-
Fier/ Strehuan 28 emigrantë të paligjshëm në një magazinë, një i arrestuar, 2 në kërkim
Një person është arrestuar ndërsa 2 janë në kërkim për strehimin e 28 emigrantëve të paligjshëm. Ata i kishin strehuar klandestinët në një magazinë në fshatin Portëz në Fier. Qëllimi i tyre ishte kalimi drejt vendeve të BE-së kundrejt një pagese.
13 Dhjetor 2020, 09:58 -
Protesta në Tiranë/ 25 të arrestuar, nën hetim 130 të tjerë! Policia, 'nxitësve e ushtruesve të dhunës': U plagosën 3 efektivë, reagojmë proporcionalisht
25 persona janë arrestuar dhe 130 të tjerë janë në hetim pas protestës së mbrëmshme në Tiranë, për të tretën ditë radhazi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Policia njofton se të gjithë këta persona akuzohen se organizuan grumbullim dhe tubim të paligjshëm dhe kanë ushtruar dhunë, duke plagosur 3 punonjës të Policisë si dhe shkatërruan pronën publike e private.
12 Dhjetor 2020, 11:09 -
'Dogjën' Durrësin gjatë protestave, 7 të arrestuar, 15 nën hetim në gjendje të lirë, 2 në kërkim
Protesta e djeshme në qendrën të Durrësit të organizuara për vrasjen e Klodjan Rashës u kthyen në një protestë shkatërruese duke thyer e djegur objekte të ndryshme nga protestuesit. Për këtë policia ka arrestuar në flagrancë gjatë protestave 7 persona, ka proceduar penalisht 15 persona, mes tyre dhe 3 organizatorët e protestave dhe ka shpallur në kërkim 2 persona.
12 Dhjetor 2020, 09:38 -
Protesta e dhunshme në Tiranë, arrestohen 59 protestues, nën hetim 116 persona të tjerë! Policia: Prindërit të mos lejojnë fëmijët e mitur të bashkohen në tubim (VIDEO)
Nga protestat e dhunshme që përfshinë Tiranë ditën e djeshme për vrasjen e Klodjan Rashës, policia ka arrestuar 59 persona ndërsa nën hetim janë 116 persona të tjerë.
11 Dhjetor 2020, 12:42 -
E kërcënonte se do t'i vriste prindërit/ 57 vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht për 2 vite me 10 vjeçaren në Berat, policia i vë prangat pas denoncimit të familjes
Një 57 vjeçar në Berat ka rënë në prangat e policisë pasi ka abuzuar me një të mitur. Vajza me të cilën ka abuzuar ka qenë 10 vjeçe.
9 Dhjetor 2020, 15:02 -
-
Kush është personi tjetër i arrestuar për të njëjtat hetime si Taullau? I dënuar për dy vrasjet e mikut të Lul Berishës
Personi tjetër i arrestuar në Tiranë me urdhër të SPAK për të njëjtat hetime me Indrit Tuallau, është Viktor Ymeri i njohur si 'Tori i Xhihanes' . Viktor Ymeri është sjellë sot në Tiranë me urdhër të SPAK, teksa mësohet se ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ku ishte
8 Dhjetor 2020, 15:36 -
-
Pas arrestimit në Kosovë të Indrit Taullait, vihet në pranga dhe Viktor Ymeri
Pas arrestimit në Prizren dy ditë më parë të Indrit Taullait, i cili u vu në pranga për llogari të një mandati ndërkombëtar lëshuar nga SPAK, mësohet se policia shqiptare ka arrestuar edhe një tjetër person në Shqipëri që ka lidhje me të njëjtat hetime.
8 Dhjetor 2020, 11:59 -
SPAK urdhëroi arrestimin e Indrit Taullait! 3 vite pasi fitoi lirinë në 2017, u prangos në Prizren për llogari të Shqipërisë
Ka zgjatur vetëm tre vite liria të cilën Indrit Taullai, ish anëtari i bandës së Durrësit e fitoi me kusht me motivin se gjendja shëndetësore në qeli i rrezikonte jetën.
7 Dhjetor 2020, 15:29 -
-
Dhunë ndaj policisë, falsifikim dokumentesh dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, në pranga 7 persona në Tiranë
Është arrestuar një 42-vjeçar pasi ka ka kundërshtuar me dhunë dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës policie. Uniformat blu gjithashtu bënë ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Islam Sherra pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”. Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se 4 persona janë arrestuar për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur ndërkohë që një tjetër pasi ishte pa patentë.
5 Dhjetor 2020, 12:25 -
-
Arrestohet shqiptari me kokainë e hashash në Greqi! Policia: Pas tij qëndron një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në vend
Shqiptari cilësohet nga policia greke si një person me rrezikshmëri të lartë, por nuk bëhet i ditur emri i tij. Sipas policisë, pas shqiptarit të arrestuar qëndron një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të drogës në Greqi.
3 Dhjetor 2020, 21:26 -
Kapen 2 ton marijuanë në Spanjë, 19 të arrestuar, mes tyre disa shqiptarë! Droga kultivohej në banesa dhe depo, momentet kur policia mësyn brenda
Shqiptarët ishin përgjegjës për kultivimin e drogës, që bëhej kryesisht në shtëpi apo magazina që ishin vendosur larg qendrave të banuara në mënyrë që të mos pikaseshin. Në operacion morën pjesë 300 agjentë, u kontrolluan 63 banesa dhe objekte në Spanjë, ndërsa u sekuestruan 34 000 bimë kanabis, 14 automjete, 20 000 euro dhe një pistoletë.
3 Dhjetor 2020, 20:59 -
Transportonin 3 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinjtë në aksin Pogradec-Korçë
2 persona janë arrestuar në aksin rrugor Pogradec-Korçë pasi u kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm. Në këmbim të shumës prej 150 eurosh, ata u premtuan emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së.
3 Dhjetor 2020, 14:56 -
-
-
-
