Video/ Kur Sali Berisha në 2015 e quante braktisjen e parlamentit koncept monist dhe allogjizëm të humbjes totale…

Partia Demokratike dhe LSI kanë dorëzuar mandatet që kishin në Kuvend, duke e nxjerrë veten jashtë sistemit dhe duke braktisur zgjedhesit e saj ne prag te zgjedhjeve lokale.

Ish-kryeministri Berisha i cili sot e mbështet këtë akt të paprecedent kushtetues e politik dhe qe sipas zerave brenda PD-se por edhe deklaratave publike ka qene ideatori i ketij akti, duket se në 2015-tën ka patur një mendim krejt tjetër nga ky i sotmi.

Kur kryeministri Rama tha në  seancë 4 viteve me pare (26/03/2015) se PS do të lërë sallën nëse nuk zbatohet rregullorja e Kuvendit per minutat e diskutimit, Berisha u ngrit dhe me një patos të pashoq teksa sulmonte idenë e Ramës per braktisje Kuvendi, theksoi se ky ishte një koncept monist i parlamentit dhe allogjizem.

Më tëj në vitin 2015 Berisha theksonte se  “Është dëshmi e allogjizmit, e humbjes totale të llogjikës për shkak të pluralitetit që ekziston në parlament, e intolerancës së plotë që mban në psiqikën e tij”.

E ndërsa në 2015 Berisha thoshte se braktisja e seancës nga PS ishte allogjizëm, sot kur e gjithë partia e tij ka dorëzuar mandatet, e quan gjest heroik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 25/03/2019 16:50

    A ja vlen te meresh me bajge Berishen ?

    Përgjigju
  • Tani: 25/03/2019 14:31

    Ky langaraq burr, thot; beni si them un,mos beni si bej un..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja