-
Pr.buxheti 2024, ministrja Denaj: Skemë e re mbështetëse për fermerët! IPARD? Ka ngadalësim procesi, jo bllokim fondesh
Nevojat e fermerëve për financim nga buxheti i shtetit janë 3 fish më të larta sa fondet e vëna në dispozicion. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese e se brenda vitit të 2024 do të bëhet skema e re për mbështetjen e bujqësisë, ndërsa vuri theksin tek fondet e IPARD si të domosdoshme për sektorin, për të cilat tha se është ngadalësuar procesi dhe s’ka bllokim fondesh.
8 Nëntor 2023, 12:23 -
Bllokimi i komisioneve parlamentare nga Rithemelimi, Flutura Açka: Puç fashist! Ishte skenar i parapërgatitur
Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Flutura Açka ka bërë një koment për bllokimin e mbledhjeve në komisionet parlamentare nga deputetët e Rithemelimit."Unë nuk jam Notere e “Marrëveshje
7 Nëntor 2023, 21:06 -
Projekt-buxheti 2024, Muzhaqi: 7000 të rinj përfitues nga thirrja e dytë për projekte rinore
Ditën e sotme, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në kuadër të raportimeve në komisione për projekt-buxhetin e 2024, raportoi pranë Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit publik për buxhetin e vitit 2024 për rininë
7 Nëntor 2023, 18:13 -
Pr/buxheti 2024, KLGJ e pakënaqur: Duhen para për rikonstruksionin dhe ndërtimin e gjykatave! KPA kërkon rritje pagash
Institucionet e drejtësisë kërkuan rritje fondesh dhe pagash gjatë diskutimit për buxhetin e vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve. KLGJ kërkoi më shumë para rikonstruksion e ndërtim gjykatash, ndërsa Kolegji i Apelimit, kërkoi rritje pagash në nivelin e gjyqtarëve të kushtetueses, me pretendimin se është organ i kësaj Gjykate.
7 Nëntor 2023, 17:05 -
Balla: Rritje gati 8% e buxhetit të Ministrisë së Brendshme! Të rikthejmë shkollimin 'bachelor' në Akademinë e Sigurisë! 440 të arrestuar e të proceduar nga 'Tempulli'
Ministri Taulant Balla ka propozuar ndryshime sa i përket rekrutimit të policisë së shtetit, teksa hodhi idenë që të rikthejnë shkollimin “bachelor” në Akademinë e Sigurisë. Teksa ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2024 dha se është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Ministria e Brendshme
7 Nëntor 2023, 15:23 -
VIDEO/ Rithemelimi bllokoi hyrjen e Komisionit të Sigurisë, Gjylameti përplaset me deputetët, shtyn Isuf Çelajn dhe hap derën
Deputetët e PS janë përplasur me ata të Rithemelimit pasi këta të fundit kishin bllokuar derën e sallës së komisionit për Sigurinë Kombëtare. Siç shihet edhe në videon e siguruar, deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka shtyrë deputetin e PD, Isuf Çelaj dhe më pas ka hyrë në sallë
7 Nëntor 2023, 13:26 -
Afera ‘Partizani’, Braçe: Bota po takson miliarderët, ne nuk po ndalojmë dot korrupsionin marramendës me pronat
Erion Braçe është ndalur sërish në korrupsionin me pronat, për të cilin thotë se është marramendës dhe nuk po bëhet asgjë për ta ndalur, ndërsa bota ka nisur të taksojë me 2% më të pasurit, duke nënkuptuar aferën e privatizimit të ‘Partizanit’.
7 Nëntor 2023, 11:43 -
VIDEO/ 'Pse jeni online o plehra', deputetët e Rithemelimit protestë, shtyhen Komisionet e Ligjeve dhe Veprimtarisë Prodhuese
Deputetët e grupit të Rithemelimit kanë protestuar në Komisionet Parlamentare për zhvillimin e mbledhjeve online duke argumentuar se një gjë e tillë është e pakuptimtë pasi ata janë prezentë në Kuvend.Debatet janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët kanë k&
7 Nëntor 2023, 11:42 -
Pr.buxheti 2024, Rama: 2.2 mld lekë shkojnë për bonusin e bebes, nga janari përfituan mbi 36 mijë familje
Në projektbuxhetin 2024 është parashikuar që një fond prej 2.2 mld lekë do të shkojë për bonusin e bebes. Kryeministri Edi Rama thotë se do ta vijojnë këtë mbështetje për familjes.
