Vula tek Berisha/ Salianji në 'Studio Live': Në tetor mund të kemi zgjedhje të parakohshme! 'Argita në krye?' Çdokush ka të drejtën e kandidimit

Vula e Partisë Demokratike shkoi tek Sali Berisha dhe grupimi i tij. Tani pritet të shohim se çdo të ndryshojë marrja e logos, vulës, flamurit, dhe financimeve nga KQZ në aksionin opozitar të Rithemelimit.

Deputeti Ervin Salianji dha më shumë detaje në ‘Studio Live’ Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj. Salianji u shpreh se vendi tashmë mund të shkoj në zgjedhje të parakohshme në tetor dhe kjo sipas tij për shkak të skandaleve të qeverisë.

'Ka ardhur flamuri i partisë, logo, simbolet e partisë gjithë të drejtat nga legjitimi ligjor i partisë. Ajo që u çimentua pas bashkimit të grupit parlamentar u vendos të shkohet aty ku i takon. Ka një tjetër rivitalizim dhe ribërje dhe dhënie besimit të strukturave të PD të një gjëje që mbahej peng. Për PD dhe opozitën një lajm i mirë dhe impuls për zgjedhjet e ardhshme apo të parakohshme në tetor. Skandalet janë kaq të mëdha saqë mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Me kaq sa ka ndodhur do mjaftonte shpallja në kërkim e 50 personave të lidhur me PS për të rrëzuar një qeveri dhe për të shkuar në zgjedhje. Mendoj se qeveria nuk e mbyll mandatin pa shkuar në zgjedhje të parakohshme.'

Sa i përket rikonfirmimit të non-gratës britanike për Berishën, Salianji thekson se Berisha tashmë është një lider i konfirmuar nga qytetarët dhe demokratët.

Nuk është lajmi i ri, është i vjetër. Besoj se nuk përbën lajm. Berisha është non grata nga SHBA dhe Britania. Në kënvdështrimin tim kam menduar se Berisha nuk do fitonte as brenda PD, por qytetarët e kanë votuar masivisht duke e zgjedhur kryetar dhe lider opozite me diferencë votash.

Më tej ai thotë se sheh si kandidat për kryeministër nga PD dhe opozita vetëm Berishën pasi ai ka votat që ia besojnë kandidaturën.

'Mendoj se vetëm Berisha duhet të jetë kandidati për kryeministër. Nuk është çështje pëlqimesh individuale. Kandidati për kryeministër është ai që përcakton vota. Në demokraci funksionon që lideri i partisë opozitare është kandidati, ai që ka përgjegjësi ta çojë në fitore opozitën. Ai është kryetar i opozitës i pranuar me pak kontestime. Besoj se kandidati i opozitës në zgjedhjet e ardhshme do jetë Berisha. Është i izoluar me të padrejtë. Edhe për të treguar mbështetje njerëzore, që është përtej së drejtës. Shumë persona apo individë të mazhorancës që janë në hetim nuk kanë masë.'

Lidhur me një ngjitje në lidership të Argita Malltezit në PD, Salianji thotë se çdokush ka të drejtën e vet, por sërish ai këmbëngul tek Sali Berisha.

'PD nuk ka garë, kryetari është Berisha dhe kandidati për kryeministër është Sali Berisha. Çdo personalitet që militon në PD qofshin edhe familjarë janë në të drejtën e tyre të bëjnë jetë politike, sidomos në rastin e Malltezit që ka të arrestuar babain e vet dhe bashkëshortin e vet. Nuk mund të ndalohet a priori dhe as mund të avantazhohet a priori. Debate nuk i takon kohës së sotme. Çdokush ka të drejtën të konkurrojë.'

Ndërkohë ai ka edhe një mesazh për të gjithë atë pjesë të demokratëve që janë pjesë e Bashës apo pak deputetët të këtij grupimi, teksa i thotë të mos largohen nga PD.

'Edhe Rama ka humbur në 2009 dhe 2011 ,por në 2013 fitoi. Unë nuk kam menduar se Berisha do fitonte në garën e brendshme të partisë por fitoi. Në kushtet e sotme kur është e bashkuar dhe ka edhe legjitimimin nga gjykata në simbolet, ka kapacitet për të fituar zgjedhje. Ajo që PD duhet të bëjë është të hapet dhe të përfshijë gjithë zërat kritikë, edhe të hapet drejt figurave dhe personaliteteve. Për të gjithë demokratët, që nuk mendojnë se Berisha është zgjidhja e duhur, të vijnë në PD dhe të mos e lënë investimin e tyre në PD, edhe nëse janë kundër Berishës ti lënë atij avantazhin për të qenë shumicë e përhershme.'

