Lot, dhimbje nënash e fëmijë jetimë, çfarë lanë pas shtatë viktimat e gushtit të përgjakur

Lot, dhimbje nënash e fëmijë jetimë, çfarë lanë pas shtatë viktimat e gushtit të përgjakur

Ndonëse njihet si muaji i pushimeve për shkak të temperaturave të larta, këtë vit gushti pati një numër të lartë vrasjesh në krahasim me muajt e tjerë të vitit. Krimet që kanë tronditur vendin nuk kanë qenë të përqendruar vetëm në një qytet, por në të gjithë vendin.

Kapitulli i vrasjeve nisi që në datë 1 gusht me një vrasje që tronditi qytetin bregdetar të Durrësit ku humbi jetën Feriz Bardhi. Ai u qëllua me me armë zjarri tip automatik në derë të shtëpisë ku edhe pse u dërgua me shpejtësi i plagosur në spital, nuk mundi që të mbijetonte duke ndërruar jetë. Autorët duket se kishin studiuar lëvizjet rutinë të viktimës gjatë ditës dhe kanë kryer vrasjen në atë orë, duke qenë se nuk ka shumë lëvizje për shkak të temperaturave të larta.

Vendi nuk gjeti qetësi as në ditët në vijim. Në datë 4 Gusht, krismat e armëve do të tronditnin një tjetër qytet bregdetar. Një konflikt për një kalë solli përplasje me armë në lokalin e Arben Beqirajt në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë, ku mbeti i vrarë vetë ai dhe u plagosën dy të tjerë Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj. Viktima ndërroi jetë në spital pasi kishte marrë 6 plumba një prej të cilëve në pjesën e kraharorit çka dyshohet se i mori dhe jetën. Konflikti mes dy grupeve nisi fillimisht pasi një person u shfaq duke kalëruar në zonën e bregdetit përpara lokalit të Beqirajt dhe pas një konflikti me të, u kthye bashkë me katër persona të tjerë të armatosur duke terrorizuar të gjithë zonën e plazhit.

Saga e vrasjeve vazhdoi edhe katër ditë më vonë. Në datë 8 gusht u ekzekutua pranë shtëpisë së tij 47-vjeçari Dilaver Tozaj. Ai ndërroi jetë si pasojë e 7 plumbave, dy prej të cilët në kokë dhe 5 të tjerat në pjesën e gjoksit dhe kraharorit.  Ai kishte ndërruar disa emra Laver Tozaj, më pas në Xhaferr Tozaj dhe së fundmi në Nikola Ikonomi dhe pista e hetimit mbi vrasjen e tij u përqendrua në të kaluarën e tij si trafikant droge. Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte akuzuar viktimën për trafikimin e 1146 kilogramëve kanabis në drejtim të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitit 2005.

Pa mbushur një javë nga kjo ngjarje, më 17 gusht në vend u shënuan 2 vrasje në qytete të ndryshme të vendit. Mëngjesin e 12 gushtit u raportua vrasja e Florian Selimit, një 23-vjeçar nga Tropoja i cili prej vitesh jetonte në Fier. Ai ishte prerë me thikë në fyt për t'u hedhur më pas në një kanal në vendin e quajtur "Kthesa e Hamilit" në fshatin Sulaj të Fierit. Dy autorët e dyshuar për vrasjen e tij, Sadri Selaci, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe Kiri Merica 20 vjeç u arrestuan një ditë më vonë, ndërsa gjykata ka dhënë për ta masën e sigurisë "arrest me burg".

12 gushti shënoi një tjetër ngjarje të rëndë pikërisht në mesditë. Rreth orës 11:30 u vra në qendër të qytetit të Rrëshenit përpara katedrales së Rrëshenit Armando Gjini  48-vjeç, i njohur si pjesë e grupit të Met Kananit. Vitikma u qëllua në brendësi të auotmjetit të tij ku ishte bashkë me dy fëmijët e mitur ndërkohë që priste bashkëshorten e cila ishte ndalur në një market. Rreth dy orë pas ngjarjes në Kodër-Rrëshen u gjet një makinë e djegur e cila dyshohet se ishte lënë nga autorët e vrasjes së Gjinit. Viktima njihej edhe me emrin Tonin Gjini. 3 muaj para ngjarjes Armando Gjinit i ishte vendosur një sasi eksplozivi në sediljen e automjetit. Gjini u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj të vitit të kaluar si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini do të lirohej nga burgu.

Vrasja e tij ende nuk është zbardhur. Policia po heton në disa pista. Një më kryesoret është ajo e hakmarrjes pasi familja e Gjinit ishte përfshirë në një gjakmarrje në të kaluarën. Pistë tjetër ku po hetohet është ajo e borxheve nga ana e viktimës. Ndërsa tre pista të tjera jo më pak të rëndësishme janë e kaluara e Armando Gjinit në Belgjikë, prishja e pazareve të drogës, si dhe marrëdhëniet me grupin e Met Kananit. 

As Tirana nuk i shpëtoi klimës së vrasjeve të gushtit. Më 22 gusht në rrugën Myslym Shyri një vrasje tronditi kryeqytetin. Indrit Çelaj u vra në një vilë në kryeqytet ku po punonte si mekanik për të rregulluar kondicionerin.  Ai humbi jetën pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë nga djemtë e pronarit të ndërtesës ku ai po punonte Griseldo dhe Albano Kusi, 31 dhe 28 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë, ndërsa i riu, Indrit Çelaj me origjinë nga Mallakastra, ndërroi jetë një ditë më pas në Spitalin e Traumës. 

Lidhur me këtë ngjarje Gjykata e Tiranës la në burg Lorenc Veliajn i cili zbardhi edhe emrat e autorëve të cilët i kishin kërkuar të merrnin përsipër fajin. Në burg janë lënë edhe babai i dy autorëve Bujar Kusi dhe dy të arrestuarit e tjerë Ferdinand Bakalli 41 vjeç dhe Ali Sulën 43-vjeç, të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndërsa për punëtorin tjetër Luan Çakën është lënë në masën detyrim paraqitje.

Ndërsa dy ditë më parë, mbrëmja e 27 gushtit tronditi sërish kryeqytetin. Në zonën e Xhamllikut u ekzekutua me 10 plumba ish-efektivi i policisë Santiago Malko, mik me Ervis Martinajn, një emër i njohur i botës së krimit i përfshirë në vrasjen e ndodhur në ish-Bllok, 4 tetorin e vitit të kaluar. Autorët që kanë qëlluar kanë qenë në një automjet tip furgon që ende nuk është gjetur. Ndërsa arma kallashnikov që dyshohet se u përket autorëve është gjetur brenda një tjetër makine që u dogj nga autorët pak pas ngjarjes në Ferras. Me këtë makinë ju pre rruga Santiago Malkos kur sapo doli nga lavazhi ku kishte hyrë të lante makinën por që rezultoi i mbyllur dhe u largua, ndërsa nga furgoni autorët qëlluan me breshëri. Malko la pas dy fëmijë dhe gruan e tij, efektive pranë forcave Shqiponja.

Nëna e viktimës bashkë me disa të afërm të tjerë mbërritën në vendngjarje me të marrë vesh lajmin. Ajo ka shpërthyer në lot dhe është ulur në një bordurë anës rrugës, pak metra pranë automjetit ku ende qëndronte i vdekur djali i saj.

Hetimi i prokurorisë është fokusuar tek e kaluara e babait të dy fëmijëve, i cili ka qenë një person me precedentë të theksuar kriminalë.

Florian Selimi, Laver Tozaj, Arben Beqiraj, Feriz Bardhi
Santiago Malko, Indrit Çelaj dhe Armando Gjini

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • _123: 29/08/2019 22:38

    Vetëm për djalin që punonte me. Kondicioner më vjen keq.. Dheu të qoftë i lehtë o njeri i punës!

    Përgjigju
  • Hasani: 29/08/2019 18:59

    Doni qe te mos detdhet gjaku lume dhe te mos degjojme nenat qe qajne femijet bashkeshortet qe vajtojne butrat e tyre femijet qe mbeten jetime vini ligjin qe po e rivendos Amerika denimin kapital dhe do te shikoni si do te urtesohet ky popull bastard qe vetem shoku Enver e beri zap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja