-
Si u ‘fundosën’ nga Vettingu 9 nga 11 gjyqtarët e 21 Janarit, Besnik Hoxha dhe Ardiana Bera të fundit ende në detyrë, në verifikim prej 2 vitesh
Veprimi i ligjit të Vettingut rrëzoi 9 nga 11 gjyqtarët që morën pjesë në gjykimin e dosjes së 21 Janarit duke pranuar vrasjet dhe shpëtuar të akuzuarit, 2 të fundit në proces verifikimi. Emrat nga shkalla e parë deri në Gjykatën e Lartë.
7 Tetor 2022, 17:09 -
Hetimet për 21 janarin, në Itali dërgohet fizikisht predha që vrau Aleks Nikën! E kërkoi laboratori për ekspertizën
Prokuroria e Tiranës dërgon në Itali predhën që ekzekutoi Aleks Nikën më 21 janër 2011. Pas letërporosis italianët kanë kërkuar të kenë fizikisht predhën. Predha ka mbërritur pak ditë më parë në Itali, në laboratorin e policisë shkencore.
13 Shtator 2022, 13:53 -
DASH nuk e përmend Berishën as me emër: Ish-lideri shqiptar i shpallur 'non grata' shkaktoi dhunë politike! I kujtohet 21 janari dhe sulmi në PD
Një ish-lider shqiptar, i cili është shpallur ‘non grata’ shkakton dhunë politike në Shqipëri, në një vend ku konfliktet e dhunshme politike janë shumë të rralla. Fjalët janë të shkëputura nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve por që e kanë pasur edhe një paragraf për Sali Berishën.
5 Gusht 2022, 16:59 -
Mero Baze: Përpjekje për të imituar 'bezen e kuqe të 21 janarit', për protestën e 7 korrikut
Publikimet e fundit të Monika Kryemadhit, do t’i bënin shumë punë Prokurorisë sikur të ishin të vërteta, sikur të ishin të reja dhe sikur të ishin ashtu siç thotë ajo. E vetmja gjë e qartë në ato letra, ishte mënyra si ishin vizatuar, që i ngjante më shumë një ftese për mitingun e 7 korrikut, se sa si ftesë për SPAK
5 Korrik 2022, 20:54 -
SPAK, e ka detyrim moral dhe ligjor të zbardhë Gërdecin dhe 21 Janarin
Gërdeci dhe 21 Janari, mbeten dosjet më të bujshme, për të cilat SPAK-u, duhet të ndalet, të hetojë dhe dërgojë për gjykim cilindo që ka gisht në ato krime. Koha thonë “mbulon gjithçka”. Por të paktën, në rastin e këtyre krimeve kaq makabre, duhet që drejtësia të thotë fjalën e saj. Askush, jo sot, por edhe pas 100 vitesh, nuk mund të mbetet pa marrë ndëshkimin e ligjit.
26 Maj 2022, 15:48 -
Këshilltari i ish-kryeprokurores Ina Rama në Report Tv: Policët e Berishës shkuan në laborator për të prishur provat e 21 janarit, ndërhyri prokuroria
Plator Nesturi, ish-këshilltar për mediat i ish- kryeprokurores Ina Rama ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku 4 protestues mbetën të vrarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Nesturi ka zbuluar se një grup policësh, në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha kanë tentuar që të prishin provat, me urdhër të Berishës.
11 Maj 2022, 23:00 -
Mero Baze: Berisha me “fakte të reja” rreth 21 janarit
Dje Sali Berisha është kapur në befasi të komentonte rreth katër të vrarëve të 21 Janarit prej tij. Në fillim u hutua dhe i ngatërroi me të vrarët në Gërdec. Nuk ka faj, se ka së paku 30 të vrarë në dy mandate qeverisje vetëm për të mbrojtur djalin e tij dhe partnerin e tij në qeveri. Dhe të vdekurit i ngatërrohen.
8 Maj 2022, 20:03 -
Berisha ndez qirinj para Kryeministrisë, Report Tv e pyet nëse janë edhe për 4 viktimat e 21 janarit, ish-kryeministri humb kontrollin dhe përgjigjet duke sulmuar me shpifje Bollinon
E ka një qiri ish-Kryeministri edhe për viktimat e 21 janarit? “Unë kam qenë i pari që kam kërkuar që të shpallej ‘vrasje shtetërore pa dashje’. Jo jo e kam për Gërdecin...”. Me këtë ‘ngatërresë’ të ‘subkoshiencës’ për statusin e viktimave të 2 ngjarjeve kriminale shtetërore nën qeverisjen e tij, Berisha humbi kontrollin dhe u hodh në sulme ndaj Report Tv dhe si zakonisht ndaj gazetarit Carlo Bollino.