Më pas sa i përket largimit të Enkelejd Alibeaj nga PD pas kalimit të vulës tek Berisha, Salianji sheh këtu vetëm një largim nga lufta dhe dorëzim në politikë.

'Nuk është lajm. Nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e grupit. Nuk kanë qenë aktiv në grupin parlamentar. Është në të drejtën e vet. Kushdo nuk duhet të tërhiqet nga beteja. Nëse mendon se Berisha nuk duhet të jetë në krye, nuk duhet të largohet për t’i lënë rrugë të lirë. E shoh dorëzim dhe tërheqje nga beteja. Duhet të jetë betejë dhe rrugë e gjatë, është e njëjta mendësi që ka pasur kryetari i kaluar, që mbyllet në zyrë dhe nuk bën asnjë përpjekje. Duhet luftë për idetë e tua.'

 Salianji vlerëson aftësitë e Berishës në politikë, ndryshe nga ato të Bashës.

'Berisha e njeh politikën, jo vetëm ka instikte por është më i kujdesshëm me bashkëpunëtorët dhe punët e përditshme të partisë jo si Basha. Mendoja se Basha do ishte më perëndimor, por ishte e kundërta. Nuk po e lëshon karrigen, por nuk bën beteja apo luftra.'

Deputet nuk ndan të njëjtin qëndrim me Berishën dhe një pjesë të PD-së që anatemon SPAK dhe fyen drejtuesit të institucioneve të drejtësisë. Sipas Salianjit SPAK dhe institucione të tilla duhen mbështetur.

'Kam qëndrimet e mia në raport me drejtësinë. Çdo institucion i nënshtrohet kritikës. Por nuk i shmangen kritikës publike. Kritika bën që institucionet të avancojnë. SPAK duhet inkurajuar dhe ka sfida të mëdha për të tejkaluar. Struktura me mbështetjen më të mëdha nga klasa politike. Ka mbështetje të fortë të partnerëve strategjikë. Është një arsye që kanë ata për të avancuar drejt bërjes dhe avancimit nga çdo pushtet politik, që ligji është i barabartë për të gjithë. Duket që ka dy standarde kur ka hetime për ish persona të PS dhe hetime kur nuk ka akuzë për Berishën.'

Salianji është dakord me çdo vendim të partisë lidhur me zonën ku mundet të kandidojë.

'Zonën që kam pasur në 2021 kam qenë fitues edhe në Kavajë ku isha drejtues në 2023 fituam. Dhe është një bashki simbol për PD. Nuk vendos interesat e mia personal para grupimit. Do jem aty ku mund të jap më shumë kontribut, nuk kam shqetësime të këtij lloji. Sa më shumë njerëz të përfshihen dhe jo të largohen.'

Ditën e nesërme mbahet protesta e rradhës e Rithemelimit para bashkisë dhe Salianji bën ftesë të vijë kushdo. Lidhur me akuzat e Bashës se këto protesta bëhen me leje nga Belinda Balluku, Salianji thotë se Basha duhet të ketë fakte.

'Çdo protestë është e drejtë. Nga zoti Basha është akuzuar,për protestat. Protesta te bashkia vjen pas një aksion të SPAK dhe mbajtja e presionit publik lartë kërkesa e llogarisë për çështje korruptive është kërkesë legjitime e çdo qytetari. Duhet të bashkohet kushdo te protestë. Nesër ka prapë protestë dhe çdo qytetar duhet të bashkohet. Nëse ka fakte edhe nga zoti Basha duhet konkretësi.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 21/06/2024 11:35

    Salinjani djali i Shegës i ngjirizur në haurin e lopës je politikani i Sali Bajgës. E kjo do të thot tmerr të jesh ti politikan. Në kohën që mamaja jote të bëri ty ajo ishte e martuar me 2 fëmi e të bëri ty me traktoristin. E me një fjal ti je kopil o Salinjan e ti të jesh politikan. I mjeri popull Shqiptar me politikan si ty. Prandaj dhe Shqipria është në ktë gjëndje se ka budallenj që japin vot për një kopil.

    Përgjigju
  • Ikor: 20/06/2024 20:07

    Po pse në tetor? Me mirë më parë në Gusht. Të garojë dhe sypeshku në partinë nongrata

    Përgjigju
  • Grida: 20/06/2024 18:43

    Kur te shkosh ti ne burg si fillim do kete edhe zgjedhje te parakohshme

    Përgjigju
  • Babale 3.0: 20/06/2024 18:27

    Dhe ju të foltores merrni ndonjë votë me zgjedhje të parakohsme? Bjeri asaj çe ka emrin, qemanesë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Pse Berisha po përpiqet të qetësojë demokratët për Argitën?

Mero Baze: Pse Berisha po përpiqet të qetësojë demokratët për Argitën?