-
Kthyen magazinat në 'shtëpi bari', arrestohen 6 persona në Shkodër! Sekuestrohen 100 kg kanabis, 187 rrënjë të bimës narkotike e municion luftarak
Gjergj Vasija, Kristjan Vasija, Prendë Vasija, Kristjan Nikolli, Ardjan Kovaçi dhe Andi Kapcari të cilët ranë sot në prangat e policisë, kishin kthyer dy magazina në 'shtëpi bari', ndërsa në aksioni e sotëm të policisë atyre iu sekuestruan 100 kilogramë kanabis, 1847 kubikë me lëndën narkotike, 0.5 litra vaj hashashi dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
23 Dhjetor 2021, 11:06 -
Policët i ndiqnin prej 2 javësh, arrestohen 6 persona në Pogradec, kapen me 21 gramë kokainë
Mësohet se në pranga kanë rënë Arbër Gjona 21 vjeç, Renaldo Gjona 24 vjeç, Domenik Potka 22 vjeç, Xhemal Oparaku 41 vjeç, Klajdi Zavalani dhe Saimon Oparaku, 18 dhe 19 vjeç, të cilët u kapën me 21.14 gram kokainë në makinë, të cilën e kishin ndarë në doza, gati për ta shitur.
23 Dhjetor 2021, 10:02 -
Kërcënoi me thikë qytetarët dhe efektivët e policisë në lokal, arrestohet 44-vjeçari në Poliçan
Kanë qenë disa qytetarë që kanë denoncuar se një person ka hyrë në ambientet e një lokali dhe ka kërcënuar njerëzit që ndodheshin aty. Pas mbërritjes së policisë, 44-vjeçari ka kërcënuar edhe efektivët.
22 Dhjetor 2021, 16:34 -
Falsifikuan dokumentet duke përvetësuar 6 mijë m² pronë në Kashar, dy të arrestuar
Dy persona janë arrestuar pasi akuzohet se kanë falsifikuar dokumente për të përvetësuar prona në Tiranë. Përmes falsifikimit të dokumenteve kanë mundur që të marrin pronë në zonën e Kasharit me një sipërfaqe 6 mijë m².
22 Dhjetor 2021, 12:17 -
I dënuar me 3 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Kurbin 31-vjeçari i shpallur në kërkim
Në pranga ka rënë Spartak Hoxha (Rica), i cili është shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2020, pasi Gjykata e Kurbinit e ka dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja".
22 Dhjetor 2021, 10:25 -
-
-
-
Njerku ngacmon seksualisht vajzën e gruas, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë! Pranga edhe 4 të tjerëve për vepra të ndryshme penale
Policia e Tiranës ka arrestuar sot pesë persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes tyre 57-vjeçari Arben Hysko i cili ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare, të cilën e kishte vajzën e bashkëshortes së tij.
21 Dhjetor 2021, 16:07 -
VIDEO/ Fshehën 8.5 kg kanabis në arka bananesh dhe tentuan t’i largohen policisë me makinë, arrestohen 2 persona në Durrës
Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u kapen me 8.5 kg kanabis, sasi që e kishin fshehur në arka bananesh në automjetin me të cilin po urdhëtonin.
21 Dhjetor 2021, 09:30 -
-
Shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten, arrestohet i riu në Tiranë! Në pranga edhe një 70-vjeçar, gjente klientët dhe vinte në dispozicion shtëpinë e tij
Në pranga kanë rënë 26-vjeçari me inicialet V. Gj., ndërsa e reja që shfrytëzonte për prostitucion ishte bashkëshortja e tij, si dhe një 70-vjeçar me inicialet P. O.. Ky i fundit gjente klientë e po ashtu vinte në dispozicion banesën e tij për ushtrimin e prostitucionit.
19 Dhjetor 2021, 09:40 -
-
-
Kanabis dhe armë gjahu në banesë, arrestohen dy persona në Tepelenë (EMRAT)
Arrestimet u kryen pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një armë gjahu pa leje, fishekë të armës së gjahut, një bimë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e mbjellë në vazo, dhe një sasi fishekësh luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
12 Dhjetor 2021, 19:47 -
-
-
U kapën me kanabis në makinë, në pranga babë e bir në Gjirokastër! Pas kontrollit në shtëpi iu gjetën mbi 2 mijë fara të bimës narkotike, një çifte dhe fishekë
Babë e bir kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Gjirokastër, pasi iu gjet kanabis, armë gjahu e fishekë. Në pranga kanë rënë Ferdinant Shehu dhe Serxho Shehu, 57 dhe 26 vjeç, banues në fshatin Çepunë.
10 Dhjetor 2021, 13:36 -
-