7 Nëntor 2023, 11:15 -
Skemë e re për pensionet, Mete: Po diskutojmë me FMN dhe BB! Do rishikohet mënyra e indeksimit
Pensioni mujor që marrin më shumë se 760 mijë persona në vend do të rritet ndërkohë që do të ndryshojë edhe mënyra e indeksimit. Ministri i Financave Ervin Mete njoftoi në Komisionin e Ekonomisë se po punohet për reformën e re të pensioneve, e cila ndër të tjera synon të rrisë numrin e kontribuuesve në sistem dhe të ulë deficitin e skemës
7 Nëntor 2023, 11:13 -
Pr/buxheti 2024 te Komisioni Ekonomisë/ Braçe: Bujqësia prej 2 vitesh pa rritje! Ministri Mete: Do ta rishikojmë në ndërhyrjen që do bëjmë në qershor
Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi sot në Komisionin e Ekonomisë se buxheti i vitit 2024 për bujqësisë nuk është i mjaftueshëm për të zhvilluar sektorin. Përgjigjen e mori nga ministri i Financave i cili tha se buxheti do rishikohet në qershor, madje shtoi se do të rishikohen masat mbështetëse për bujqësinë për të rritur efektivitetin e tyre, në mënyrë që të ndihmohet sektori.
7 Nëntor 2023, 10:54 -
Pr/buxheti 2024 në Zoom! Vijon kaosi në kryesinë e Kuvendit, deputetët e Berishës bllokojnë dyert e komisioneve
Deputetët e Berishës dhe Bardhit kërkojnë me çdo kusht të zbatojnë skenarin e kaosit të punimeve të Kuvendit. Pas kapërcimit nga dritaret të një ditë më parë, këtë të martë deputetët pa masa disiplinore kanë bllokuar me karrige dyert e sallave të komisioneve duke penguar mbledhjet të cilat po spostohen online.
7 Nëntor 2023, 08:35 -
Pr.buxheti 2024, Muzhaqi në Komisionin për Çështjet Sociale: Mbi 215 mln lekë mbështetje për rininë përmes AKR-së
Pas kaosit që Rithemelimi shkaktoi në Kryesinë e Kuvendit edhe Komisioni për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë u mbajt online. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi foli për projektbuxhetin për vitin 2024.
6 Nëntor 2023, 16:40 -
Dyfishohet buxheti për institucionet e drejtësisë, Mete: Në 2024, 26.2 mld lekë për investimet e parashikuara! 632 mln për rehabilitimin e të miturve
Prej vitit 2016 kur nisi reforma në drejtësi deri në vitin 2024, buxheti për institucionet e drejtësisë do të dyfishohet. Kështu u shpreh ministri i Financave në Komisionin e Ligjeve teksa prezantonte projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ku listoi investimet e parashikuara në fushën e drejtësisë.
6 Nëntor 2023, 16:16 -
‘Ekonomia’ miraton në parim paketën fiskale 2024! Importi i mëshqerrave pa TVSH, Braçe: Ndihmon sektorin! Vjero: Do rishikojmë taksat në bujqësi
Vëmendjen më të madhe e mori projektligji për ndryshimin e ligjit të TVSH-së i cili parashikon përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e mëshqerrave mbarsë dhe insekteve me qëllim eliminimin e përdorimit të hormoneve
6 Nëntor 2023, 15:14 -
Projektbuxheti 2024/ Mete te ‘Ligjet’: 26.2 mld lekë për institucionet e drejtësisë, dyfishohet krahasuar me 2016
Prej vitit 2016 kur nisi reforma në drejtësi deri në vitin 2024, buxheti për institucionet e drejtësisë do të dyfishohet. Kështu u shpreh ministri i Financave në Komisionin e Ligjeve teksa prezantonte projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ku listoi investimet e parashikuara në fushën e drejtësisë.
6 Nëntor 2023, 14:21 -
Bota në luftë, Shqipëria 'hap' thesin për blerje armatimesh! 48.3 mld lekë në 2024 për Mbrojtjen, rritje me 16.8%! 4.7 mld për armatime e pajisje luftimi! Investime për dronë
Buxheti i vitit të ardhshëm ka përcaktuar një shtesë financimi prej rreth 8 miliardë lekësh, ose rritje me 16.8 për qind për forcat e luftimit të ushtrisë shqiptare. Për herë të parë 2% e buxhetit në total është planifikuar për mbrojtjen, një kriter ky për vendet e NATO-s. Fondet e shtuara janë dedikuar për blerjen e dronëve dhe të municioneve e platformave të luftimit.
5 Nëntor 2023, 15:30 -
Inflacioni dhe kursi i këmbimit, rrezik për buxhetin e 2024-ës! Rënia e euros dhe dollarit redukton hyrjet nga importi
Ulja e inflacionit poshtë shifrës 3% në vitin 2024 si dhe zhvlerësimi i euros dhe dollarit janë rreziqet kryesore që i kanosen buxhetit të shtetit. Në relacionin e projektbuxhetit për vitin që vjen Ministria e Financave thotë se ulja e inflacionit përtej objektivit do të reduktonte të ardhurat në buxhet, ndërsa zhvlerësimi i euros e dollarit do ulte të ardhurat nga TVSH-ja në import
5 Nëntor 2023, 10:01 -
Buxheti 2024, Jorida Tabaku: 70 mln euro janë vetëm taksa të reja! Nga 2024, qëveria takson 23% profesionistët e lirë, të ndryshojë skemën
Në vitin e ardhshëm qytetarëve do ju merren nga xhepi i tyre 70 milionë euro për shkak të taksave të reja, thotë deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e cila kritikon skemën e qeverisë për taksimin e profesionistëve të lirë
4 Nëntor 2023, 20:59 -
Buxheti 2024/ 5.3 mld lekë ndahen për emergjencat civile! 800 mln u shkojnë bashkive për fatkeqësitë natyrore, 500 mln për mbrojtjen e digave
Buxheti për Emergjencat Civile për vitin 2024 do të jetë 5.3 miliardë lekë, nga 4.3 që është këtë vit. Prej tyre, 800 milionë lekë do ju shpërndahen bashkive për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, si dhe 500 milionë lekë është parashikuar për mbrojtjen e digave.
4 Nëntor 2023, 19:32 -
Projektbuxheti 2024/ Bashkitë do marrin 360 mln euro transfertë! Tirana, Durrësi e Elbasani marrin pjesën më të madhe
Transferta e pakushtëzuar që jepet nga buxheti i shtetit për të mbështetur pushtetin vendor për vitin që vjen do të jetë 360 milionë euro. Pjesa më e madhe e buxhetit do të ndahet mes 8 bashkive, ku kryeson Tirana me 5.2 miliardë lekë. Kurse bashkia që përfiton më pak nga buxheti i shtetit është Pusteci me vetëm 89 milionë lekë.
3 Nëntor 2023, 12:13 -
Pr/Buxheti 2024, shkurtohen me 14 mln euro fondet e bujqësisë! Më pak shpenzime për skemat mbështetëse të fermerëve
Bujqësia do të ketë më pak fonde në dispozicion në vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2024 janë parashikuar 140.9 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë ose 14 mln euro më pak se viti aktual. Shkurtimi më i madh i fondeve është bërë tek skemat mbështetëse të fermerëve me 27 milionë euro.
2 Nëntor 2023, 16:08 -
Porti i ri në Porto Romano do të kushtojë 427 milionë euro, 4 milionë euro për projektet e reja hekurudhore në 2024
Ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano do ti kushtojë buxhetit të shtetit 427 milionë euro. Ndërtimi pritet të nisë në vitin 2024, dhe për këtë fazë të parë janë parashikuar shpenzime në vlerën 85 milionë euro.
2 Nëntor 2023, 14:44 -
Zv.ministri i Brendshëm, Hodaj: Rritje e konsiderueshme e buxhetit për 2024! Vetë-pastrimi i policisë, ka rezultate! Dhuna në Kuvend, për të mbrojtur Berishën
Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se ka një rritje të konsiderueshme të buxhetit për 2024.
1 Nëntor 2023, 18:50 -
E PLOTE/ Pr/buxhetin 2024 prezantohet në konferencën e kryetarëve, Ministri i Financave: I kalon 7 mld euro, 1.2 miliardë euro për investime publike
Projektbuxheti i vitit 2024, prej 7 miliardë euro u prezantua nga Ministri i Financave Ervin Mete në konferencën e Kryetarëve, duke theksuar se synohet rritja e mirëqenies, e punësimit si dhe konsolidimi fiskal duke ulur borxhin publik nën 60%.
