Minutë pas minute
-
Sport
14:30
'S'duhet të mjaftohemi me humbje dinjitoze', Rudi Vata për Report Tv: Lojtarët e Kombëtares duhet të jetojnë për ndeshjet e muajit mars
Ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata thotë për ‘Report TV’ që kuqezinjtë nuk duhet të kënaqen vetëm me paraqitje dinjitoze kundër Anglisë, ndërsa thekson se ‘play-offi’ i Botërorit është arritje e madhe.
-
Politikë
14:33
Reforma për territorialen/ Mazniku për Report Tv: Në korrik të 2026 e kemi përfunduar, synimi është të ngremë bashkitë në nivelin e BE
Nevojën për një ndryshimin e hartës territoriale, Mazniku thotë se është një domosdoshmëri referuar dhe reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian në kuadër të negociatave për anëtarësim.
-
Kultura
14:27
Buxheti i 2026-ës/ Autoriteti i Dosjeve dhe RTSH në ‘hall’ për digjitalizimin e arkivave! Vasili: Duhen 200 mln euro
Fonde shtesë për digjitalizimin e arkivave janë kërkuar nga Autoriteti i Dosjeve dhe Radio Televizioni Publik, gjatë diskutimeve në komisione parlamentare për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.
-
Politikë
14:12
Gara për Avokatin e Popullit, Komisioni i Ligjeve jep 'OK' për 26 kandidatët! 'Topi' tani kalon te Grupet Parlamentare në Kuvend
Partia Demokratike ka firmosur për disa kandidatë që vijnë nga radhët e saj, pasi një deputet është lejuar që të mbështesë më shumë se një kandidat, ndërkohë që nga PS, asnjë deputet, ende s'ka firmosur.
-
Kronikë
-
Politikë
14:03
Drejtori i Burgjeve: Nga 2026, të burgosurit seancë me videocall në gjyqe! Metës nuk i është ndaluar asnjë takim! Ka 3 600 komunikime telefonike, trajtohet me dinjitet
Drejtori Qose, teksa prezantoi buxhetin 2026 në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, iu përgjigj opozitës për pretendimet se Metës i janë ndaluar takimet tek ‘313’-ta.
-
Politikë
-
Opinion
-
Politikë
-
Sociale
-
Ekonomi
13:21
VIDEO/ Braçe pyet ministrin e bujqësisë për skemën e TVSH-së në bujqësi: Pupu këta se dinë fare, pfff një tmerr (mbështet kokën në tavolinë)
Skema e TVSH-së në bujqësi me kompensim 10% për çdo faturë që fermeri do të marrë nga grumbulluesit për produktin që do t’i shesë ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë.
-
Politikë
-
Kronikë
13:18
Plagosi 32-vjeçarin me armë zjarri në Bulqizë, arrestohet autori! Sekuestrohet arma dhe 5 fishekë
Halit Bajraktari akuzohet për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, teksa pas një konflikti qëlloi në drejtim të Alban Tançit duke e lënë të plagosur.
-
Politikë
-
Kosova & Rajoni
12:59
Ish Gjenerali Wesley Clark në Hagë: Thaçi nuk kishte kontroll mbi UÇK! Ajo nuk u përfshi në dhunë! Nëse do kishte informacione të tilla, SHBA do kishte vepruar
Clark shpjegoi ndikimin e Hashim Thaçit tek Uçk dhe faktin se ajo ishte më shumë një strukturë rezistence sesa një ushtri e mirëfilltë. Ai kujtoi takimet e tij me Millosheviç i cili siç tha, gënjente Naton dhe SHBA për ndalimin e dhunës.
-
Sport
12:56
Ismajli e Ramadani: Me pak fat do të kualifikohemi në botëror! Portieri i Anglisë: Shqipëria na rrezikoi me kundërsulme
Futbollistët e Kombëtares shprehen se Shqipëria meritonte më shumë se humbja 0-2 kundër Anglisë, ndërsa fjalë pozitive për kuqezinjtë foli edhe portieri i ‘tre luanëve’ Henderson.
-
Kultura
12:53
Koncerti Operistik i Miqësisë hap Javën Kulturore Kroate! Nga sot deri më 20 nëntor një sërë aktivitetesh në Tiranë
Sonte në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të mbahet Koncerti Operistik i Miqësisë, i cili bashkon artistë të shquar nga të dy vendet në një program të pasur dhe të larmishëm muzikor.
