disiplinore. Më 19 qershor 2014, Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë Berishën me 10 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare. Po me 10 ditë Berisha është përjashtuar edhe me 27 maj të 2016. Në të dy rastet, Berisha është ndëshkuar për thirrje për përdorim dhune, pengim të seancës plenare, fyerje dhe kërcënime ndaj deputetëve të tjerë. Ndërsa Ilir Meta është përjashtuar me 15 ditë nga Kuvendi në 28 korrik të 2006, së bashku me ish-deputetët Ndre Legisi, Skënder Gjinushi, Ndriçim Hysa dhe Paulin Sterkaj.

Meta është përjashtuar për shkelje të nenit 65 pika 2 të Rregullores, e cila parashikon që ‘kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë..., ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë”. Për të njëjtën arsye është përjashtuar nga Parlamenti me 10 ditë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në datë 21.12.2017.

Gjatë qeverisjes së socialistëve, nga 2013 dhe në vazhdim, deputeti me numrin më të lartë të masave disiplinore është Flamur Noka, aktualisht ish-deputet. Ish-ligjvënësi i Partisë Demokratike është përjashtuar nga Kuvendi në datat 23 nëntor 2016, 16 shkurt 2017, 12 tetor 2017, 21 dhjetor 2017, 12 prill 2018 dhe 21 dhjetor 2018.

Noka është përjashtuar deri në 10 ditë kryesisht për zaptim të foltores së Kuvendit, thirrje për dhunë dhe kërcënimin e deputetëve të tjerë të Kuvendit. Ndërkaq, gjatë qeverisjes së demokratëve, deputeti me numrin më të lartë të masave displinore nga Byroja e Kuvendit, është Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndaj Ballës, Byroja e Kuvendi ka marrë masa disiplinore me përjashtim nga punimet e Kuvendit deri në 21 ditë, në 14 nëntor 2005, 6 dhjetor 2005, 27 dhjetor 2005, 22 korrik 2008, 8 prill 2010 dhe 4 mars 2011, shoqëruar edhe me ndalimin e pagës. Më pas vijnë Edi Paloka dhe Gent Strazimiri të ndëshkuar secili nga 4 herë nga Byroja e Kuvendit.

Nga viti 2005 deri në vitin 2019, Byroja e Kuvendit, ka marrë 32 vendime për ndëshkimin e 40 deputetëve, për sjellje në shkelje të Rregullores së Kuvendit.

Pjesë e deputetëve të ndëshkuar nga Byroja e Kuvendit, tashmë ish-deputetë, rezultojnë edhe Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Madje, ndaj Berishës janë marrë dy masa disiplinore.

Deputetët e ndëshkuar ndër vite nga Byroja e Kuvendit

1-Flamur Noka, datë 21.12.2018 i përjashtuar me 10 ditë për fyerje, zaptim të foltores së Kuvendit, thirrje për dhunë dhe kërcënime, datë 12.04.2018 i përjashtuar me 10 ditë për zaptim të foltores së Kuvendit dhe provokim rrëmuje, datë 21.12.2017 i përjashtuar me 10 ditë për provokim rrëmuje në Kuvend, thirrje për dhunë dhe kërcënim ndaj deputetëve të tjerë, datë 12.10.2017 përjashtuar me 10 ditë, datë 16.02.2017 përjashtuar me 10 ditë, datë 23.11.2016 përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi.

2-Taulant Balla, datë 6.12.2005 i përjashtuar me 15 ditë, shoqëruar me ndalimin e pagës. Datë 14.11.2005 i përjashtuar me 4 ditë dhe mbajtur paga, datë 27.12.2005 përjashtuar me 15 ditë dhe mbajtur paga, datë 22.07.2008 përjashtuar me 15 ditë dhe mbajtur paga, datë 8.04.2010 përjashtuar me 15 ditë dhe mbajtur paga për fyerje dhe datë 4.03.2011 përjashtuar me 21 ditë dhe mbajtur paga për fyerje.

