-
Siguria/ Para Lleshit, Meta vazhdon të mbajë të bllokuar edhe dekretimin e kreut të SHISH, Helidon Bendo
Ky qëndrim i presidencës lë vend për interpretime nësë është një JO përfundimtare për kandidaturën e Sandër Lleshit i cili sipas nenit 98 të kushtetutës thotë se Ministri emërohet dhe shkarkohet nga presidenti i Republikës me propozim të kryeministrit, brenda 10 ditëve nga Kuvendi
3 Nëntor 2018, 20:14 -
Meta kundër Ramës, presidenti nuk dekreton Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm
Meta nuk priti të hënën që ishte parashikuar si afati i fundit për përgjigjen e tij lidhur me dekretimin e ministrit të ri të Brendshëm. Presidenti nuk e ka pranuar gjeneral Sandër Lleshin si ministër, duke u shënjuar kështu si presidenti i parë që nuk dekreton një ministër të një qeverie. Në njoftimin e Presidencës thuhet se Meta nuk është bindur për kandidaturën e Lleshit si ministër i Brendshëm.
3 Nëntor 2018, 18:53 -
Dita e hënë afati i fundit që Meta të dekretojë Sandër Lleshin ministër të Brendshëm
Presidenti Ilir Meta ka afat deri të hënën për të dekretuar ose jo Sandër Lleshin në postin në Ministrit të Brendshëm. Afati sipas parashikimit ligjor përfundon sot në mesnatë, por në bazë të kodit administrativ, ditët e pushimit nuk llogariten dhe rrjedhimisht Meta ka kohë për dekretin deri ditën e hënë.
3 Nëntor 2018, 10:02 -
Ish-kreu i SHIU-t, Ylli Zyla: Sandër Lleshi ka probleme me papërshtatshmërinë
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla ka bërë një deklaratë të fortë në studion e 'Repolitix', duke u shprehur se ministri i Brendshëm që pritet të dekretohet nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, mund të ketë probleme me papërshtatshmërinë
2 Nëntor 2018, 21:46 -
Dekreti i Lleshit? Hyseni: S’besoj se Meta do lerë këshilltarët të çmenden, Veliaj duhet të rikandidojë
Hyseni u shpreh se në Tiranë nëse do të votohej sot, Erion Veliaj do të merrte 63% të votave. Sipas tij, kryebashkiaku aktual është kandidati më i mirë, prandaj duhet të kandidojë patjetër për një mandat të dytë.
1 Nëntor 2018, 16:40 -
Mos dekretimi i Sandër Lleshit, zbulohet ngërçi, ministri s’duhet të jetë pjesë e Forcave të Armatosura
Mos dekretimi ende i Sandër Lleshit nga presidenti Meta lidhet me një ngërç juridik që buron nga neni 103 i Kushtetutës ku sanksionohet se ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore. Report TV mëson se presidenca ka kërkuar informacion nga Ministria e Mbrojtjes për statusin juridik brenda forcave të armatosura që mban i propozuari për ministër të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshi.
1 Nëntor 2018, 12:05 -
Papritur ministër, çfarë mendon për Tahirin e Xhafajn, Sandër Lleshi: Rama më dha një letër me 10 pika
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka folur edhe për dy paraardhësit e tij. Duke qenë se prej 5 vitesh ka qene në pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, Lleshi ka pranuar se pjesë e punës së tij ka qenë edhe bashkëpunimi me Ministrat e Brendshëm, konkretisht Tahiri dhe Xhafaj.
29 Tetor 2018, 22:44 -
Genc Pollo ka tetë pyetje për Sandër Lleshin: Përgjigju para votëbesimit dhe betimit
Demokrati kërkon nga Lleshi që t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, përpara votëbesimit dhe betimit të tij. Këshilltari i kryeministri Edi Rama, Sandër Lleshi do të zëvendësojë në këtë post Fatmir Xhafajn.
28 Tetor 2018, 22:24 -
Sherri me Imamin në 2013/ Gjenerali Lleshi s’pranoi të përdoreshin Forcat e Armatosura në fushatë, Nishani e shkarkoi
Gjenerali Sandër Lleshi me një karrierë 35-vjecare në Forcat e Armatosura u shkarkua në vitin 2013 nga detyra, pas një debati me ish-ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Nishani, asokohe president, vendosi ta shkarkojë gjeneralin, pasi ai nuk lejoi që Forcat e Armatosura të përdoreshin për fushata politike.
28 Tetor 2018, 11:15 -
'Dorëheqja'/ Xhafaj lë zyrën: Sfidoj opozitën. Përbuz ata që s’kuptojnë se ka politikanë të lirë
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka pranuar të flasë për gazetarët. Xhafaj ka qëndruar plot 8 orë në këtë dikaster, ndërkohë që përgjigjen publikut dhe opozitës ka zgjedhur t'jua japë nga Twitter, ku s'ka munguar sfidimi i opozitës dhe mesazhi për qeverinë.
27 Tetor 2018, 18:26 -
Fatmir Xhafaj flet për herë të parë pas dorëheqjes: Me vullnetin tim i paraqita kryeministrit largimin nga detyra
Mesazhi i ministrit Xhafaj pas dorëheqjes nga detyra: "Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve".
27 Tetor 2018, 11:30 -
Nga përplasja me Berishën dhe Imamin, te propozimi i Kadaresë për President, kush është ministri i ri i Brendshëm, Gjeneral Sandër Lleshi
Në vitin 2013, kryeministri Edi Rama e bën pjesë të kabinetit të tij, duke e emëruar këshilltar për Sigurinë. Në një koment për mediat, Rama do të deklaronte se për herë të parë emrin e Sandër Lleshit e kishte dëgjuar nga shkrimtari Ismail Kadare, i cili ia kishte propozuar për President të Republikës.
27 Tetor 2018, 09:04 -
Jep dorëheqjen Fatmir Xhafaj, Rama emëron Gjeneral Sandër Lleshin ministër të Brendshëm
Ministri i ri i Brendshëm do jetë Gjeneral Sandër Lleshi i cili nuk vjen nga politika por nga radhët e Ushtrisë. Lleshi mbante detyrën e këshilltarit për Sigurinë pranë kryeministrit Edi Rama. Motivet e dorëheqjes nuk bëhen të ditura, por Xhafaj ka qenë atakuar fort nga opozita për çështjen e të vëllait. Propozimi i Ramës ka mbërritur në zyrën e Ilir Metës i cili mësohet se ka dekretuar shkarkimin e Xhafajt, por ende nuk është shprehur për erin e Sandër Lleshit. Dekretet pritet të votohen të enjten e ardhshme në Kuvend.
27 Tetor 2018, 08:27