Minutë pas minute
-
Kronikë
-
Bota
16:52
Lufta në Ukrainë, Presidenti Trump zhvillon biseda telefonike me Zelenskyn dhe Putinin
Zelensky tha se e kishte informuar presidentin amerikan për zhvillimet më të fundit në fushëbetejë në Ukrainë dhe njoftoi se të dy udhëheqësit ranë dakord t'i "vazhdojnë diskutimet" për një zgjidhje të mundshme të konfliktit gjatë samitit të NATO-s, që do të mbahet javën e ardhshme në Ankara.
-
Bota
16:50
'Babai i Brexit' në telashe, media britanike akuzon Nigel Farage se përfitoi para nga një i dënuar në SHBA
Farage është gjithashtu objekt i një hetimi tjetër parlamentar lidhur me një donacion prej 5 milionë stërlinash të dhuruar nga një investitor britanik i kriptomonedhave në vitin 2024, i cili, sipas pretendimeve, nuk ishte deklaruar.
-
Kronikë
-
Sociale
16:28
Rider Legend Moto Festival në Korçë, mbi 60 grupe motoristësh dhe 3 mijë persona bëhen bashkë për paradën e motorëve (VIDEO)
Mbi 60 grupe motoristësh dhe më shumë se 3 mijë pjesëmarrës u bënë pjesë e paradës së motorëve 'Rider Legend Moto Festival', në edicionin e shtatë të tij në qytetin e Korçës.
-
Bota
-
Opinion
-
Kronikë
-
Bota
15:56
Moska kërcënon Poloninë: Prodhoni dronë për Kievin por duhet të reflektoni për sigurinë tuaj, lufta me Perëndimin është e vërtetë! Putin bisedon mbi 1 orë me Trump
Kremlini ka ashpërsuar retorikën ndaj Polonisë, duke i kërkuar Varshavës të “reflektojë për sigurinë e saj” për shkak të prodhimit të dronëve për Ukrainën.
-
Kronikë
-
Kultura
15:52
‘8 Persona +’ rikthehet në Teatrin e Korçës pas më shumë se 3 dekadash, shfaqja do të jetë në skenë për 3 netë radhazi! Rozana Radi: Ne s'bëjmë dot kurrë atë që ka bërë im atë!
Komedia '8 Persona +' u rikthye në Teatrin e Korçës, pas më shumë se 3 dekadash. Premiera në fjalë u prit me duartrokitje nga publiku, duke sjellë një interpretim të ri, të përshtatur me frymën e kohës, por duke ruajtur thelbin e veprës origjinale.
-
Bota
-
Opinion
-
Politikë
15:19
Arkivoli në protestë, Berisha në mbështetje të akteve të dhunshme: Do të qëndrojmë krah protestuesve deri në fund, kërkesat e tyre janë edhe të PD-së (VIDEO)
Sali Berisha u tha protestuesve që mblidhen çdo mbrëmje para kryeministrisë dhe që ndër të tjera kërkojnë që ai të shkojë në burg, se “Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në mbështetje të protestës dhe kërkesave të tyre" të cilat i cilësoi si kërkesat e PD-së.
-
Kronikë
-
Opinion
-
Politikë
14:54
Arkivoli në protestë, Rama rikthen në vëmendje 14 Shtatorin e 1998-ës: Kopje të shëmtuar e kënetës politike kur i vdekuri u bë mish për top, ju përdorën
Mbajtja e këtij arkëmorti në mesin e protestuesëve duke parakaluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, e çojnë Kreun e Qeverisë 28 vite pas, në 14 shtatorin e vitit 1998 kur ceremonia mortore e Azem Hajdarit u kthe në një sulm ndaj institucioneve shtetërore, përfshirë edhe kryeministrinë
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Sport
-
Kronikë
-
Sport
-
Kosova & Rajoni
-
Kronikë
13:58
Përfundon shqyrtimi i arrestit në flagrancë për 21 protestuesit, pritet vendimi i gjykatës dhe për masat! Për Altin Hilën prokuroria kërkon arrest shtëpie
Avokati i një prej 21 protestuesve të arrestuar, që kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë, thotë se shqyrtimi ka... -
Politikë
13:46
A po kontrollohet protesta nga një grup i vogël? Videoja ngre pretendime për përjashtimin e diasporës dhe rolin e 'Shqipëria Bëhet' (VIDEO)
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale pretendon se gjatë protestës së 20 qershorit një pjesë e diasporës nuk u lejua të merrte fjalën, ndërsa mikrofoni u kontrollua nga një grup organizatorësh të lidhur me partinë "Shqipëria Bëhet".