3-Sali Berisha, i përjashtuar në 19.06.2014 dhe 27.05.2016 me nga 10 ditë për thirrje për përdorim dhune, pengim të seancës plenare, fyerje dhe kërcënime ndaj deputetëve të tjerë.

4-Ilir Meta, i përjashtuar me datë 28.07.2006 me 15 ditë, për thirrje për përdorim dhune, rrëmujë në seancë, fyerje dhe kërcënime.

5-Monika Kryemadhi, e përjashtuar më datë 21.12.2017 me 10 ditë, për thirrje për përdorim dhune, pengim të seancës plenare, fyerje dhe kërcënime ndaj deputetëve të tjerë.

6-Edi Paloka, i përjashtuar në datë 9.04.2016, datë 14.02.2019, datë 12.04.2018, datë 21.11.2016, për zaptim të foltores së Kuvendit, pengim të seancës, thirrje për përdorim dhune, fyerje dhe kërcënime.

7-Gent Strazimiri, datë 26.02.2016, datë 11.07.2014, datë 28.05.2014, datë 14.02.2019 për zaptim të foltores së Kuvendit, pengim të seancës, thirrje për përdorim dhune, fyerje dhe kërcënime.

8-Paulin Sterkaj, date 28.07.2006, 16.10.2006, datë 10.02.2011 për thirrje për përdorim dhune, pengim të seancës plenare, fyerje dhe kërcënime.

9-Saimir Tahiri, datë 8.04.2010 masë disiplinore ‘vërejtje’, datë 15.04.2013, 10.02.2011, për përdorim të fjalëve fyese, provokim të rrëmujës në seancë dhe pengim të ministrave për të marrë fjalën.

10-Ndriçim Babasi, datë 17.02.2006, datë 11.11.2008 përjashtuar me 7 ditë, për fyerje ndaj ish-deputetes Arta Dade.

11-Blendi Klosi, i përjashtuar me 15 ditë më datë 24.02.2006

12-Armando Prenga, datë 28.05.2014, datë 10.02.2011

13-Endri Hasa, datë 20.12.2018, datë 12.04.2018

14-Kejdi Mehmetaj, datë 12.04.2018, datë 12.04.2018

15-Endri Brahimllari, datë 12.04.2018, datë 12.04.2018

16-Ervin Salianji, datë 12.04.2018, datë 12.04.2018

17-Arben Ristani, datë 9.04.2016

18-Lefter Maliqi, datë 15.04.2010

19-Ndre Legisi, datë 28.07.2006

20-Skënder Gjinushi, datë 28.07.2006

21-Ndriçim Hysa, datë 28.07.2006

22-Petro Koçi, datë 15.03.2006

23-Klevis Balliu, datë 12.04.2018

24-Ditmir Bushati, datë 12.04.2018

25-Endri Hasa, datë 12.04.2018

26-Bardh Spahia, datë 12.04.2018

27-Bujar Çela, datë 12.04.2018

28-Gazmir Bizhga, 15.04.2013

29-Ndrec Deda, 15.04.2013

30-Arben Çuko, 15.04.2013

31-Damian Gjiknuri, 27.09.2012

32-Tom Doshi, 24.05.2010

33-Erion Braçe, datë 9.04.2016

34-Roland Keta, datë 9.04.2016

35-Bedri Hoxha, datë 26.02.2016

36-Albina Deda, datë 26.02.2016

37-Arben Noka, datë 11.07.2014

38-Pjerin Ndreu, datë 11.07.2014

39-Xhemal Qefalia, datë 28.05.2014

40-Gentian Bejko, datë 28.05.2014

Faksimile të masave ndëshkimore ndaj deputetëve

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ETHEM LALAJ: 02/05/2019 09:28

    BENI MIRE QE BOTONI KTO TE DHENA TE CILAT TI SHIKOI E LEXOI POPULLI E TE NXJERRE KONKLUZIOKIN SE NGA KUSH QEVERISEN,KUSH KA TE DREJTE E KUSH JO,ETJ,E TU JAPI VOTEN ATYRE QE PUNOJNE PER TA E PER POPULLIN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja