U largua nga grupi i PD, Alibeaj për Report Tv: S'bëhem pjesë e berishizmit! Berisha drejt humbjes së sigurt në 2025! Garojmë me parti të re

TIRANË- Një ditë pasi mori vendimin për tu larguar nga grupi i PD-së (Partisë Demokratike), pasi gjykata e Apelit i dha vulën Sali Berishës, në një intervistë për Report Tv në emisionin 'Studio Live', Enkelejd Alibeaj tha se nuk do të jetë pjesë e një grupi që e ka partinë private, referuar këtu Berishës. Alibeaj tha për gazetarin Arbër Hitaj se tani Partia Demokratike është kthyer në partia berishiste dhe se kjo gjë nuk e përfaqëson.

Duke renditur disa nga aktet vandale të bëra nga grupi i Rithemelimit, i drejtuar nga Berisha, siç ishin sulmet te selia e PD, apo shpifjet, Alibeaj tha se duhet një distancim i qartë nga 'non grata', pasi nuk mund të jenë ofertë politike me të shkuarën për qytetarët në zgjedhjet e 2025. Për Alibeajn, Berisha është drejt humbjes së zgjedhjeve të 2025.

'Vendim për të mos marrë pjesë në grupin e drejtuar nga Berisha. Nuk jam pjesë e një grupi që e ka partinë private, se çfarë ndodh më vonë mund të diskutohet. Diferencimet me Berishën i kam që në 2012. 

Situata e shëmtuara të sulmeve tek selia, shpifjeve llumit të hedhur dhe mbi të gjitha dallimet e mëdha qëndrimet politike karshi korrupsionit të konceptit të non gratës, karshi distancimit që do të duhet që një parti do të mbaj ndaj korrupsionit, një parti politikë në këtë situatë ku është nuk mund të ketë si ofertë politike të shkuarën. Njerëz të provuar e stërprovuar se partia është e imja. Kjo është ndarja finale.

Demokrat të bën përqafimi i atyre vlerave që kjo parti pati vite më parë. Tani nuk ka asnjë nga këto vlera është vetëm partia berishiste. S’është partia që më përfaqëson mua. Kjo është më e ndershmja dhe më e moralshmja. Unë në 2022, jam njeriu që kam bërë ankimin në atë kohë kundër vendimit të Zhukrit. Një parti politike nuk mund të jetë partia e një individi në hall dhe nuk mund të lejojë që hallin e vet t'ua linte gjithë demokratëve.’- tha Alibeaj.

I pyetur për nocionin ‘berishizmi’, Alibeaj tha se gjithkush që del kundër cilësohet si disident.

‘Berishizmi është të mos mbash përgjegjësi për aktet tua në politike dhe mos të gjesh kohën kur duhet të largohet, të mos perceptosh se cila është nevoja e publikut. Edhe kur Basha ishte kryetar, kryetar ishte një tjetër. Nuk ka demokraci të brendshme nuk ka respekt të disidencës, do të ishte fyese. Do mund sot të mendosh se aty ka demokarci për fraksion?! Zgjidhja vetme duket zhveshur PD-në nga berishizmi aktual, por edhe ai historik. Duhet të bësh një reflektim të thellë.'- tha ndër të tjera Alibeaj.

Alibeaj tha se në politikë nuk futesh për të qëndruar si parazit e të shkelësh mbi fjalën e dhënë por ka nevojë për njerëz moral.

‘Në politike nuk je për tu futur aty dhe për të qëndruar si parazit, të shkelësh mbi fjalën e dhënë dhe të qëndrosh si zvarranik dhe mos ti shërbesh askujt. Sot në politikë ka nevojë për njerëz me moral.’- tha Alibeaj.

Në një kohë kur beteja për vulën vazhdon, Alibeaj nënkuptoi krijimin e një projekti të ri politik me Lulzim Bashën, për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por duhet të shikohet me përgjegjësi.

‘Besoj se secili do të matet me ato që ka bërë mirë dhe ka bërë keq. S’kam qenë për parti të individit. Secili duhet të shohë nga unë i pari, duhet të shohim nëse mund të jemi të krijojmë një shtjellë për një subjekt të ri politik. Si do të jetë, çfarë formati dhe me radhë... me përgjegjësinë më të madhe. Janë të gjitha premisat për të bërë këtë projekt. Kush do ta drejtojë kjo është e fundit, ka mundësi që të nxjerrim fytyra të reja, mënyrat për tu shfaqur janë nga më të ndryshmet. Secili prej nesh duhet të marrë përgjegjësi. A mos duhet thjeshtë të shërbej, një koncept i ri elektoral, synimin e vet duhet të ketë për tu rritur dhe të jetë faktor në 2025. Aftësia jonë duhet të jetë e tillë që të kapi këtë pjesë. Duhet të jetë moment sakrificë për secili, duke nisur nga unë i pari.’- tha Alibeaj.

Dyshimet për krijimin e një partie të re, u krijuan pas shfaqjes së një emri të ri krahas partisë demokratike në selinë e Lulzim Bashës, me mbishkrimin “Demorkatët Euro-Atlantikë”.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Medari: 22/06/2024 02:45

    Ky një delirant qe si duhet kurkujt dhe të parit Ramës. Ky palaço mashkull la gruan me dy fëmijë, qe e mori këtë katundar pa tokë, nga Semani i Fierit dhe e bëri njeri, e për kë???? Për atë qe ja mbante në gojë gjithë ditën Armando Subashit në kohën kur ishte Kryetar Gjykate.

    Përgjigju
  • vlonjati: 21/06/2024 22:22

    Me siguri qe partia jotedhe e Lulit (kjo qe do formoni ne 2025 fiton mbi 50% te votave,Populli mezor po ju pret .

    Përgjigju
  • Ermir: 21/06/2024 19:04

    Udhe e mbare Alibash. Nuk do i mungoah asnjonit mbeso!

    Përgjigju
    • Baba: 23/06/2024 15:59

      HahahahahA

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi

Borrell: Kryeministri Kurti kushtëzoi vazhdimin e procesit të normalizimit Kosovë – Serbi