-
Nga hetimet ka rezultuar se dy të rinjtë me anë të mashtrimit merrnin me qira makina luksoze prodhim i fundit në kompani të ndryshme në Angli, Belgjikë dhe Gjermani dhe pasi hynin me dokumentacion të rregullt nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit dhe më pas mjetet i shisnin në Shqipëri.
27 Korrik 2019, 16:19 -
Anti-informaliteti/ Arrestohen dy inspektorë të tatimores, nën hetim drejtori dhe pronari i hotelit në Velipojë
27 Korrik 2019, 12:26Dy inspektorë të Zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër kanë rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pronari i një hoteli në zonën e plazhit në Velipojë. Report tv mëson se në pranga kanë rënë Idlir Dibra dhe Gege Nika.
-
Shkodër/ Motori përplaset me makinën, e pëson drejtuesi i biçikletës! Dy të plagosur
22 Korrik 2019, 15:45Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugorë në aksin Shkodër-Lezhë, fshati Beltojë, Shkodër.
-
Vidhnin rroba në Tiranë dhe i shisnin në Shkodër, arrestohen dy hajdutët
21 Korrik 2019, 17:39Dy hajdutët vidhnin rroba jo vetëm në qendra tregtare por dhe në tregje shumice apo dyqane të thjeshta në kryeqytet
-
E ka kërkuar edhe Kukësi, Vllaznia zyrtarizon trajnerin me shumë eksperiencë
17 Korrik 2019, 16:31Njeriu i përzgjedhur nga Vllaznia është Mirsad Jonuz, një trajner shumë i njohur në Maqedoni dhe jo vetëm.
-
Basha nga Shkodra: Është koha për të dhënë zgjidhjet tona
15 Korrik 2019, 20:35Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se tashmë është koha që PD dhe opozita të japë zgjidhje për krizën që sipas tij e ka krijuar qeveria Rama.
-
Ja si u dogj shkolla në Shkodër dhe roli i Bardh Spahisë (VIDEO)
14 Korrik 2019, 07:55 -
Aksioni opozitar/ Lëvizje në PD...Basha i beson Shkodrën Bardhit, çon Nokën në Elbasan
13 Korrik 2019, 17:53Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një lëvizje të fundit brenda partisë, që vjen në kuadër të aksionit opozitar. Mësohet se me anë të një shkrese zyrtare, Basha ka emëruar Gazment Bardhin si koordinator në Shkodër, e ndërsa Flamur Nokën e ka deleguar në qytetin e Elbasanit. Kjo lëvizje vjen si vendim i Kryesisë, ku degët gjatë sezonit të verës do të kryejnë disa detyra organizative dhe për këtë është ngritur një grup pune.
-
Shkodër-Në kërkim për vjedhjen e 28 mln lekëve në bankë, arrestohet në shtëpi punonjësi (VIDEO)
13 Korrik 2019, 12:48Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të bankave.
-
Doli me leje nga burgu dhe vrau shokun se s'i ktheu 30 mijë €, kapet pas dy vitesh i 'forti' i Shkodrës (VIDEO)
12 Korrik 2019, 15:43Arrestohet pas dy vitesh autori i vrasjes së Angjelin Shkambit, ngjarje e ndodhur në 17 dhjetor të vitit 2017. Autori i vrasjes është Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog, ndërsa u prangos sot nga policia.
-
Shkodër/ Sulmi ndaj KZAZ-së Nr. 3, Apeli 'detyrim paraqitje' për punonjësit e bashkisë
12 Korrik 2019, 09:35Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për 4 punonjësit e Bashkisë, që sulmuan KZAZ-në numër 3 në shkollën "Shejnaze Juka".
-
Bushati në Shkodër: Qyteti është lënë pas dore, s’ka administrim lokal (VIDEO)
10 Korrik 2019, 13:55Ndërsa partia socialiste pret nga ditë në ditë të marrin drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, drejtuesi politik për këtë qark Ditmir Bushati tha se ‘fituesit nuk gjykohen’. Bushati u shpreh për të gjithë shkodranët se bashkia do të jetë apolitike dhe se ky institucion ka nevojë të ndryshojë.
-
Ademi e ndarë nga PD-ja, i kërkon si 'qytetare' KQZ-së materialet e 30 qershorit vetëm për Shkodrën
10 Korrik 2019, 12:32Atë që PD-ja bëri dje me kërkesën e saj në KQZ ku i kërkonte materialet e 30 Qershorit, sot e ribën Voltana Ademi, por më të specifikuar vetëm për Shkodrën.
-
97 kg marijuanë nga Shkodra në Malin e zi, arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim (VIDEO)
10 Korrik 2019, 12:16Liqeni i Shkodrës është një nga pikat kyçe që kanë përdorur trafikantët për transportimin e sasive të drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi.
-
Shkodër/ Jep dorëheqjen pas 6 vitesh drejtori i Tatimeve: Arsye personale, ka nevojë për energji të reja (VIDEO)
9 Korrik 2019, 11:46Drejtori i Tatimeve Hysen Hysaj ka dhënë dorëheqjen pas 6 viteve që drejton këtë institucion. Në një prononcim për mediat, ai ka deklaruar se ku vendim vjen vetëm për arsye personale, sipas së cili kjo drejtori ka nevojë për energji të reja.
-
U arrestua për vjedhjen e një biçiklete, 41-vjeçari i vendos flakën qelisë në burgun e Shënkollit
5 Korrik 2019, 11:58Nuk dihen ende detajet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre.
-
Shkodër/ Sherr se e shau nga familja, plagoset me thikë 19-vjeçari (VIDEO)
4 Korrik 2019, 13:47I plagosuri 19-vjeçar është futur në sallën e operacionit për shkak të plagëve të marra.
-
Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra Kryetaren e Gjykatës Administrative të Shkodrës
4 Korrik 2019, 09:53Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Kryetaren e Gjykatës Administrative të Shkodrës për shkak se kanë vërejtur probleme me pasurinë.
-
Drogë me furgon drejt Malit të Zi/ Shkatërrohet grupi kriminal me kapon nga Shkodra, 5 në pranga (EMRAT)
3 Korrik 2019, 16:39Një grup i strukturual kriminal i cili merrej me trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi është shkatërruar ditën e sotme, ku në pranga kanë rënë 5 anëtarë të tij. Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja bën me dije se janë arrestuar Zef Kola, Genc Mecaj, Kristjan Melaj, Elvis Hysaj dhe Xhusepe Delaj si dhe është sekuestruar një sasi prej 205 kg marijuanë.
-
Voltana Ademi takon vëzhguesit e OSBE/ODIHR, u jep fakte dhe foto për zgjedhjet në Shkodër
3 Korrik 2019, 13:53Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës, Voltana Ademi bën me dije se u ka vënë në dispozicion vëzhguesve OSBE/ODIHR fakte, materiale video dhe foto, të cilat sipas saj japin panoramën e asaj që ndodhi në Shkodër ditën e votimit.