7 Maj 2022, 20:15 -
Basha-Berisha akuzuan njëri-tjetrin për 21 Janarin, dosja drejt SPAK! Përfshihen zyrtarë të lartë, duhen marrë dëshmitë! Prokuroria e Tiranës: S'kemi kompetencë
Prokuroria e Tiranës pritet të rikthejë në SPAK dosjen e 21 janarit. Kjo pas kërkesës së familjarëve të viktimave dhe deklaratave publike të bëra nga ish ministri Brendshëm Lulzim Basha dhe ish kryeministri Berisha.
28 Janar 2022, 13:36 -
Meta: Po të më shkruajë Rama për takim, lë studion dhe iki! Më ka marrë malli për Sali Berishën
Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se e ka marrë malli për Sali Berishën pasi ka disa muaj që nuk e takon, ndërsa për Ramën nuk ka. Por e papritur ishte kur Presidenti tha se nëse i shkruan Rama në këto mome
26 Janar 2022, 22:35 -
Meta: Rama e Basha vranë 4 protestues më '21 janar'! Vrasjet ishin planifikuar, më njoftuan miqtë përtej Oqeanit! Nëse shkarkohem, do ankimoj vendimin e 'Kushtetueses'
Kreu i shtetit theksoi se disa miq të huaj e kanë telefonuar dhe i kanë thënë se në atë protestë ishte planifikuar të vriteshin njerëz. Ndër të tjera kreu i shtetit tha se pasi mori këtë telefonatë, njoftoi Berishën i cili asokohe ishte kryeministër, se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.
26 Janar 2022, 22:02 -
VIDEO-LAJM/ Ja si reagoi Basha pas masakrës së 21 janarit
Sot 11 vite nga 21 janari, ende nuk ka asnjë fajtor përpara drejtësisë dhe kjo është e mjaftueshme për të kuptuar se deklarata e Lulzim Bashës asokohe ministër i Brendshëm se kjo ngjarje kriminale do të zbardhej, ishte thjesht një kortezi “sa për të thënë”.
22 Janar 2022, 16:52 -
21 janari vijon të bashkojë Bashën dhe Berishën, si u tërhoq kreu i PD-së nga rrëfimi i krimit, një dëshmi që i implikon të dy
Berisha dhe Basha shkuan në prag gjakderdhje për selinë e partisë, por vijojnë të zbatojnë kodin e heshtjes për 21 Janarin. Kreu i PD-së dha një sinjal reflektimi në dhjetor 2021, por u tërhoq. Bamir Topi ka rrëfyer se Berisha e përdori Bashën si korrier për të sabotuar hetimet e prokurorisë për zbardhjen e krimit të 21 Janarit
22 Janar 2022, 15:48 -
Speciale/ (Pa)Drejtësia e 21 janarit, gjithçka ndodhi orë pas ore ditën e krimit të madh shtetëror dhe 11 vitet më pas
Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara kryeministrisë humbën jetën Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Report Tv sjell kronologjinë e ngjarjeve të 11 viteve të fundit. Pse nuk është bërë ende drejtësi? Familjarët vazhdojnë kërkojnë të vërtetën e vrasjes së të afërmëve të tyre.
22 Janar 2022, 12:52 -
21 Janar 2042!
Kryeministri e nisi punën me përkujtimin e ngjarjeve të 21 janarit të 31 viteve më parë- disa karafila në bulevardin kryesor të kryeqytetit për të përkujtuar humbjen e jetës së 4 protestuesve në protestën më të qetë që ka njohur Shqipëria në 130 vjet jetë si shtet.
21 Janar 2022, 22:31 -
Mero Baze: 21 Janari ka marrë hak vetë!
Drejtësia nuk ja doli dot të vinte në vend nderin e saj për 21 Janarin. Njeriu simbol i asaj tragjedie për më shumë se dhjet vjet, është përpjekur t’i ikë drejtësisë, dhe sot e kësaj dite ende nuk është pyetur pse vrau katër qytetarë të pafajshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm në mes të bulevardit.
