Minutë pas minute
-
Receta
-
Politikë
-
Politikë
12:09
‘Territorialja’, PD: Hartën ta vendosë referendumi! Berisha: PS synon shpopullimin, ndaj edhe prishi konsensusin
Partia Demokratike propozon që qytetarët të jenë ata që do vendosin me referendum mes dy projekteve për hartën e re territoriale, atij të PS-së me 46 bashki dhe propozimit të demokratëve me 100 bashki.
-
Politikë
-
Sport
-
Politikë
11:57
Ushtria me 40 mjete taktike ‘Made in Albania’! Rama: Së shpejti do të kemi mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore! Me prodhime shqiptare furnizojmë edhe ushtrinë amerikane (VIDEO+FOTO)
Ushtria shqiptare ka marrë sot në dorëzim 40 mjete të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”, ku është pronar dhe shteti shqiptar.
-
Kronikë
-
Sport
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Receta
-
Opinion
-
Receta
-
Kronikë
-
Sport
-
Sociale
-
Kronikë
10:59
Gjirokastër/ ’Cekja’ i Beratit dhe Baba Sheh Hormova përplasen me makinë, shpëtojnë pa lëndime
Automjeti që drejtonte Sejfulla Myftari, tip Mercedes Benz, është përplasur me Ford-in që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, por fatmirësisht as aktori i humorit dhe as kleriku i njohur nuk janë lënduar.
-
Opinion
-
Opinion
-
Kronikë
10:49
Hyri në zonën e rezervuar duke rrezikuar pushuesit, 500 mijë lekë gjobë për drejtuesin e gomones në Ksamil, i bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)
Drejtuesi i një gomoneje në Gjirin e Hartës në Ksamil është gjobitur me 500.000 lekë pasi rrezikoi pushuesit duke lundruar në hapësirën e rezervuar për ta.
-
Kronikë
-
Sport
-
Bota
10:38
Senati i SHBA-ve i hap rrugë votimit në bllok të 74 nominimeve, mes tyre edhe Eric Wendt i Shqipërisë
Sipas kësaj rezolute, të gjitha emërimet do të shqyrtohen dhe votohen së bashku, në vend që secila të trajtohet veçmas. Rezoluta u miratua të enjten me 50 vota pro, 47 kundër dhe 3 abstenime. Ardhja e Wendt në Tiranë do të pasonte Yuri Kim, në drejtimin e misionit diplomatik amerikan, e cila u largua në qershor 2023.
-
Kosova & Rajoni
10:21
Haxhiu thërret krerët e partive politike, në tryezë përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
Një javë para seancës konstituive, Albulena Haxhiu mbledh sot drejtuesit e partive që siguruan mandate në zgjedhjet e 7 qershorit për të koordinuar hapat për seancën e 6 gushtit ku do të betohen deputetët.
-
Bota
-
Sport
-
Kronikë
10:11
Zjarri në magazinën me fishekzjarrë në Durrës, arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret (VIDEO+EMRI)
Zjarri masiv që përfshiu të enjten një magazinë me lodra fëmijësh dhe fishekzjarrë në Shkozet, ishte pasojë e një veprimi të papërgjegjshëm të një qytetari që ndezi zjarr për të djegur barishtet.
-
Bota
-
VIP & Spektakël
-
Kronikë
-
Sport
09:41
Gianni Infantino këmbëngul në 'privatizimin' e Kupës së Botës, FIFA i përgjigjet UEFA-s: Ju nuk përfaqësoni të gjitha federatat, askush s'po e shet futbollin
FIFA kërkon të shesë te privati 20 për qind të të drejtave komerciale të Kupës së Botës për 20 miliardë dollarë dhe t'u shpërndajë 211 federatave në botë nga 20 milionë dollarë deri në vitin 2030, me shumën që mund të rritet deri në 40 milionë deri në vitin 2037.
-
Sociale
-
Sport
-
VIP & Spektakël
09:04
Sekreti në prapaskenat e ‘The Odyssey’, muskujt në skenën e famshme nuk janë të Matt Damon! Aktori: Krahët më të bukur që kam parë janë të dublantes sime
Protagonisti i filmit të Christopher Nolan ka treguar se në skenën e luftës me Lestrigonët, është përdorur një dublante, kanadezja Devyn Dalton.
-
Bota
08:51
BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të Inteligjencës Artificiale, ofron 30 mld euro financim për 7 struktura
Bashkimi Evropian prezantoi një plan për të siguruar financime publike dhe private për zhvillimin e gjerë të infrastrukturës së IA-së për të reduktuar varësinë nga vendet joevropiane.
-
Bota
08:38
24-vjeçari shqiptar kapet në Francë me 158 kilogramë kanabis në makinë: Gjyshja është e sëmurë, kam nevojë për para! Dënohet me 3 vite burg dhe 529 mijë euro gjobë
I riu, i cili identifikohet me emrin Leonardo si i lindur në Itali dhe i rritur në Shqipëri, u ndalua pasi kishte rënë në sy për udhëtimet e rregullta mes Francës dhe Spanjës.
-
Sport
-
Sport
-
Kosova & Rajoni
-
Sociale
-
Ekonomi
-
Opinion
07:32
Rikthehen 'lule gjelat'; në sulm ndaj faqeve të SHBA në Tiranë
Lufta hibride që u vu re në ditët e Flamingo Revolution me trolle fake mbi “përmbytjen izraelite” në Zvërnec, apo sulmet agresive ndaj familjes Trump, që vinte kryesisht nga faqe iraniane apo të lidhura me aleancat e Teheranit, nuk është fenomeni i tillë i parë në mejdanin virtual digjital shqiptar.
-
Horoskopi
-
Bota
-
Sociale
-
Politikë
07:10
Qeveria vendos shenjim të detyrueshëm karburanteve për të gjurmuar zinxhirin e furnizimit! Tarifë kompanive 6.5 € për 1 mijë litra
Qeveria ka miratuar vendimin që vendos me detyrimin shënjimin dhe gjurmimin e naftës e benzinës përpara daljes në treg, me synim forcimin e kontrollit mbi tregun e karburanteve.
-
Opinion
-
Kosova & Rajoni
22:56
Luftë me flakët në Kretë, evakuohen fshatra të tërë! 3 zjarrfikës humbin jetën
Erërat thuajse të stuhishme përhapën flakët dhe penguan në disa raste operimin e avionëve zjarrfikës, ndërsa autoritetet paralajmëruan se kushtet e pafavorshme atmosferike do të vazhdonin edhe të premten, me pjesën më të madhe të vendit që përballet me rrezik të lartë për zjarre pyjore.