1 Nëntor 2023, 14:09 -
Si do të ndahen 4 mld euro për institucionet? Rriten shpenzimet për Mbrojtjen e Financat, shkurtohet buxheti për Bujqësinë dhe Infrastrukturën
Në projektbuxhetin e vitit që vjen janë ndryshuar edhe objektivat për institucionet që do të kenë më shumë fonde në dispozicion. Në shpërndarjen e 4 miliardë euro, fokusi është zhvendosur nga shëndetësia tek mbrojtja
1 Nëntor 2023, 12:23 -
Rishikimi i buxhetit 2023/ Xhixho: S’ka ndihmë për çmimet! Ulet buxheti për arsimin, shkojnë për zyrat e luksit
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një konferencë për mediat nga kryesia e Kuvendit ngritur shqetësime në lidhje me aktin normativ për ndryshimin e buxhetit 2023. Xhixho tha se nuk parashikohet asnjë paketë mbështetëse për kategoritë në nevojë
1 Nëntor 2023, 11:51 -
Projektet ekzistuese dhe të reja që do të financojë buxheti i shtetit në 2024: Rrugë, hekurudha, porte dhe energjia
Në projektbuxhetin e depozituar në Kuvend është parashikuar për vitin që vjen është parashikuar mbështetje financiare për projekte ekzistuese dhe të reja. Më poshtë sjellim një listë të projekteve që do të financohen.INFRASTRUKTURA DHE ENERGJIA
31 Tetor 2023, 22:07 -
Projekt-buxheti 2024/ Rritet taksa e karbonit në qymyr, preket industria e rëndë
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm, pjesë e paketës fiskale, është rritja e taksës së karbonit. Kështu sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe OKB-së taksa e karbonit nga 3 lekë/ kg që paguhet n
31 Tetor 2023, 20:41 -
Paketa fiskale/ Tavan për akcizën, gjoba të reja për bizneset që nuk paguajnë në kohë tatimin! Indeksimi jo në bazë të inflacionit
Akciza për karburantin, për pijet alkoolike, për kafen apo për produktet energjetike nuk do të rritet bazuar në normën e inflacionit siç parashikonte ligji por vetëm 1.5%. Ky kufizim është pjesë e paketës fiskale të vitit 2024 si dhe do të ndryshojë metoda për gjobitjen e bizneseve që nuk shlyejnë në kohë detyrimet.
31 Tetor 2023, 20:00 -
Pr/buxheti 2024 jep 141 mln euro për 10 kontrata koncesionare! Kryeson Rruga e Arbrit dhe kontrata e shërbimeve laboratorike
Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar 14,2 miliardë lekë vetëm për 11 kontrata koncesionare, nga rreth 13 miliardë lekë që ishin pagesat e bëra në vitin e kaluar.
31 Tetor 2023, 16:16 -
Pr/buxheti 2024, 7 mld euro! 300 mln euro më shumë se vjet: 70 mln shkojnë për rindërtimin! Indeksim pensioneve e bonusi i fundvitit
Buxheti i vitit që vjen do të jetë 300 milionë euro më shumë se ai vitit që po lëmë pas. Sektorët kryesorë që do të mbështesë janë arsimi, shëndetësia, bujqësia, dhe infrastruktura, ndërkohë që investimet publike do të kapin vlerën e 1.2 miliardë eurove. Në draft janë planifikuar 70 milionë euro për rindërtimin dhe 77 milionë euro për indeksimin e pensioneve e bonusin e fund vitit.
31 Tetor 2023, 16:30 -
Nga rindërtimi tek bujqësia sektorët që marrin më shumë fonde me rishikimin e buxhetit 2023! Mete: Rishpërndajmë 45.8 mld lekë
Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar sot rishikimin e buxhetit të shtetit të këtij viti, i cili parashikon rritjen e të ardhurave me 7.5 miliardë lekë, si dhe planifikon të rishpërndahen 45.8 miliardë lekëve me fokus përshpejtimin e projekteve me ecuri pozitive.
31 Tetor 2023, 13:36 -
Projektbuxheti i 2024-ës, eksperti: S’ka një emër, duhet të ishte i përqendruar tek ndihma shtesë për shtresat në nevojë
Në vitet e fundit projektbuxhetet e hartuara kanë pasur një emër, ku ai i vitit 2020 ishte i rindërtimit, i vitit 2021 ishte i rimëkëmbjes po ashtu edhe për vitin 2022 me fokus krizën e çmimeve. Ndërsa projektbuxheti i këtij viti i miratuar një ditë më parë nga qeveria sipas ekspertit të ekonomisë Eduart Gjokutaj nuk mban një kryefjalë
28 Tetor 2023, 15:18 -
Qeveria miraton pr/buxhetin 2024, Mete: 1/3 shkon për mbrojtje sociale! Eurobond? Ka nevojë për financim të borxhit publik
Këshilli i Ministrave miratoi sot projektbuxhetin 2024. Ministri i i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete i pyetur nga gazetarja e Report Tv Eliza Gjediku nëse në projektbuxhet kanë lënë hapësira për të emëtuar një Eurobond tjetër nuk e përjashtoi si mundësi. Ndërkaq shtoi se 1/3 e buxhetit do të shkoj&eu
27 Tetor 2023, 18:22 -
Qeveria miraton pr.buxhetin 2024, Mete: 39 mld lekë për rritjen e pagave, brenda 2024 paga mesatare 900 euro! Rritet fondi për bashkitë dhe ushtrinë
Qeveria shqiptare ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2024, prej 7 miliardë eurosh ku theksi vihet te rritja e pagës mesatare në vend, në nivelin prej 900 euro në muaj. Ministri i Financave Ervin Mete, pas mbledhjes së qeverisë, tha se efektet financiare të rritjes së pagës mesatare kapin vlerën e 39 miliardë Lekëve.
27 Tetor 2023, 18:13