21 Janar 2022, 19:45 -
Spiropali: Opozita është në një ‘duel hunjsh’, në zgjedhjet e pjesshme shkojmë me kandidatët më të mirë
Tashmë është përcaktuar data e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki, por Elisa Spiropali thotë se emrat e kandidatëve nuk janë diskutuar ende në Kryesinë e Partisë Socialiste. Ajo nuk përjashtoi që të gjashta kandidatet të jenë edhe gra.“Mund ta thoni me plot gojën s
21 Janar 2022, 19:05 -
Spiropali në Report Tv: Autorët e '21 Janarit' janë ndëshkuar nga shqiptarët në çdo zgjedhje, tani radha e drejtësisë! Berisha-Basha po kallëzojnë njëri-tjetrin, të thirren për të dëshmuar
Autorët e vrasjeve të 21 janari janë dënuar sistematikisht prej 11 vitesh nga shqiptarët në çdo palë zgjedhje por tashmë ka ardhur koha të marrin dënimin e merituar edhe nga sistemi i drejtësi. Ky është qëndrimi i ministres Elisa Spiropali, e cila e ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv, nënvizon se drejtësia nuk do të vonojë për të dhënë ndëshkimin e merituar ndaj vrasësve të 21 janarit.
21 Janar 2022, 18:31 -
U qëllua me 1 plumb në dorë më ’21 janar’, gazetari Fatos Mahmutaj për Report Tv: Bashën s'e pyeste njeri, urdhri ishte i Berishës! Çuditem si ka ende të marrë që shkojnë pas tij
11 vite nga 21 janari, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, duke folur për Report Tv, tha se pavarësisht se ishin të tjerë ata që tërhoqën këmbëzën e armës duke lënë të vdekur 4 persona, ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.
21 Janar 2022, 17:53 -
Skënder Minxhozi: Një ditë e rëndë sprove për Lulzim Bashën
Sot është një ditë që Sali Berisha e ka shumë bezdi. Do të donte ta fshinte fare nga kalendari. E gjithë Foltorja e ndjek pas Doktorin në këtë ndjesi ku përzihet shpërfillja, me pak turp të fshehur thellë në subkoshiencë.
21 Janar 2022, 15:41 -
Prokuroria do t’i marrë në analizë deklaratat e tyre, si e kanë akuzuar njëri-tjetrin Basha dhe Berisha për 21 Janarin
Më 21 janar 2011 njëri ishte Kryeministër dhe tjetri ministri i tij i Punëve të Brendshme, por Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk janë pengua nga kjo për të bërë akuza shum të rënda ndaj njëri-tjetrit për krimet që ndodhën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ plot 11 vite më parë.
21 Janar 2022, 15:43 -
Ne flasim për 21 janarin, ata për reformën
Para dhjetë vjetësh vrasësit ishin prepotentë, të paprekshëm. Ata vranë katër vetë teksa po mbanin duart në xhepa dhe tani që njohim karakterin e pushtetit të tyre, ai akt kriminal, thjesht, u shtohet historive të përgjakura qeverisëse në arkivat e njerëzimit.
21 Janar 2022, 14:37 -
21 janari, Braçe: Pushkatuesit e 4 protestuesve jo vetëm Basha e Berisha, por edhe prokurori që si thirri kurrë të dëshmonin
Për ish kryeministrin Erion Braçe fajtorë për vrasjet në bulevard nuk është vetëm Sali Berisha por edhe Lulzim Basha, që sipas tij kryen pushkatime pa gjyq në demokraci, ndërkohë që prokuroria heshti dhe vijon të heshtë.“Pushkatimet pa gjyq ne “demokraci”! Nuk ka ndodhur kurrkund ne Evr
21 Janar 2022, 13:56 -
'Si më le vetëm o shpirt', me lot dhe ulërima, motra e Ziver Veizit qan mbi varrin e tij: Drejtësinë do e kërkojmë sa të kemi frymë
Mbi varrin e tij duke qarë me lot në dhe me zë, motra e Ziver Veizit, Trëndafilja nuk po gjend dot qetësi shpirtërore. Dhimbja e ka mbytur ndërsa të vetme fjalë që mund të nxjerrë nga goja janë "si më le vetëm o shpirt, motra të do shumë".Në
21 Janar 2022, 13:49 -
Meta i jep dekorata aktorëve në Korçë më 21 janar, Rama: S'ka çfarë bën tjetër, tallje e madhe me ata njerëz që shkojnë i marrin
Një koment kryeministri Edi Rama e pati edhe për Presidentin Ilir Meta, i cili më 21 janar, zgjodhi t'i jepte dekorata për disa aktorë në Korçë. Rama tha se Meta nuk ka se ç'bën tjetër, teksa shtoi se dekoratat e Metës janë 'tallje' për ata që shkojnë dhe i marrin."
21 Janar 2022, 13:45 -
Katër viktimat e '21 janarit', Rama: Drejtësia do të veprojë, homazhet më të mira për viktimat janë dënimet e fajtorëve të vërtetë
Kryeministri Edi Rama, deklaroi se drejtësia do të veprojë për ngjarjen e rëndë të 21 janarit të vitit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues. Kreu i qeverisë theksoi se homazhet më të mira për viktimat, janë dënimet e fajtorëve të vërtetë.