-
Bota
-
Kronikë
13:40
Përmbysja e minibusit të linjës Berat-Tiranë, nënë e bijë dërgohen në Greqi për t’u trajtuar! Familjarët hapin edhe GoFundMe për ndihmë
Floresha Lazaj dhe vajza e saj Oriada Lazaj, 26 vjeçe që mbetën të plagosura pas përmbysjes së minibusit të linjës së Beratit janë dërguar në Greqi për trajtim të specializuar.
-
Sociale
-
Kronikë
-
Kronikë
13:01
Neutralizohen flakët në Drizë të Fierit, 11 familje u evakuuan, u ndërhy me helikopter! Shoqërohen 2 piromanët! 5 vatra aktive në vend (VIDEO)
Vatra e zjarrit nisi fillimisht pranë zonës së quajtur ‘Azotiku’ e më pas u përhap në zonën e Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara në afërsi të fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.
-
Politikë
12:46
Lamallari publikon pamjet nga dëmet në Komisariatin nr. 3 dhe dënon aktet e dhunës, reagon edhe Balla: Turp, autorët të dalin para ligjit (VIDEO)
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, publikuan pamje nga dëmet e shkaktuara në Komisariatin nr.
-
Bota
-
Politikë
12:34
Ina Zhupa: Gjirin e Gramës kërkuam ta regjistrojmë në UNESCO, qeveria e do si pronë për trafikantët e dosjes ‘Aruba’
Deputetja Ina Zhupa, kryetare e komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporës reagoi për çështjen e Gjirit të Gramës, duke e cilësuar atë si simbol të dy vizioneve të kundërta për pasuritë kombëtare.
-
Politikë
-
Kronikë
-
Politikë
-
Opinion
-
Dosje
-
Kosova & Rajoni
-
Kultura
-
Kronikë
-
Bota
-
Politikë
11:02
FOTO/ Mesazhet në Telegram zbulojnë organizimin e dhunës te Komisariatit nr. 3: 'Ta përdorim turmën, t’i nxjerrim çunat'
Në bisedat e publikuara, pjesëmarrësit diskutojnë për lëvizjen e protestuesve drejt komisariatit, ndërsa në disa mesazhe shfaqen thirrje për presion dhe përshkallëzim, me qëllim lirimin e të ndaluarve.
-
Politikë
-
Bota
10:33
Çfarë ka mbetur vërtet nga Ëndrra Amerikane (dhe pse është gabim të mendosh se varet nga kush është në Shtëpinë e Bardhë)
Lenini dhe Stalini profetizuan rënien e kapitalizmit amerikan, por kur trashëgimtari i tyre, Hrushovi, vizitoi vendin e vërtetë, ai u trondit nga prosperiteti i klasës punëtore amerikane.
-
Bota
10:30
SHBA/ 250-vjetori i Pavarësisë, Trump ngjitet në skenë pas shtyrjes për shkak të motit të keq: Jemi më të pasur dhe më të fortë se kurrë
Publiku që kishte mbetur në aktivitet përbëhej pothuajse tërësisht nga mbështetës të lëvizjes MAGA, duke përforcuar përshtypjen se këto nuk ishin thjesht festime për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara, por një aktivitet me karakter elektoral për të motivuar bazën e Trumpit në një moment të vështirë politik.
-
Politikë
-
Politikë
-
Kronikë
-
Politikë
09:50
Rama: Një ekip po dëgjon kërkesat e arsyeshme që vijnë nga protesta në bulevard! Projektet në Sazan e Zvërnec, asgjë që bie ndesh me rrugën për në BE
Një ekip pune do të dëgjojë të gjitha kërkesat e artikuluara nga protestuesit që kanë shqetësime reale, njoftoi kreu i qeverisë këtë të dielë, teksa protesta hyn në ditën e saj të 36.