-
Kronikë
12:52
Korrupsion zgjedhor në 64 raste, GJKKO pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për kandidatin e PD në Rrogozhinë më 2023 dhe 4 të tjerë
Hetimet treguan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata siguruan dhe ofruan bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm, të dokumentuara në 64 raste, me qëllim që të votonin në favor të kandidatit Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.
-
Sociale
-
Kronikë
12:43
Karroca me dokumente ‘parkohet’ përpara SPAK, banorët e krahinës së Dukatit kërkojë drejtësi për pronat: Po na mohohet e drejta për të jetuar në tokat e të parëve
Banorët përfaqësohen nga avokati Arben Llangozi ndërsa pretendimet e tyre janë se prej 33 vitesh po u mohohet e drejta për të përdorur dhe jetuar në tokat e tyre të trashëguara nga të parët.
-
Politikë
-
Politikë
-
Kronikë
-
Politikë
-
Ekonomi
11:51
Paketa Fiskale/ Qytetarët do blejnë me ‘para në dorë’ mallra me vlerë deri 500 mijë lekë! Lehtësohen sponsorizimet në ekipe e federata sportive
Paketa fiskale parashikon edhe ndryshimin e ligjit ‘Për Procedurat Tatimore’, me qëllim reduktimin e informalitetit, dhe kufizimin e pagesave me para në dorë.
-
Kronikë
-
Politikë
11:46
Berisha refuzoi dy herë fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin, Balla: Situatë qesharake! Kur bëhet fjalë për kundërshtarët, ta tundin kërkesën e prokurorisë në sy
Balla e cilësoi si qesharake lojën që bëri Berisha për t’iu shmangur llogaridhënies në Prokurorinë e Posaçme për këtë çështje. Sipas tij, sa herë që kryedemokrati duhet të përballet me drejtësinë, ai thërret protesta.
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Receta
-
Receta
-
Kultura
11:23
Biblioteka Kombëtare organizon ekspozitën e rrallë, ‘Koleksioni i Biblave’ dorëshkrime e trashëgimi e pasur nga Shkrimet e Shenjta
Në ekspozitë do të prezantojë për audiencën disa pasuri të trashëguara ndër shekuj, ku përfshihen një numër i madh Biblash, disa syresh mjaft të rralla, të shtypura në Itali, Francë, Gjermani, Holandë, Greqi e të tjera, gjatë një periudhe që shkon nga mesi i shekullit XV deri në atë të XIX.
-
Kronikë
-
Politikë
-
Ekonomi
-
Receta
-
Kronikë
-
Kronikë
-
Ekonomi
10:49
'Paqja fiskale' miratohet te 'Ligjet', fshihen 1 mld € borxhe të bizneseve! Malaj: S’është amnisti, por shansi i fundit para se të nisin konfiskimet e pasurive
Tetë projektligjet e Paketës Fiskale u miratuan në parim këtë të hënë nga Komisioni i Ligjeve në Kuvend. Rreth 1 miliard euro borxhe të bizneseve do të fshihen nga ‘Paqja fiskale’ tha ministri Malaj, teksa prezantoi 72 nenet me ndryshime ligjore për të gjithë paketën.
-
Kronikë
-
Kosova & Rajoni
10:43
Policia e Kosovës mohon pretendimet se kanë qëlluar me armë ndaj ushtrisë serbe
Në një komunikatë zyrtare, policia theksoi se, pas verifikimit të të gjitha informatave operative, raporteve nga terreni dhe koordinimit me institucionet kompetente, nuk është regjistruar asnjë rast i shtënies me armë drejt pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë
-
Politikë
-
Kultura
10:29
Aktivitetet kulturore/ ‘Zëri i lirisë’, koncert te salla e Universitetit të Arteve! ‘Gjurmë penelatash’ ekspozitë në Durrës
“Amour” është pjesa teatrore, që do të shfaqet në teatrin “Bylis” në Fier sot dhe nesër. Shfaqja vjen me regjinë e Besmir Bitrakut dhe në të interpretojnë Luiza Xhuvani, Myzafer Zifla, Elia Zaharia, Xhuljano Brisku e Stela Bello.
-
Politikë
-
Bota
-
Politikë
-
Kronikë
-
Politikë
-
Politikë
-
Shëndeti
09:31
Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme, Ministria e Shëndetësisë: Mbështesim prindërit që përballen me emocione të forta dhe sfida të vazhdueshme
Sipas përkufizimit të përdorur gjerësisht nga OBSH-ja, çdo foshnjë e lindur para përfundimit të javës së 37-të të shtatzënisë konsiderohet lindje parakohshme.