21 Janar 2022, 13:31 -
'21 Janari', Rama: Detyrimin që na takon me 4 Dëshmorët e kemi shlyer me reformën në drejtësi! Fajtorët japin shfaqje dhunë në mes të Tiranës
Duke ja lënë barrën e fajit Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar, ndërsa tha se PS i ka shlyer detyrimet ndaj Dëshmorëve me reformën në drejtësi. Kryeministri Rama u shpreh se reforma në drejtësi është në hapat e saj të parë, duke kërkua
21 Janar 2022, 13:23 -
Katër viktimat e '21 janarit', Rama: Fajtorët e vërtetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha! Detyrimin ndaj viktimave e kemi shlyer me Reformën në Drejtësi
Teksa i quajti protestuesit e vrarë si të pafajshëm, kreu i qeverisë theksoi se detyrimin ndaj tyre PS e ka shlyer me Reformën në Drejtësi, dhe se kjo e fundit do të veprojë, ndërsa kërkoi durim. Sipas Ramës, fajtorët e vërtetë të vrasjes së protestuesve të 21 janarit 2011, janë Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
21 Janar 2022, 13:13 -
21 janari, ish-kreu i SHISH, Klosi: Urdhrin për të qëlluar protestuesit e ka dhënë Berisha dhe jo Basha! Ishte përgatitur për dhunë, gardistët i siguroi se do t’i mbronte
Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, thotë se urdhrin për të qëlluar protestuesit e në ‘Bulevard’ në protestën e 21 janarit e ka dhënë Sali Berisha. Klosi tha se gardistët vetëm Sali Berisha mund t’i urdhëronte dhe t’i bindeshin, pasi e dinin se ai do t’u siguronte edhe mbrojtjen
21 Janar 2022, 13:08 -
Familjarët kërkojnë ndihmën e Ramës: Bëj të pamundurën që dosja e 21 janarit t'i kalojë SPAK! Kush është gruaja e fortë që shfaqet krah Kryeministrit
Nëna e Hekuran Dedës krah kryeministrit Rama11 vjet pas tragjedisë së 21 janarit që u përgjak me 4 protestues të vrarë, kryeministri Edi Rama zhvilloi homazhe për dëshmorët e atdheut. Përkrah tij, s
21 Janar 2022, 12:56 -
'Strumbullari' i 21 Janarit, Meta i fshihet pyetjes, flet për marrjen e LSI-së: Mezi pres të heq kostumin e presidentit! Thumbon Bashën: 25 prilli ndeshje e shitur, populli do lider me karakter
I cilësuar si strumbullari i protestës së 21 janarit, protestë e cila shpërtheu pikërisht pas videos Meta-Prifti, ku flitej për një përfitim nga tenderat publike, Ilir Meta sot president, nuk pranoi që t’u përgjigjet gazetarëve në lidhje me ngjarjen. Nga ana tjetër Meta tha se mezi pret të marrë drejtimin e LSI-së, dhe të rikthehet fuqishëm në skenën politike
21 Janar 2022, 12:28 -
11 vite pa drejtësi për vrasjen e familjarëve të tyre, vajza e Ziver Veizit me lot në sy: Kam mall për babanë! Xhaxhai i Aleks Nikës: Hetimi është i dobët
Me dhimbje dhe mall për familjarët e humbur dhe dëshpërim që drejtësia po vepron kaq ngadalë për të zbardhur çështjet e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard më 21 janar 2011. 11 vite më pas, familjarët vijojnë t'i përkujtojnë me karafila në duar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, aty ku jeta e tyre u shua, duke lënë pas familjet e tyre.
21 Janar 2022, 10:54 -
Si i mori Sali Berisha përsipër vrasjet e 21 Janarit, rënia e alibive, hapat deri tek pranimi i krimit dhe mburrja për planin e vrasjes së kryetarit të opozitës
Si u rrëzuan njëra pas tjetrës të gjitha alibitë e Sali Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit, pani për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër, ndërrimi i armëve dhe zhdukja e pamjeve filmike. Një mozaik kriminal që po i verbon sytë SPAK-u.
21 Janar 2022, 10:33 -
21 Janari, deputeti socialist: Sali Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar sot 11 vjetorin e 21 Janarit, ku gjatë protestës paqësore u vranë 4 protestues në Bulevard. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social facebook Balla deklaron se më 21 Janar 2011, Sali Berisha urdhëroi të qëllohet me plumba mbi popullin që kishte dalë n&
21 Janar 2022, 10:18